- I thoni njëri-tjetrit se e doni.
- Asnjëherë mos u hidhëroni në të njëjtën kohë.
- Nëse e keni patjetër të kritikoni, bëjeni atë me dashuri.
- Asnjëherë mos i përmendni gabimet e vjetra.
- Asnjëherë mos shkoni të fleni pa zgjidhur problemin.
- Më mirë të leni krejt dynjallëkun se sa njëri-tjetrin.
- Falni namaz (vullnetar) së bashku të paktën një herë në ditë.
- Dijeni se pas çdo bashkëshorti të suksesshëm qëndron partneri i tij i stërlodhur.
- Dijeni se për grindje duhen dy vetë.
- Kur të gaboni, pranojeni gabimin.
- Së paku njëherë në ditë i thoni partnerit diçka të mirë apo i bëni ndonjë kompliment.
- Mos shkoni në krevat më vonë se dhjetë minuta pas partnerit tuaj.
- Dëgjojeni kur partneri juaj flet.
- Mbajeni mend se shoku juaj bashkëshortor është më i rëndësishëm se televizori, lojrat, videot etj.
- Vini re kostumin e ri apo frizurën e re të partnerit tuaj.
- Mbani mend përvjetoret.
- Falënderoni partnerin tuaj për dhuratat që ua bën apo për mundin që jep për ju.
- Kush çohet i fundit, rregullon krevatin.
- Vini re kur shoku juaj bashkëshortor është i lodhur dhe bëni diçka në lidhje me këtë gjë.
- Asnjëherë mos e dorëzoni partnerin tuaj, as mos e kritikoni publikisht.
Marrë nga libri “Fshehtësia e një martese të lumtur”