5. Pikat trupore ku aplikohet Hixhama

0
697

Detajet rreth Hixhames apo Cupping therapy

 10649773_706574872756506_4549672775256735532_n

Në vazhdim janë disa nga sëmundjet  dhe gjendjet shëndetësore si dhe vendet/pikat ku duhet të vendosen kupat/ pra të bëhet Hixhameja për të trajtuar këto gjendje shëndetësore. Disa nga këto pika janë mbi nerva të caktuar dhe disa të tjera mbi enë gjaku të caktuara. Disa prej këtyre pikave janë mbi rrugët bioenergjetike (akupunkturale) dhe disa të tjera janë në pikat refleksive në pjesën e shpinës. Disa vende/pika për hixhame janë mbi gjëndrrat limfatike, dhe disa pika janë për grumbullimin e gjakut. Disa vendëe ku bëhët hixhameja stimulojne , aktivizojne sistemin endokrin, ndërsa disa të tjera janë për ta fuqizuar sistemin imunitar. E disa janë për ta fuqizuar trurin.

3

2

4

1

Grupi (A)

  • Reumatizmi (nyjet e dhembshme)
  • Vështirësi në lëvizjen e gjurit
  • Edema (indi I ajtur si pasoje e grumbullimit të lëngjeve)
  • Dhembja ishiatike (dhembje nervore e cila fillon në bel dhe shkon poshtë deri në shputë)
  • Dhembje e shpinës
  • Dhembje e qafës/supeve
  • Cerma (nyje të ajtura si pasoje e sasisë së tepruar të acidit uric)
  • Artriti rheumatoid
  • Paralizë e njërës anë të trupit (Hemiplegjia)
  • Paralizë e të katër gjymtyrëve (Kuadriplegjia)
  • Sistem imun të dobësuar
  • Spazmë e muskujve (gërq)
  • Qarkullim i dobët I gjakut
  • Ndjesi shpimi gjilpërash në krahë
  • Ndjesi shpimi gjilpërash në shputa
  • Dhembje e barkut

 

Grupi (B)

  • Hemoroidet
  • Fistulë anale (hapje e vrimës dytësore në lëkurë afër anusit, si pasoje e formimit të një kanali nëpër të cilin rrjedhin lëngje)
  • Hiperplazia e prostatës dhe Disfunksioni erektil ED (impotencë e mashkullit dhe vështirësi gjatë urinimit si pasojë e rritjes së gjëndrrës prostatike)
  • Kollitje kronike dhe sëmundje të mushkërive
  • Asthma bronkiale
  • Hipertension (tension I lartë I gjakut)
  • Problemet me lukth dhe ulqerë (I thati në lukth apo duoden, zorre dymbëdhjetëgishtore)
  • Sëmundje e veshkave
  • Sindromi I zorrëve iritabile/nervoze (ngërqe të barkut dhe shqetësime të karakterizuara me fryrje barkut, ndryshim të shpeshtë të jashtëqitjes nga diarrhea në kapsllëk dhe e kundërta zakonishtë si pasojë e anksiozitetit)
  • Kapsllëk kronik (vështirësi afatgjatë gjatë kryerjes së nevojës)
  • Diarrea
  • Urinim I pavullnetshëm (urinim në gjumë)
  • Depresioni, pagjumësia, insomnia (pamundësia për të fjetur), gjendjet e ndryshme psikologjike dhe nervoza
  • Angiospazma dhe Arterioskleroza ( ngushtimi I enëve të gjakut si pasojë e spazmave të muskujve apo deponimeve të yndyrës)
  • Gjumë I tepërt
  • Alergji nga ushqimi
  • Plagët, absceset e këmbës dhe kofshës (hapsirat e mbushura me qelb) dhe ndjenja e kruajrjes në gropën iliake (kruajtja në regjionin e legenit)

 

Grupi (C)

  • Sëmundjet e zemrës
  • Diabeti
  • Venat varikoze ( vena të rritura të përdredhura sipërfaqësore) në këmbë
  • Varikocele (vena të rritura të përdredhura në qeskën e herdheve të mashkullit)
  • Edemë e testiseve (ajtje)
  • Elefantiaza (anjtje e këmbës si pasojë e bllokimit të kanaleve limfatike)
  • Sëmundjet e lëkurës (aknet, zhuga, podagra etj.)
  • Mbipesha
  • Nënpesha
  • Celuliti
  • Infertiliteti
  • Impotenca
  • Sëmundja e tiroides (gushës)

 

Grupi (D)

  • Kokëdhembjet

Nëse kokëdhembja shkaktohet nga tendosja në sy .

