O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga uria, ngase është shoqëruesi më i keq, dhe kërkoj të më mbrosh nga tradhtia, ngase është fshehtësia më e keqe.

0
218

O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga uria, ngase është shoqëruesi më i keq, dhe kërkoj të më mbrosh nga tradhtia, ngase është fshehtësia më e keqe.[1]

 اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْجُوعِ؛ فَإِنَّهُ بِئْسَ الضَّجِيعُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ الْخِيَانَةِ؛ فَإِنَّهَا بِئْسَتِ الْبِطَانَةُ

(Allahume ini eudhu bike minel xhu’i fe innehu bi’se ed-daxhiu. Ve eudhu bike minel khijaneti fe inmehu bi’se el-bitaneh)

Komenti i lutjes

Fjala e tij: “O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga uria.” Që është një kërkim i mbrojtjes nga dhimbjet e urisë, dhe vështirësia e durimit në të, ngase uria e dobëson fuqinë, çrëgullon trurin, e kështu shkakton mendime të këqija, iluzione të prishta, humb angazhimin me ibadete e vetllogari, shkakton nevrikosje dhe sjellej të keqe.

Fjala e tij: “ngase është shoqëruesi më i keq.” (Ed-daxhiu) ai i cili fle me mia në të njejtin shtrat. Pasi që uria e shoqëron atë edhe në gjumë është quajtur (ed-daxhiu).

Fjala e tij: “më i keq.” Ngase pengon që trupi të pushon. Në këtë hadith është veçuar uria e cila e shoqëron njeriun edhe në shtrat që të tregon se qëllimi i fjalës “uri” është ajo që e shoqëron njeriun gjatë natës e ditës.

Fjala e tij: “dhe kërkoj të më mbrosh nga tradhtia.” Tradhti është: Kundërshtimi i së vërtetës duke shkelë fjalën e dhënë në fshehtësi, e që ajo përfshinë tradhtinë që e bën njeriu ndaj njeriut, dhe përfshinë tradhtinë e robit ndaj Allahut të Madhëruar, ajo përfshinë të gjitha detyrimet fetare të cilat i urdhëroi Allahu i Lartmadhëruar. Allahu thotë: “O besimtarë! Mos e tradhëtoni Perëndinë dhe Pejgamberin, se e keqpërdorni amanetin tuaj, e këtë ju e dini.” Surej Enfal, ajeti 27.

Fjala e tij: “ngase është fshehtësia më e keqe.” Që është e kundërta e të dukshmes, është përmëndur në formë alegorike si për gjërat e fshehta që njeriu i posedon, e pasi që tradhtia është një gjë që njeriu e fsheh dhe e mabn sekret, e nuk e shfaq, është quajtur (el-bitaneh) brendësi e fshehtësi.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] 1. E shënon Ebu Davudi me numër (1547). Nesaiu me numër (5483) ibn Maxheh me numër (3354) ibn Hibani (3/304). Hakimi (1/534). Ebu Ja’la (11/297). Abdurrezaku (10/440). Ibn Ebi Shejbeh (10/187). Shejh Albani e vlerësoi hasen-të mirë në librin e tij (Sahih Ebi Davud, 2/91)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here