Ibrahim El-Fekij, Allah xh.sh mëshiroftë
“Arritja deri tek suksesi nuk është pikësynimi ynë por ajo duhet të jetë pikë-fillimi ynë ”.
“Mos u shqetëso nëse të vije ndonjë shigjetë vdekjeprurëse pas shpine nga ndonjë nga njerëzit më të afërm ndaj zemrës tënde sepse me siguri që do të gjesh dikën që do të ta heqë shigjetën, do të ta kthejë jetën dhe lumturinë”.
Aid El-Karni
“Mos u ndal, sepse Melaiket shkruajnë, jeta është duke u shpenzuar, vdekja është duke u afruar, ndërsa çdo shpirt që del më nuk kthehet prapë! ”.
“Njerëz të mëdhenj janë ata që arrijnë të buzëqeshin edhe pse lotët janë duke u rrjedhur”.
“Disa fjalë lëndojnë por ndoshta edhe vrasin ! Ke kujdes për fjalët tua dhe ndjenjat e të tjerëve dhe mos thuaj ndonjë gjë për të cilën do të pendohesh ”.
“Çka ka shkuar ka kaluar, çka ka kaluar ka vdekur andaj mos mendo në të kaluarën sepse ajo ka shkuar dhe ka kaluar”.
“Lere të nesërmen derisa të vijë, mos u preokupo me të nesërmen sepse nëse ti e rregullon të sotmen e ke rregulluar të nesërmen”.
“Duhet të ecni, të jeni sportivë dhe të i shmangeni dembelizmit dhe letargjisë, ikni nga zbrazëtia e kohës dhe papunësia”.
“Përtërije jetën, ndryshoi metodat e jetesës, ndryshoje përditshmërinë e jetesës tënde“.
“Shmangi pijet stimuluese, çajin dhe kafenë”.
“Shtoje të thënët se “S’ka zgjidhje e as forcë pos nga Allahu xh,sh “(La havle we la kuvete ila bi-lahi) sepse kjo e zgjeron mendjen, e përmirëson gjendjen, me të e tejkalon vështirësinë dhe e kënaq Madhërinë”.
“Shtojeni kërkim faljen (Istigfarin) sepse me të vjen furnizimi, zgjidhja e problemeve, pasardhësit, dija e dobishme, lehtësimi dhe fshirja e mëkateve”.
“Sprovat të afrojnë drejt Allahut xh,sh, të mësojnë të lutësh, ta largojnë mendjemadhësinë, të vetëkënaqurit, dhe të mburrurit”.
“Mos u shoqëro me ata që kanë urrejtje, smire dhe inati ndaj të tjerëve sepse ata janë vrasësit e shpirtit dhe bartësit e pikëllimit”.
“Kujdes nga mëkatet sepse ato janë burimi i shqetësimit dhe pikëllimit, janë shkaktarë të fatkeqësive dhe krizave”.
“Mos fol fjalë të këqija dhe mos i pëshpërit të këqijat që thuhen ndaj teje sepse ato e lëndojnë thanësin dhe jo atë ndaj kujt janë thënë”.
“Sharja e armiqve dhe fyerja e ziliqarëve ndaj teje tregojnë vlerën tënde sepse kjo do të thotë se ti je bërë dikush, je bërë person i rëndësishëm”.
“Dije se ai që të përgojojnë, të ka dhuruar nga mirësitë e tij, të ka fshirë nga mëkatet tua, të ka bërë të njohur, andaj kjo është mirësi”.
“Buzëqesh në fytyrat e njerëzve sepse kështu e përfiton miqësinë e tyre, bëju i butë në të folur sepse kështu do të te duan, bëju i thjeshtë para tyre sepse kështu do të te lartësojnë”.
Abd El-Aziz Et-Turejfi
“Mos shiko se çka ka në duart e njerëzve sepse njerëzit dhe tërë ajo që posedojnë është në duart e Allahut xh.sh ”.
Hasan El-Bena, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Bëhu si pema të cilën njerëzit e gjuajnë me gurë ndërsa ajo ju lëshon frute”.
