Rrëfehet se, një ditë prej ditëve, mbreti dha urdhër që gratë të ndalohen të zbukurohen me ari dhe argjend! Ky ligj shkaktoi shumë polemika në mesin e njerëzve, e sidomos në mesin e grave, dhe asnjëra nga to nuk e pranoi këtë vendim! Filloi zemërimi,u ngritën zërat në qytet, njerëzit filluan të flasin, kurse gratë, për inat, filluan të shtojnë zbukurimin me ari e argjend!
Mbreti u hutua nga gjendja e shkaktuar dhe s’dinte çfarë të vepron! Dha urdhër që shpejt të mblidhen këshilltarët e tij! Ata erdhën me shpejtësi të madhe, dhe filluan të diskutojnë, dhe të japin propozime! Njëri nga ta e dha si propozim që ligji të bie poshtë për hir të dobisë së përgjithshme, kurse tjetri e kundërshtoi këtë propozim, ngase, kthimi nga vendimi nënkupton dobësi dhe frikë, dhe ne duhet t’ia paraqesim atyre fuqinë tanë!
U ndanë këshilltarët në disa mendime, mes përkrahësve dhe atyre kundërshtarëve, dhe ndërhyri mbreti dhe tha: Ndaluni, ndaluni!! Më sillni njeriun më të mençur në qytet! Kur e sollën dijetarin e qytetit dhe ia treguan problemin, tha: O ti mbret, njerëzit asnjëherë nuk do t’i nënshtrohen urdhrave tua, nëse ti mendon ashtu si donë ti vet, e jo si donë ata!
Mbreti tha: Po çfarë të veproj?! A të kthehem tani..?!
U përgjigj: Jo! Jep urdhër që të ndalohet bartja e arit e argjendit, dhe të vishen zbukurimet tjera, ngase gratë e bukura, s’kanë nevojë të bartin ari e argjend, dhe të zbukurohen fare! Pastaj, jep urdhër veçimi, ku, gratë me pamje të shëmtuar dhe të vjetrat në moshë, u lejohet të bartin arin dhe argjendin dhe të zbukurohen, ngase ato kanë nevojë që fytyrat e tyre të shëmtuara t’i mbulojnë me zbukurime!!
Ligji u vendos dhe iu paraqit masës!! Gratë menjëherë filluan t’i largojnë zbukurimet dhe arin, dhe secilës filloi t’i duket vetja se është e bukur, dhe se nuk ka nevojë për zbukurime!!
Dijetari i tha mbretit: Tani do t’i respektojnë njerëzit urdhrat e tua! Kur ti mendon me mendjet e tyre,, dhe i kupton nevojat e tyre, dhe i ndjen ndjenjat e tyre, atëherë, e arrin qëllimin dhe synimin tënd!
Thurja e fjalëve është art që duhet ta përvetësojmë, dhe është dituri që duhet ta mësojmë në fjalimet e tona edukatore dhe arsimore, me qëllim që të thërrasim në atë që e duam.
Nuk i djeg zemrat asgjë si thënia e mirë, dhe të buzëqeshurit, dhe fjalimi i butë dhe qëllimi i pastër!!
Allahu i Madhëruar thotë: “Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”. Ali Imran 159.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU