4. Llojet e Hixhames

0
408
Cupping therapy ose Hixhami ndahet në disa lloje, por dy janë kategoritë kryesore:
1-Hixhama e thatë (dry cupping therapy)

2-Hixhama e lagësht (wet cupping therapy)

Hixhama e thatë praktikohet më shumë në Azinë e largët, ndërsa ajo e lagësht në Lindjen e mesme dhe Evropën Lindore.
Indikacionet për Hixhame ose në cilat sëmundje përdoret ajo.

Tradicionalishtë është përdorë si një metodë efektive mjekimi te një numër I gjërë sëmundjesh muskulo-skeletore ose si një metodë preventive ndaj sëmundjeve dhe gjithashtu si mjet për mirëmbajtje të trupit në kondita të shëndosha. Megjithatë hixhama përdoret për trajtimin e një spektri shumë të gjërë të problemeve që lidhen me qrregullime të qarkullimit të gjakut, largimin e dhembjeve, relaksimin psikik e fizik, venat varikoze si dhe për trajtimin në thellësi të sëmundjeve të organeve, si dhe trajtimin e sterilitetit.

Kundraindikacionet dhe rreziqet.

Hixhama është metodë shumë e butë për njerëzit pasi nuk jep rreziqe apo efekte të rënda anësore me përjahstim të një ndjenjeeshte metode shume e bute per njerezit pasi nuk paraqet rreziqe apo efekte anesore me perjashtim të një ndjenje të lehtë marramendje në raste të pakta që zgjat disa minuta pas bërjes së hixhames, siq ndodhë gjatë marrjes së gjakut për analiza në laboratore te disa persona, mundë të ndjehet një rritje e nxehtësisë të trupit që vie si pasojë e clirimit të enëve të gjakut nga cpat e vogla të koagulash të cilat kanë ndenjur në kapilar, mundë të ndodhë edhe djersitje e lehtë e deri në të dallueshmë në disa raste të pakta. Këto ndjesi tregojnë për efektin e mirë të hixhames dhe nuk ka vend për frikësim apo shqetësim.

Gratë shtatëzëna, ato me menstruacionë, pacientët me kancer metastatic ose pacientët me fraktura të kockave, si dhe ata me shtangime muskulore duhet të vlerësohen gjërë e gjatë nga Hixhamisti I cili duhet të jetë Mjek me profesion dhe të vendoset pastaj nëse është e mundur apo jo, në parim këto kategori duhet të kenë kujdes apo të largohen nga hixhameja përkohesishtë. Edhe pacientët me tromboza të thella të venave duhet të largohen nga veprimi I hixhames (e provuar nga Chirali 1999).

Duhet ta kemi parasysh që hixhamen jo cdo njeri mundë ta ofrojë, janë njerëz që e njohin mire historinë profetike të hixhames, dhe që kanë përgatitje të duhur mjekësore të përgjithshme si dhe specifike të edukimit shëndetësor për hixhame, jo cdo ordiner mundë ta ushtrojë dhe njerëzit duhet të njihen qartë me nivelin professional të atij që e ushtron hixhamin. Hixhameja është një procedurë që duhet të kryhet në kushte mjekësore adekuate.

Përzgjodhen dhe përshtatën:

Dr.med. Flakron Sabedini dhe

Mr.sc. Vildane Limani Sabedini

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here