Kush duhet dhe kur duhet ndërprerë agjërimin

0
269

Fillimisht mos kërkoni mendim profesional nga mjekët që nuk e njohin Islamin ose kanë besim të dobët, sespe mjekë të tillë për një tension të lartë apo për mundimet e para që paraqiten në fillim të agjërimit dhe që janë forme e adaptimit në Ramazan, ata të porositin menjëherë të mos agjërosh, ‘’mos agjëro , prej agjërimit e ke’’… etj.

Të liruar nga agjërimi janë: udhëtarët, femrat gjatë menstruacioneve, nuk preferohet agjërimi i grave shtatëzëna dhe gjidhënëse, fëmijët para pubertetit, personat me sëmundje kronike të veshkave dhe me gurë në veshka, të sëmurët me gjendje të rënda të zemrës dhe mushkrive, epilepsi të rëndë, migrenë të rëndë, të moshuarit nga pleqëria e thellë, personat me ulçerë peptike, diabet të parregulluar, etj.
Çdo agjërim që mund të nxisë sëmundje apo e rëndon sëmundjen me konsultim me mjekun tuaj familjar dhe imamin e lagjes ku jetoni bëhet nderprerja e agjërimit.

Komplikimet mjekesore nese nuk agjerohet si duhetramadan3
Zoti nga ne kërkon që të agjërojmë dhe përmes saj të arrijmë shëndet e jo të kalojm në kequshyeshmëri.
Kequshqyeshmëria është reduktim i rëndë i energjisë, nutricientëve dhe vitaminave. Kequshqyshmëria e zgjatur mund të shkaktoj: disbalncim të elektroliteve, çrregullime  të ritmit të zemrës, hollim të qimeve të flokëve, dobësim të muskujve, dështim të punës së veshkave, dëmtime permanente të organeve dhe eventualisht edhe vdekje.

Prandaj duhet uhsqyer me sasinë e nevojshme të ushqimit në syfyr për një agjërim të dobishëm dhe jo të dëmshëm.

Dr. Nazmi Z. Mehmeti – profesor në shmt Presheva – profili mjekësi
Edona Rexhepi – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi
Elma Zejnullahu – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here