Transmeton imam Bejhekiu në librin Shuabul Iman nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se Musai (alejhi selam) një ditë iu drejtua Allahut dhe i tha:
“O Zot!
Ti je Zoti ynë në qiell e ne jemi robërit e Tu në tokë.
Cila është shenja e kënaqësisë Tënde dhe shenja e zemërimit Tënd ndaj nesh?”
Allahu i tha:
“Kur Unë jam i kënaqur me ju, u zbres shi atëherë kur ju keni kohën e të mbjellurave dhe nuk lëshoj shi kur ju keni të korrurat. Gjithashtu u mundësoj të keni për udhëheqës njerëzit më të mirë që keni në mesin tuaj. E nëse jam i zemëruar me ju atëherë ua zbres shiun në kohën e të korrurave dhe nuk e zbres atë në kohën e të mbjellurave, si dhe u mundësoj për udhëheqës njerëzit më të këqinj nga mesi juaj.”