600 muslimanë vriten nga të krishterët për dy ditë ne Republiken e Afrikës Qendrore

0
247

                                                                                                                                          201312613191533734_20

Të paktën 300 viktima janë shënuar nga dhuna që ka prekur prej dy ditësh kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, bën të ditur Kryqi i Kuq.

 Organizata tha se stafi i saj është ndalur së mbledhuri trupat në Bangui me rënien e natës, por puna mund të rifillojë gjatë fundjavës, teksa numri i të vdekurve pritet të rritet më tej.

 Dhuna në Republikën e Afrikës Qendrore ka shtuar frikën e vrasjeve masive për shkak të ndarjeve sektare.

 Qindra trupa ushtarakë të Francës po mbërrijnë në qytet, si pjesë e përpjekjeve të OKB-së për të rivendosur rendin dhe zbatimin ligjin. Franca synonte të kishte rreth 1000 trupa në Republikën e Afrikës Qendrore, që nga mbrëmja e së premtes, duke dyfishuar forcat aktuale që gjenden atje.

 Ky veprim është ndërmarrë pas miratimit në Këshillin e Sigurisë në OKB të një rezolute, që lejon trupat franceze t’u bashkohen forcave afrikane paqeruajtëse në Republikën e Afrikës Qendrore.

 Dhuna e së enjtes besohet të ketë nisur kur një milici e krishterë, besnike e presidentit të rrëzuar të RAQ, Francois Bozize, nisi sulme të shumëfishta nga veriu, duke shkaktuar edhe sulme hakmarrëse nga luftëtarët e armatosur kryesisht muslimane, besnikë të lidershipit të ri të vendit.

 Rezidentët folën për luftime me armë në periferitë e tyre dhe qindra persona iu drejtuan aeroportit, duke kërkuar mbrojtjen e disa prej trupave franceze që ndodheshin atje.

 Dhjetra trupa raportohen se kanë mbetur ende nëpër rrugë, në zona tepër të rrezikshme që u vështirësojnë njerëzve mbledhjen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here