Kur’ani- Encyclopędia Britannica

Kur’ani- Encyclopędia Britannica

Kur’ani- Encyclopędia Britannica

Libėr i shenjtė i Islamit, fjalė e Zotit dhe kopje e Tabelės sė pėrjetshme (Leuhul-Mahfudh) nė qiell qė i ėshtė zbritur pejgamberit Muhammed gjatė njė periudhe prej 23 vitesh.

Zbritjet tė herė pas hershme te Muhammedi sė pari memorizoheshin nga ana e pasuesve tė tij dhe recitohehin e lexoheshin nė falje dhe rituale. Edhe pse vargjet e Kur’anit mė vonė qysh nė kohėn e Pejgamberit u shkruan, ato pėr herė tė parė u tubuan nė formėn siē janė sot gjatė periudhės sė kalifes (zėvendės i Pejgamberit) sė tretė.

Recitimi i Kur’anit gjithnjė ka qenė aspekt i rėndėsishėm i devotshmėrisė sė muslimanėve. Si autoriteti mė i lartė i komunitetit musliman, Kur’ani ėshtė burimi themelor dhe frymėzimi i vazhdueshėm i Islamit. Urdhėrat e tij kanė karakterizuar zhvillimin unik tė qytetėrimit islam, dhe interpretimet e tij tė ndryshme kanė ndikuar nė trendet e ndryshme brenda kėtij zhvillimi.

Kur’ani pėrmban 114 kaptina (sūrah) me gjatėsi jo tė barabartė. Surat mė tė hershme tė periudhės mekase nė pėrgjithėsi janė mė tė shkurtėra dhe tė shkruara nė njė prozė tė rimuar, dinamike. Surat e periudhės mė tė vonshme medinase janė mė tė gjata dhe me stil mė prozaik. Me pėrjashtim tė sures sė parė, El-Fātiha (“Hapja”), suret janė tė radhitura sipas gjatėsisė sė tyre, duke filluar me ato mė tė gjatat e vazhduar me mė tė shkurtėrat. Sė kėndejmi, rrathitja, nė tė shumtėn e rasteve, ėshtė e kundėrt me rendin kronologjik tė tekstit.

Theksi i mėsimeve tė Kur’anit ndryshon varėsisht nga periudha e zbritjes. Zakonisht, njė ide e vetme shqyrtohet nė njė sura. Rrjedhimisht, interpretimi sistematik i kuptimeve tė Kur’anit kėrkon vlerėsimin e doktrinės sė Kur’anit si tėrėsi dhe rrethanat e veēanta historike nė tė cilat Kur’ani i ėshtė drejtuar Pejgamberit dhe komunitetit. Suret e hershme pėrshkruhen me njė thirrje tė theksuar nė moral dhe nė respektim religjioz nė dritė tė Ditės sė gjykimit qė po vjen, ndėrsa qė suret e vonshme sigurojnė mėsime pėr krijimin e njė jete dhe shoqėrie e mbėshtetur nė jetė morale e thirur nė  Zotin.

Monoteizmi absolut udhėheq tė gjitha idetė kur’anore lidhur me All-llahun. Nevoja pėr tė mos njohur asnjė hyjni pos All-llahut ėshtė pėrsėritur nga tė gjitha librat dhe zbritjet e mėparshme tė shenjta. Zoti i cili zbriti Fjalėn e Tij te Muhammedi identifikohet me tė njėjtin Zot i cili adhurohet nga ēifutėt dhe krishterėt, porse kėto komunitete nuk kanė patur rast tė dėgjojnė gjithė zbritjen e Zotit te tė dėrguarit e tyre. Kur’ani e thekson Zotin si krijues absolut, si sundues dhe rregullues tė njė gjithėsie tė sistematizuar, sistem i cili ka reflektuar dhe aludon nė fuqinė, nė menēurinė dhe nė sundimin e Tij tė pakufishėm. Edhe pse Zoti ėshtė krejtėsisht i ndryshėm nga krijesat e Tij, Ai gjithashtu ėshtė i cilėsuar si qenie qė gjendet gjithku, “mė afėr njeriut se sa vena e qafės.” (50:16) Pėrmes Fjalės sė Tij tė zbritur, Zoti ka siguruar udhėzim pėr njerėzimin, sipas standardeve tė atij udhėzimi Ai do ta gjykojė njerėzimin nė Ditėn e llogarisė. Theksi nė drejtėsinė e palėkundur tė Zotit qetėsohet me thirrjet e herėpashershme nė mėshirėn dhe ndjesėn e Tij.

