Zilia është përhapur jashtë mase sot tek njerëzit

0
266

Zilia është përhapur jashtë mase sot tek njerëzit. Secili e shikon interesin personal dhe nuk mundohet ta ndihmojë vëllaun musliman kur ka nevojë por nga zilia ai e bën të kundërtën, pra mundohet ta fundosë edhe më shumë.
Allahu xh.sh. secilit njeri ja ka dhënë nga një talent me të cilin ai veçohet. Dhe kur dikush tregohet i suksesshëm me atë talent shokët e tij në vend që ta urojnë ata e urrejnë dhe e ofendojnë.
Ose nëse dikush ka arritur të krijojë pasuri me mundin dhe djersën e tij askush nuk thotë “hallall i qoftë” por përkundrazi gjejnë lloj lloj fjalë dhe bëjnë shpifje duke thënë se nuk e ka fituar atë pasuri në mënyrë të ndershme.
Kjo është një dukuri shumë e keqe dhe për këtë na lajmëron edhe Kur’ani:

4:54. A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij?

Ne muslimanët do të japim llogari më së shumti nga të gjithë para Zotit sepse na është dhënë libri me udhëzim shumë të qartë dhe nuk mund të arsyetohemi për fjalët dhe veprat tona duke thënë se nuk kemi qenë të njoftuar apo të informuar për këto dukuri negative.
Këtë më së miri e dëshmon Kur’ani në ajetin e mëposhtëm:

42:14. Po ata, vetëm pasi që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për tjetër, por nga zilia mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here