Vlera e istigfarit (kërkim faljes)

0
1924

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, që robërit e Tij i urdhëroi që t’i kërkojnë falje dhe u premtoi se do t’i falë. Paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qoftë mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar që istigfarin (kërkimin e faljes) e bëri si shkak i faljes së mëkateve.

Disa nga vlerat e istigfarit:

1- Njëri ndër adhurimet më të dashura tek Allahu.

2- Shkaktar i faljes së mëkateve siç thotë Allahu në Kuran: “Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet fal shumë.” (Suretu Nuh: 10)

3- Shkaktar i zbritjes së shiut, siç thotë Allahu në Kuran: “Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk.” (Suretu Nuh: 11)

4- Shkaktar kryesor i shtimit të fëmijëve e pasurisë: “Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Suretu Nuh: 12)

5- Shtim i forcës dhe i fuqisë suaj i shton fuqi.” (Suretu Hud: 52)

6- Përjetime të mira: “E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) tek Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë).” (Suretu Hud: 3)

7- Largimi i problemeve: “Po Allahu nuk do t’i dënojë ata, derisa t’i (Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfar).” (Suretu Enfal: 33)

8- Është shkaktar që gjithsecili të marrë shpërblimin e tij të merituar: “Çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar.” (Suretu Hud: 3)

9- Robërit më së shumti kanë nevojë për istigfar se ata bëjnë mëkate ditë e natë e Allahu i Mëshirshëm ua fal ato me istigfar.

10- Istigfari është shkaktar kryesor për zbritjen e mëshirës së Allahut të Lartësuar, siç thotë Allahu në Kuran: “Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje Allahut që të mëshiroheni?” (Suretu Nemël: 46)

11- Istigfari thuhet në fund të tubimit dhe Allahu ua fal mëkatet atij mexhlisi.

12- Pasim i Muhamedit salallahu alejhi ue selem ngase ai ka bërë në një mexhlis estagfirullah ue etubu ilejh 70 herë.

Fjalët e dijetarëve për vlerën e istigfarit

1- Llukmani alejhi selam i ka thënë djalit të tij duke e këshilluar: “O biri im, mësoje gjuhën tënde gjithmonë që të bëjë istigfar (kërkoji falje Allahut për mëkatet), ngase Allahu i Lartësuar ka një orë që nuk e refuzon duanë apo istigfarin e atij që i lutet.

2- Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Bëhuni prej atyre që në librin e tij Ditën e Kiametit do të gjendet kërkim falje nga Allahu më së shumti.”

3- Ebu Katade thotë: “Ky Kurani ju tregon për sëmundjen tuaj dhe për shërimin tuaj, sëmundja është mëkati kurse shërimi është istigfari.”

4- Ebu Minhali thotë: “Nuk ka shoqërues më të çmueshëm për njeriun në varrin e tij sesa istigfari i shumtë.”

5- Hasan el-Basriu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Shtojeni sa më shumë istigfarin në shtëpitë tuaja, në pritjet tuaja, në rrugë, në treg, në tubimet tuaja, ngase ju nuk dini se kur do të zbresë falja e Allahut për ju.”

Koha më e mirë për istigfar

Kërkimi istigfar nga Allahu është i mirë në çdo çast, por veçanërisht pas mëkateve, siç transmetohet në hadith: “Kur një besimtar bën ndonjë mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdest mirë e i fal dy rakate dhe i kërkon Allahut falje, Allahu i Lartësuar do t’ia falë atë mëkat.” Është e pëlqyer që pas veprave të mira, pas namazeve farze nga tri herë të thuhet “Estagfirullah” e po ashtu koha më e mirë për istigfar është në kohën e syfyrit (pjesa e tretë e fundit të natës), ngase Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar ata të cilët i bëjnë istigfar Allahut në atë kohë.” “…dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.” (Suretu Ali Imran: 17)

Llojet e istigfarit

سيد الاستغفار وهو أفضلها، وهو أن يقول العبد: اللهم أنت ربي لا إله إلا أنت خلقتني وأنا عبدك، وأنا على عهدك، ووعدك ما استطعت أعوذ بك من شر ما صنعت، أبوء لك بنعمتك عليًّ، وأبوء بذمبي، فاغفر لي فانه لا يغفر الذنوب إلا أنت

1 – