ZBULIMET E MYSLIMANËVE QË NDRYSHUAN BOTËN “KAFEJA”.

0
551

Sipas të dhënave historike, në shekullin e 15-të, kafeja u bë pije shumë e famshme te myslimanët në Jemen, në gadishullin jugor arabik. Legjendat thonë se barinjtë, dikush thotë në Jemen e dikush në Etiopi, kanë vërejtur se dhitë e tyre bëheshin shumë më energjike dhe më nevrike kur ato hanin kokrra nga disa drunj të vecantë. Ata kishin guximin t’i provonin edhe vetë ato, duke vënë re se edhe tek ata kishin ndikim, duke ua shtuar energjinë. Kohë pas kohe, u rrit tradita e përzierjes së këtyre kokrrave me ujë, duke krijuar një pije energjike, kohë kjo kur edhe lindi kafeja. Kafeja, nga malet e Jemenit u shpërnda në të gjithë perandorinë osmane, perandoria e parë myslimane e shekullit 15-të. Shtëpitë prodhuese të kafesë, prodhimin e saj filluan ta bëjnë në mënyrë më profesionale në shumicën e qyteteve të mëdha të botës islame: Kajro, Stamboll, Damask, Bagdad. Ndonëse fillimisht nga komunitetet katolike ishte “quajtur” si një pije myslimane, kafeja u bë pjesë edhe e kukturës evropiane. Nga bariu jemeno/etiopian, te shpërndarja e saj në Evropë, ky zbulim i myslimanëve është njëri nga zbulimet më të mëdha të historisë së njerëzimit.