HADITHI I NGRITJES NË KËMBË

0
273

Muhamed-alejhi-selamTeksti i hadithit:
“لا تقوموا كما تقوم الأعاجم يعظم بعضها بعضا
Mos u çoni në këmbë ashtu siç çohen-ngritën të huajt për ta nderuar njëri tjetrin”.

Recensuesi: Nasiruddin Albani

Teksti: Ky hadith, siç qëndron në Silsiletu’l ehadithi’d daifeh, 1/521, është i dobët….por, nga aspekti i domethënies, është i vërtetë, ngase urrehet ngritja në këmbë për njeriun kur të hyjë. Një gjë e tillë është vërtetuar në një hadith autentik. Enesi rrëfen se:
„ما كان شخص في الدنيا أحب إليهم رؤية من رسول الله صلى الله عليه وسلم ، و كانوا لا يقومون له لما يعلمون من كراهيته لذلك
Për sahabet nuk ka patur njeri që kanë dashur ta shohin më shumë se sa Muhammedin, alejhi’s selam, por megjithatë, kur hynte ai nuk ngriheshin në këmbë për të ngase e dinin që ai urrente një gjë të tillë“. ([1])
Nëse Muhammedi, alejhi’s selam urrente që dikush të ngrihej për të, për personalitetin e tij që ishte i ruajtur dhe mbrojtur nga cytjet e djallit, atëherë për të tjerët, që nuk shquhen me një gjë të tillë, rreziku nga sprovimi (mashtrimi, mburrja, mendjemadhësia) është permanent. Çfarë është puna e disa mësuesve e të tjerëve që këtë gjë e kanë bërë zakon sikurse të ishte diç e ligjësuar. Disa, madje, e preferojnë këtë gjë duke u mbështetur në hadithin e Muhammedit, alejhi’s selam:
„قوموا إلى سيدكم
Ngrihuni për zotëriun tuaj“,
…duke harruar dallimin në mes ngritjes për respekt, që është e urryer, dhe ngritjes për ndonjë nevojë siç është pritja e mysafirit, ngritja për ndihmë për tu ulur tjetri që është në moshë, e që janë të synuara në këtë hadith të vërtetë. Këtë kuptim e përforcon edhe versioni i Imam Ahmedit, që i përket shkallës hasen-i mire:
“قوموا إلى سيدكم فأنزلوه
Ngrihuni për zotëriun tuaj dhe bëjani vendin e qëndrimit”.

Shënim: Këtu, sqarimet përkitazi me rrugët e transmetimit të hadithit nuk i kemi përmendur fare për shkak se ato më shumë janë të dedikuara për studiuesit në këtë lëmi.

Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here