REFLEKTIM NË DY
Ndaje të fshehtën tënde ndërmjet dyve:
Shpirtit tënd dhe Zotit tënd.
Ji i kujdesshëm në këtë botë ndaj dyve:
Nënës dhe babait tënd.
Mbështetu fort në dy:
Durim dhe namaz.
Mos ke frikë nga dy:
Rizku dhe vdekja yte,
Sepse ato janë në dorën e të Mëshirshmit.
Dy mos i përmend kurrë:
Të mirat që ua ke bërë njerëzve dhe të këqijat që t’i kanë bërë ty të tjerët.
Dhe dy mos i harro kurrë:
Allahun dhe botën tjetër!
“O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!” (Haxh: 77)
Përktheu: Qendra Kur’anore