“Sinqeriteti është themel i suksesit, dhe çdo gjë është në dorë të Allahut. Të parët tuaj të nderuar, nuk fituan pos se me fuqinë e besimit, pastërtinë e shpirtit, zgjuarsinë, sinqeritetin e zemrave dhe veprimtarinë e ndërtuar në besim dhe bindje. Çdo gjë e ngritën mbi këto themele. Ata vepruan kështu derisa personaliteti i tyre u bë një me besimin, dhe besimi u përzije dhe ua ngjyrosë personalitetin e tyre. Me këtë, ata ishin personifikoheshin përmes idesë, dhe ideja personifikohej përmes tyre. Nëse edhe ju jeni të këtillë, atëherë mendoni, se Allahu do t’ju udhëzojë dhe do t’ju forcojë, dhe punoni, se Allahu do t’ju japë fuqi dhe sukses”.
Mustafa Husni
“Shoqëria është si ombrella, sa më shumë që shtohet shiu aq më shumë shtohet nevoja për të ”.
“Allahu xh.sh ka krijuar vështirësitë në mënyrë që tek ti të zbulojë aftësitë, vështirësitë janë sekreti i zbulimit të aftësive dhe mundësive “.
“Kush i nënshtrohet epsheve të tij do të robërohet nga kjo botë ”.
“Dorëzoja vetën Allahut xh.sh në mënyrë që të bëhesh rob i Allahut dhe të bëhesh i lirë nga robërimi i të tjerëve pos Allahut xh.sh”.
“Mos e teproni as në dashuri e as në urrejtje sepse mund të ndodh që miku të të bëhet armik e armiku mik “.
“Jeta vazhdon pavarësisht asaj se a qesh apo qan, rrëzohesh apo vazhdon tutje, andaj mos ndalo dhe mos e ngarko vetëm me shqetësime prej të cilave nuk ke dobi përkundrazi vazhdo rrugën drejtë qëllimeve tuaja”.
Maxhid Ejub
“Fli i sigurt në Allahun xh.sh, i mbështetur në Të, optimist që e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Dhe dije se Zoti yt nuk të humb ty dhe nuk të lenë të vetmuar ”.
Ahmed Esh-Shugejri
“Shoku që të lë në vetmi në kohë të vështira ai nuk ka qenë fare shok i yti ”.
Ferid El-Ensari
“Pendimi, është abdesi i shpirtit dhe pastrimi i tij “.
Nasir El-Katami
“Tërë kënaqësia e përtacisë nuk vlen as sa edhe një çast i vetëm i kënaqësisë së suksesit”.
Halid El-Beker
“Le të kemi mospajtime nuk është problem vetëm se dhimbjen e thikës tënde pas shpine nuk mund ta durojë më “.
Halid Ebu Shadi
“Halid Ibn Velidi vdiq në shtrat edhe pse ishte prezent në çdo rrezik dhe kishte mundësi të shumta të vdekjes në beteja. Me këtë rast ai tha: Po vdes në shtrat ashtu siç vdes deveja. Edhe pse ishte një prej shpatave të Allahut xh.sh në tokë ai prapë e poshtëronte vetën, po ne ?”.
Abd El-Aziz Ibn Baz, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Me të vërtetë djajtë prej njerëzve dhe xhinëve fusin tek njerëzit besime të devijuara nëse gjejnë se zemrat e tyre janë të zbrazura nga dija e dobishme, vigjilenca e hapur dhe besimi i sinqertë ”.
“Në rast të pakësimit të thirrësve, të shtimit të mëkateve, të përhapjes së injorancës siç është gjendja jonë sot, atëherë thirrja për në rrugën e Allahut xh.sh bëhet obligim individual. Çdo njëri sipas mundësive ”.
Jusuf El-Kardavi
“Humbja e kohës është vepër kriminale e vrasjes së ngadaltë të cilën e kryen njeriu në prezencën e njerëzve dhe askush nuk ndërmerr hapa në parandalimin e saj. Kush e mbytë kohën, ai realisht është duke e mbytur vetën e tij ”.
“Zemra, të cilën besimi e ka edukuar për të qenë nën mbikëqyrjen e Allahut si dhe nën llogaritë e Ditës së Gjykimit, është gjithmonë e gjallë dhe e ndjeshme “.
Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Nuk do të kërkojë falje për veprat që i kam bërë për hir të Allahut xh.sh ”.
Mustafa Sadik Er-Rafi’ij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Të varfrit vdesin thjeshtë dhe në qetësi sikur ndonjë zog që hap krahët dhe fluturon ”.
