ZJARRI NDIZET ME DRUNJ TË VEGJËL

0
218

Ebu Zijad el-Bustanij ishte ngritur të falë namaz nate dhe papritmas afër tij sheh birin e tij të vogël. Ndjeu keqardhje për shkak të fëmijërisë së tij dhe ftohtit të madh dhe i tha: O biri im, flejë! Sepse para vetes ke një natë të gjatë!

Fëmiu i tha: Po pse falesh ti?

I tha: O biri im, Ai ( Allahu ) ka kërkuar nga unë të ngritem për namaz nate.

Fëmiu i zgjuar ia ktheu: Unë kam mësuar nga ajo që ka zbritur Allahu në Kur’an: ”Me të vërtetë Zoti yt e di se ti në adhurim kalon më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj ose një të tretën e saj, si dhe një grup prej tyre që janë me ty…” (Muzemil:20).

Kush janë ata që ishin me Muhamedin alejhi selam?!

Babai i tha: Ata ishin shokët e të Dërguarit të Allahut.
Fëmiu iu lut: mos më privo të të shoqërojë në nënshtrimin ndaj Allahut.

Babai u çudit dhe tha: o biri im, ti ende je i ri dhe ende nuk ke arritur moshën e pjekurisë.
Fëmiu ia ktheu: o babai im! Unë shoh nënën duke dhezur zjarrin me drunjë të vegjël për ti ndezur të mëdhenjtë, kështuqë kam frikë se Allahu do të fillojë nga ne Ditën e Gjykimit para se të fillojë me të mëdhenjtë, nëse ne e neglizhojmë adhurimin!
Babai i tha: ngritu biri im! Ti je më meritor për Allahun se sa unë.
Përshtati: Valdet Kamberi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here