Disa mënyra të tjera për t’u ruajtur nga magjia dhe syri i keq
1. Këshillimi i fëmijëve që të mos dalin pas perëndimit të diellit.
Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kur të perëndojë dielli apo të errësohet, mbani dhe mos i nxirrni jashtë fëmijët tuaj, sepse shejtanët shpërndahen në këtë kohë.” (Transmeton Muslimi).
2. Pastrimi i shtëpisë nga kryqet, fotot të cilat përmbajnë shpirtëra, qen etj.
Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Në të vërtetë engjëjt nuk futen në atë shtëpi në të cilën ndodhin këto gjëra.” (Transmeton Buhariu 6/388 “Fet’h” dhe Muslimi 17/17, Neueuij).
3. Pastrimi i shtëpisë nga idhujt, skulpturat, kasetat, disqet muzikore etj.
4. Është mirë që kur të ngrihesh në mëngjes të hash shtatë kokrra hurme Medinie (axh’ua).
Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofti mbi të), thotë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai as nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia.”
Mbas këtij hadithi, Shejh Abdul Aziz Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë), thotë: “Mendojë se përfshihen të gjitha llojet e hurmave, sepse kuptimi për këtë ndodhet në hadith.”