Nëse kokëdhembja është shkaktuar nga tensioni I lartë I gjakut.

Nëse shkaktohet nga konstipacioni .

Nëse shkaktohet nga I ftohti.

Nëse shkaktohet nga dhembja e stomakut.

Nëse shkaktohet nga veshkat.

Nëse shkaktohet nga menstruacionet.

Nëse shkaktohet nga fshikëza e tëmthit dhe mëlqia.

Nëse shkaktohet nga shtylla kurrizore.

Nëse kokëdhembja shkaktohet nga ngarkesa psikologjike.

Nëse shkaktohet nga anemia.

Nëse kokëdhembja është si pasojë e tumorëve në tru.

  • Migrena ( kokëdhembje e rëndë e lidhur me nauze(mundim vjelljeje) dhe pengesa në shikim)
  • Sëmundjet e syve (retina, crregullimet e syrit, pamje e turbulluar, atrofi e nervit të syrit, glaukoma (Uji I Kaltërt), Katarakta (Uji I Bardhë, perdja e syrit) dhe syri I dobësuar, inflamacioni I syrit, rrjdhja e lotëve të syrit dhe ndjeshmëria e syrit)
  • Bajamet, fyti, gingivat, dhëmbët, dhe problemet me veshin e mesëm (marramendje, nauze dhe tingëllimë në veshë)
  • Dobësim I të dëgjuarit dhe inflamacion I nervit të dëgjimit, tinnitus (senzacion I të cingërruarit në veshë)
  • Sinusët nazal
  • Neuritis (inflamacion apo ndezje e nervave të pestë dhe të gjashtë)
  • Për të stimuluar sistemin e përceptimit (nxitë vigjilencën)
  • Sindromat e njerzve të zyres, (stresi, dhembjet muskulo-artikulare, harresat, mospërqendrimi dhe nervozizmi).
  • Stresi
  • Mos përqendrimi në punë apo në shkollë
  • Humbje klinike e memories
  • Memec (pamundësia të flasë)
  • Për ta ndihmuar lënien e duhan-pirjes
  • Konvulzionet (krizat e ngërqeve)
  • Për trajtimin e retardimit mental
  • Atrofia (humbja) e qelizave nervore të trurit (mungesë e oksigjenit)

 

Grupi (E) Gjinekologjik

  • Hemorragjia (gjakrrjedhja vaginale)
  • Amenorrhea (mungesa e menstruacioneve)
  • Sekrecione ngjyrë kafe
  • Problemet menstruale (periodat)
  • Stimulimi I vezoreve
  • Dhembja pas operimit të mitrës (anit), dhembje menstruale, problemet e lidhjes së tubit fallopian (tub I lidhur/bllokuar), prania e qumështit në gji në mungesë të shtatëzanisë dhe simptomet menopauzale (depresioni, nervoziteti, gjendjet psikologjike, mitra akute)
  • Infeksionet e gjirit

Vërejtje me rëndësi: gruaja shtatëzënë duhet ti ikë veprimit të hixhames gjatë shtatëzanisë pervec nëse asaj I ka kaluar termini I rregullt I lindjes dhe deshiron të mbaroj lindjen tani më. Në këtë rast ato duhet të veprojnë hixhame të thatë dhe masazhë me kupa në regjionin që shtrihet në mes të gjurit dhe kyqit në të dy këmbët. Veprimi I hixhames te gratë shtatëzëna mundë të shkaktoj abortim. Ky rregull mundë të anashkalohet vetëm nëse jeta e gruas shtatëzënë rrezikohet dhe nuk mundë ta rrezikoj më shumë veprimi I hixhames.

Pikat e hixhames në anën e pasme dhe abdomen(bark)

 rhmywh

 Pikat e hixhames në fytyrë,  dhe gjymtyrë

2n8brjm

260gbhv

Përzgjodhen dhe përshtatën:

Dr.med. Flakron Sabedini dhe

Mr.sc. Vildane Limani Sabedini