“Oh i Dërguari i All-llahut, unë kam vepruar një mëkat të madh …

0
246

Musai alejhisselam dhe gruaja e penduar!
Erdhi një grua tek Musai dhe i tha: “Oh i Dërguari i All-llahut, unë kam vepruar një mëkat të madh dhe jam penduar tek All-llahu, kështu që lute All-llahu që të më fal mua.”
Musai (alejhi ue sel-lem) e pyeti atë (gruan): “Çfarë mëkati ke vepruar ti?”
Gruaja u përgjigj: “Unë kam bërë zina (amoralitet), pastaj e kam lindur një fëmijë 11081079_1016899005006350_8501510080590535529_ndhe e kam mbytur.”
Atëherë Musai (alejhi ue sel-lem) i tha: “Largohu nga kjo dhomë oj mëkatare, para se të vije një zjarr nga qielli sipër nesh dhe t’i djeg të gjitha për shkak të kësaj vepre të urryer që ke kryer!”
Gruaja doli (u largua) me një zemër të thyer…
Pastaj erdhi Xhibrili (alejhi ue sel-lem) dhe tha: “Oh Musa, pse e ktheve prapa gruan e cila është penduar? A nuk ke gjetur ndonjë person tjetër i cili është më i keq se kjo për ta kthyer prapa?”
Musai (alejhi ue sel-lem) tha: “Oh Xhibril, cili person është më i keq se kjo grua e cila ka vepruar një mëkat të tillë!?”
Xhibrili tha: “Një person, i cili e lë namazin me qëllim dhe vetëdije, është më i keq se një grua e tillë!”


[Imam Dhehebiu në “Kitab el-Kebair”]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here