Shërimi i magjisë | Si të shërohet?!

0
340

Ndër specifikat me të cilat karakterizohet Kurani është edhe ajo se është shërues për njerëzit, gjegjësisht për besimtarët. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne të shpallim Kuranin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.” (Isra, 72)
Prandaj leximi i Kuranit me qëllim të mbrojtjes nga magjia, mësyshi, cytjet e shejtanit dhe të xhinëve është forma më e mirë për besimtarin. Nuk do të zgjerohem shumë në çështjen e shërimit nga sihri, pasi në disa raste të tjera kemi folur për këtë, por dëshiroj t`i bëj me dije lexuesit se kur Muhamedit salallahu alejhi ue selem i kishin bërë magji, ai është shëruar me Kuran. Tregohet se ky ishte edhe shkaku i zbritjes së dy sureve të fundit të Kuranit, kapitujt “Felek” dhe “Nas”.

Udhëzimi të cilin duhet ta pasojë muslimani në të gjitha gjërat duhet të jetë ai i Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Sot ekzistojnë njerëz të dijshëm të cilët bëjnë shërimin e sihrit me anë të “rukjes” , prandaj nga ne kërkohet të shkojmë tek ata, nëse ndiejmë nevojë. Këta njerëz më së pari janë hoxhallarë të vërtetë, pastaj njihen te njerëzit për mirësi dhe praktikim të denjë të Islamit. Gjithashtu këta njerëz nuk përdorin metoda të ndaluara për shërim, por bëjnë shërimin duke lexuar Kuran dhe duke i lexuar lutjet e Muhamedit salallahu alejhi ue selem.

Në anën tjetër, duhet të kemi kujdes nga shkuarja te njerëzit të cilët pretendojnë se shërojnë nga magjia. Fatkeqësisht shumë nga ata që pretendojnë se shërojnë njerëzit nga magjia janë njerëz mashtrues që punojnë me xhinë. Ata vetëquhen “hoxhallarë” dhe muslimanë, por me praktikat të cilat i përdorin dhe me realitetin e tyre në raport me praktikën islame shohim se janë njerëz mashtrues. Qëllimi i tyre është përfitimi material dhe më së lehti arrihet kjo nga njerëzit që kanë nevojë, janë në vështirësi dhe janë të sëmurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here