Zogu Hud-hud (pupëza)

0
295

Ai është zogu i përmendur në Kur’anin fisnik, në suren Neml. Pikërisht Hud-hud e informoj Sulejmanin, paqja dhe lavdërimi i Zotit qoftë mbi të, për mbretëreshën Belkise (e cila më vonë bëhet muslimane, me sebep te Sulejmait a.s) dhe popullin e saj pa besimtarë. Ishte thirrës (në rrugën e Allahut) shumë i mirë, kërkonte vende ku bëhej shirk(mos besim) me çka e informonte Sulejmanin, paqja dhe lavdërimi i Zotit qoftë mbi të, për të thirrur atë popull në rrugën e Drejtë. Kështu Hud-hud e ndihmonte të Dërguarin Sulejman, paqja dhe lavdërimi i Zotit qoftë mbi të, të cilit Allahu i kishte dhënë shumë begati, mundësinë e komunikimit me kafshë, drejtimin e erërave dhe xhinëve…

Hud-hud, me dëshirën e Allahut, nga lartësia e sheh vendin ku gjendet uji nën tokë, dhe pastaj lëshohet në atë vend në tokë dhe më sqepin e tij shënjon vendin ku gjendet uji.

Hud-hud është zog shumë i bukur dhe ka një zë jashtëzakonisht të bukur.

Hud-hud posedon shumë veti të cilat janë të kundërta me ato të zogjve të tjerë, siç janë:

Zogjtë tjerë dëshirojnë të fluturojnë ndërsa Hud-hud kryesisht ec dhe vrapon përderisa shumë rrallë fluturon.
Zogjtë tjerë japin mund të madh për ndërtimin e foleve sa më të bukura, deri sa Hud-hud aspak nuk i kushton rëndësi kësaj, edhe nëse ndërton fole, këtë e bënë në mënyrë mjaft modeste.
Zogjtë tjerë e dëshirojnë shoqërimin në grupe ndërsa Hud-hud kryesisht është i vetëm, dhe shumë rrallë shoqërohet, përveç me femrën e vetë, të cilës po ashtu nuk i kushton ndonjë vëmendje të madhe.
Për derisa zogjtë tjerë ikin nga rreziku, Hud-hudi kur takohet me grabitqarë nuk ik fare, por vetëm shtrihet dhe dorëzohet vetë, sikur ta dëshiroj vdekjen, por kjo kryesisht e mbanë në jetë dhe është mbrojtja më e mirë, sepse zakonisht ndodhë që grabitqari largohet për të gjuajtur në ndonjë vend tjetër – vetëm Allahu e din pse kjo është kështu.

Ajetet nga Kur’ani që përmendin këtë tregim:

Dhe(Sulejmani) vështroi shpendët e tha: “Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!” Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër ose do ta therrë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim). Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (Popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni. All-llahu është një, nuk ka Zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh. Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!” Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!”(Neml, 20-28)

Përktheu: Arsim SYLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here