Orizi ka një tregues glicemik më të lartë se i ushqimeve të tjera të pasura me karbohidrate, si makaronat apo buka, dhe rrit nivelin e një proteine që rregullon nivelin e serotoninës, të njohur si “hormoni i humorit të mirë” ku përfshihet dhe mekanizmi i fjetjes.
Kjo është ajo çka është publikuar në revistën “Plos One”, ndërsa studimi është kryer nga Universiteti Mjekësor Kanazava, në Japoni.
Studimi ka përfshirë 1848 vetë të moshës 20-60 vjeç në mënyrën se si ushqehen, duke i bërë të mbajnë shënim të gjitha herët që hanin makarona, bukë apo oriz, dhe duke vlerësuar kështu cilësinë e gjumit nisur nga niveli i tyre.
U zbulua se personat që hanin më shumë oriz krahasuar me karbohidratet e tjera si makaronat apo buka, flinin më qetë.
Studimi ngriti hipotezën se orizi ka një tregues glicemik më të lartë se ushqimet e tjera me karbohidrate që rrit nivelin e triptofanës, një lloj proteine që ndikon në prodhimin e serotoninës. Kjo e fundit mes funksioneve të tjera ka edhe ndikimin në cilësinë e gjumit./ANSA