“Nëse kësaj bote i ka mbetur vetëm një ditë nga jeta e saj, kjo ditë duhet të jetë për besimtarin ngase ai nuk mund të tallet me të”.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Nëse ata nuk lexojnë rreth Islamit atëherë duhet që së paku ne të ua prezantojmë Islamin ”.
“Duhet që të gjithë ta kemi të qartë se asgjë në këtë kozmos të Allahut xh.sh nuk ndodhë rastësisht, përkundrazi çdo që është me përcaktim”.
“Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën së paku mos i duartrokit gënjeshtrës”.
Ragib El-Serxhani
“Butësia dhe Durimi janë cilësi që doemos duhet të i ketë çdo thirrës“.
“Hapi i parë në thirrje është të njoftuarit e pastaj pason me pyetjet të cilat të ofrojnë mundësi të flasësh rreth fesë“.
Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Çdo kush që i bënë mëkat Allahut xh.sh e që nuk fshihet me vepra të mira atëherë ai është në rrezik“.
“Kërkuesi i diturisë (Studentët) duhet të e ketë për qëllim me të kërkuarit e diturisë triumfin e kësaj Feje”.
Muhamed Hasani
“Çfarë vlere ka dija nëse nuk rezulton me punë ? Çfarë vlere ka dija nëse nuk rezulton me frikë ndaj Allahut xh.sh ? Çfarë vlere ka dija nëse nuk rezulton me edukatë? Çfarë vlere ka dija nëse nuk rezulton me modesti ? Çfarë vlere ka dija nëse nuk rezulton me pastërtinë e gjuhës, pastërtinë e vetmisë sonë, dhe me sinqeritetin e qëllimeve”.
“Le ta dinë të gjithë se kjo botë pavarësisht se sa zgjat prapë e shkurtër mbetet, dhe pavarësisht sa të ofron prapë e ndyrë mbetet, sepse nata sado që të zgjatë doemos do vije mëngjesi dhe jeta sado që të zgjatë prapë do të arrijë vdekja ”.
Ali Tantavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Nëse të rinjtë kaplohen nga depresioni dhe u ngushtohet atyre bota, mund të gjejnë prehje me shpresën për të ardhmen. Ndërsa nëse kjo ndodh me të moshuarit atëherë prehja dhe qetësia e tyre është në veprat nga e kaluara”.
Abd El-Kerim Bekar
“Nuk ka asgjë të keqe nëse debatojmë, e as nëse i zgjasim debatet sepse mendimet nuk formohen vetëm se duke soditur në gjuhet polemizuese, ndërsa ajo prej së cilës duhet të kemi frikë është shprehia për tu tërhequr nga debatet”.
Selman Ibn Fehd El-Audeh
“Prej lehtësimeve të Kurani është të bërit e kaptinës më të mirë (Thuaj”Ai Allahu është Një’’) edhe përkundër vogëlsisë që ka, lehtësisë që ka ajo është prej më madhoreve”.
Mustafa Es-Sibai, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Njeriu asnjëherë nuk mund të pendohet nga adhurimi ndaj Allahut xh.sh, e as që humb kohe tek ndalesa e Tij, e as që poshtërohet ai që me devotshmëri e zbukuron vetën e tij”.
Muhamed El-Gazali, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Mësimet Islame në sytë e njerëzve duhet të jenë të qarta mandej është e drejt e tyre të i pranojnë apo të i kundërshtojnë. Me rëndësi është që ta e njohin realisht Islamin dhe të ua largojmë injorancën që e kanë rreth tij, dhe të mos lejojmë që mjegulla të cilën armiqtë tanë e kanë shpërndarë të bëhet pengesë për ta kuptuar këtë fe ashtu siç duhet”.
Naser Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Të gjithë ligjëruesit, thirrësit dhe dijetarët duhet që ti mësojnë dhe ti edukojnë myslimanët që të pranojnë Islamin dhe të i dorëzohen atij, pastaj duhet që ti ftojnë udhëheqësit në formën më të mirë dhe më të drejtë derisa të kërkojnë mbështetje nga dijetarët dhe juristët islam. Sepse ata(dijetarët dhe juristët islam) llogaritën për myslimanët, individ qofshin apo grupe, kandili ndriçues, drita e rrugës dhe shembulli pas të cilëve ecin “.
Artan Musliu