Kur’ani e pėrshkruan njeriun si “zėvendės i Zotit” nė mesin e krijesave si dhe “injorant dhe kokėkrisur”. Ky paradoks ilustron tensionin moral qė e karakterizon gjendjen njerėzore. Ndėrsa njeriu ėshtė pajisur me potencialin mė tė madh nga cilado krijesė, vet ai ėshtė i ndjeshėm ndaj sė keqes. Kur’ani nuk siguron themele pėr doktrinėn e mėkatit origjinal apo pėrmbushjen e premtimit; mirėpo ai nė mėnyrė tė qartė thotė se njerėzimi ėshtė pėrgjegjės, si individ dhe si nė kolektivitet, pėr veprimet e tij. Edhe pse shumė fragmente flasin pėr lirinė e njeriut pėr tė pranuar apo mos pranuar mėsimet e Kur’anit, vargjet tjera flasin pėr kontrollin e Zotit tė historisė nė kuptim tė afėrt me paracaktimin. Kjo dykuptimėsi ka mundėsuar qė muslimanėt tė interpretojnė nė mėnyra tė ndryshme natyrėn dhe fatin e njeriut.

Parimet morale pėr tė cilat njeriu ėshtė i pėrgjegjshėm janė tė shqyrtuara nė Kur’an me njė qartėsi tė madhe. Libri kėrkon dorėzim absolut (islam) Zotit dhe Fjalės sė Tij. Ky dorėzim kėrkon zbatimin e parimeve morale si individualisht ashtu edhe nė rendin sociopolitik. Nė fund tė kohės, gjithsecili njeri do tė pėrballojė gjykimin dhe do tė japė llogari pėr punėt tė nxjerrura para tij. Kur’ani siguron llogari tė hollėsishme pėr pėrfundim e llogarisė sė Zotit: kėnaqėsitė e kopshteve tė Parajsės dhe ndėshkimin e Ferrit. Edhe pse Kur’ani ėshtė burimi i parė i Ligjit islam, ai nuk pėrmban hollėsitė e atij ligji. Ngjashėm, Libri siguron mėsime fragmentale pėr detyrat kryesore tė besimtarit tė njohura si Pesė shtyllat e Islamit.

Interpretimi i drejtė i Kur’anit ka qenė qėshtje qendrore e tė gjitha shkollave tė mendimit islam. Njė degė e veēantė e mėsimit, e quajtur tefsir, merret kryesisht me interpretimin e Kur’anit. Komentatorėt shfrytėzojnė tefsirin pėr tė studiuar tekstin kur’anor nė pajtim me disciplinat ndihmėse, siē ėshtė gramatika e arabishtės, leksikografia dhe tradita pejgamberike. Ky zhvillim i interpretimit,  sido qoftė, nuk i ka parandaluar kundėrshtimet doktrinale; pėrkundrazi, shkolla tė ndryshme teologjike dhe juridike kanė shfrytėzuar kėtė disciplinė pėr tė mbėshtetur sistemet e tyre pėrkatėse tė mendimit.

Kur’ani, verbalisht i pranuar nga Muhammedi nė arabishte, ėshtė cilėsuar si i paemitueshėm dhe i papėrsėritur si nė formė ashtu edhe nė kuptim, dhe pėrkthimi i tij tradicionalisht ėshtė ndaluar. Muslimanėt anė e kėnd botės kėshtu vazhdojnė tė recitojnė suret e tij nė arabishte, edhe pse ata mund qė tė mos e kuptojnė gjuhėn. Pėrkthime tė tilla siē janė bėrė konsiderohentė jenė parafraza (shpjegim me fjalė tė pėrkthyesit) pėr tė ndihmuar kuptimin e Librit nė fjalė.

(Encyclopędia Britannica -Brief Treatment)

Pėrktheu: Gėzim Selaci

Encyclopędia Britannica