Kushtuar të rinjëve dhe të rejave !

0
257

Mos thuani se jeni të dashuruar mes vetë, sepse as vetë nuk e dini çka është dashuria dhe fjala ”Të Dua”, sepse po ta dinit kurrë nuk do kishit vazhduar të jeni bashkë pa kurorë por do ishit martuar menjëherë, pasi nuk ka kuptim kur ti i thua dikuj ”Të Dua” dhe ende nuk je i/e martuar me atë e sa të rinjë arsyetohen se s’po kanë kushte, apo s’kanë shtëpi për tu martuar , ndërsa njëri tjetrit i thonë ”Të Dua”, kjo është gënjeshtër andaj mos vazhdoni, sepse nje dite do të bjerni në zina dhe pastaj secili udhën e tij/saj do ta vazhdoni dhe tjetërkush do të marrë ty për grua, e tjeterkush ty për burrë, çfar dashurie po sheh ti këtu?.


Dhe kisha dashtë t’ua bëjë disa pytje të rinjëve dhe të rejave por mos t’më peërgjigjen mua por vetes t’ia kthejnë përgjigjen?
1)A do ta donit të njejtin person nëse ai/ajo do të ishte i/e shëmtuar?friendship-32v
2)A do ta donit të njejtin person nëse ai/ajo do të ishte me të meta trupore, dmth. në karroce?
3)A do ta donit të njejtin person nëse ai/ajo do të ishte i/e sëmurë prej një sëmundje të pashërueshme?
4)A do ta donit të njejtin person nëse ai/ajo do të ishte i/e verbër?
5)A do te pranonit me ngrënë prej të njejtës lugë apo pirun, apo të pini ujë prej të njejtës gotë, po në të njejtin vend, apo në atë vend ku burri apo gruaja juaj e ka kafshuar bukën apo mishin pra i ka vënë buzët?


Nuk do vazhdoj me pyetje të tjera, por nëse pergjigjet deri tani dalin pozitive atëherë po martohuni sepse kjo është dashuri, por nëse janë negative atëherë dijeni se vetëm jeni të pakontrolluar në ndjenjat tuaja për atë ju duket se jeni të dashuruar por aspak nuk jeni, andaj përmirësojeni veten tuaj dhe pendohuni tek Allahu e lërini këto punë të ndyta qe po ju ngarkojnë me gjznahe dhe kuptojeni njëherë çka është dashuria e pastaj këto fjalë dhe vepra do ia kushtoni burrit apo gruas tuaj të ardhshme.
Këtë këshillë tregojani çdo të riu apo të reje dhe ndoshta do të ndikoj tek ai/ajo, dhe çdo punë bëjeni për Allah, pra mundohuni ta ndaloni të keqen me aq sa mundeni, e po ashtu pendohuni sinqerisht tek Allahu, e çdo punë pra bëjeni për Allah, pra jetoni sipas fesë Islame dhe lutuni që Allahu t’ju bashkoj edhe në botën tjetër në Xhennet, t’ju jep fëmijë të devotshëm, grua dhe burrë të devotshëm, dhe t’ju ruaj prej dukurive të këqija, dhe çdo vepër që e bëni bëjeni me e kenaqë Allahun teala.

Këshillë nga: Shejkh Nouman Ali Khan

Përzgjodhi dhe përshtati: Fadil Bajrami, Preshevë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here