Kapsllëku (konstipacioni) | Mjeksia Islame

0
350

Kapsllëku (konstipacioni) është kalimi i rrallë dhe i vështirë i jashtëqitjes. Frekuenca e lëvizjeve të zorrës (jashtëqitjes) në mesin e njerëzve të shëndoshë dallon nga dy deri tre jashtëqitje në ditë ose deri tre në javë.

Çdo individ duhet të përcaktojë se çfarë është normale për të. Si rregull, në kapsllëk duhet të dyshohet nëse kalojnë më shumë se tre ditë nga jashtëqitja e fundit ose në qoftë se ka vështirësi apo dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe ajo është me konsistencë të fortë. Shumica e njerëzve kanë periudha të shkurtra të kapsllëkut. Nëse një laksativ është i domosdoshëm për më shumë se tre javë për të rregulluar jashtëqitjen, atëherë është e nevojshme të konsultohet mjeku për një evaluim të mëtutjeshëm të gjendjes.

A është konstipacioni rrezik për shëndetin?
Edhe pse kjo mund të jetë tejet e mërzitshme, kapsllëku si i vetëm zakonisht nuk është serioz. Megjithatë, nganjëherë kjo mund të sinjalizojë dhe të jetë i vetmi simptomë në kuadër të një sëmundje serioze si kanceri, në këto raste pacienti më konstipacion ka edhe simptoma tjera shoqëruese si rënia në peshë, anoreksia, gjakderdhja nga zorra e trashë. Kapsllëku që zgjatë një kohë të gjatë mund të çojë në komplikime si hemorroide të brendshme ose të jashtme, fisura anale si pasojë e sforcimit të shtuar gjatë dhe çarjes së sfinkterit anal.

Gjakderdhja është e shpeshtë tek personat me konstipacion, si pasoje e paraqitjes së hemorroideve, në këto raste gjaku është i freskët, i kuq dhe zakonisht vie pas jashtëqitjes, në formë pikash apo në raste të rënda edhe në formë rrjedhje. Fisurat mund të jenë mjaft të dhimbshme dhe mund të përkeqësojnë kapsllëkun që fillimisht është shkaktuar nga ajo, por tani në frikë të dhimbjes ajo bëhet edhe më e rëndë. Herë pas here, sforcimet e shtuara gjatë jashtëqitjes shkaktojnë dalje jashtë kanalit anal të një pjese të zorrës që njihet si prolaps i rektumit. Kjo është e njohur si rënie i zorrës së trashë dhe mund të çojë në sekrecionet e mukusit që mund të njollosë brekët. Në fëmijët, mukusi mund të jetë karakteristike si tek fibroza cistike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here