Babadimrat vjedhin një dyqan në Tiranë – VIDEO

0
238

                                                                                                                                                  (u84u)baba-dimri

Katër persona të maskuar me veshjen e Babadimrit kanë grabitur me armë rreth orës 18:00 të së martës një argjendari në një qendër tregtare në periferi të Tiranës.
Katër babadimra të armatosur pa u vënë re nga siguria kanë goditur objektivin e tyre duke marrë me vete një sasi të madhe parash. Ata kanë mbajtur për disa minuta peng punonjësit e argjendarisë, ndërkohë që menjëherë pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar maskimin, pa u vënë re.

Menjëherë pas marrjes së informacionit forca të shumta të policisë kanë mbërritur në qendrën tregtare dhe kanë nisur hetimet.

Gjatë kësaj kohe në afërsi të fshatit Lanabregas një patrullë policie raportoi për shkëmbim zjarri me disa persona. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se personat që kanë qëlluar ndaj patrullës janë të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë.

Ata kanë braktisur dhe djegur automjetin me të cilin po udhëtonin duke vazhduar arratisjen në këmbë. Pavarësisht djegies, policia ka mundur të shquajë targat e mjetit dhe po punon për identifikimin hajnave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here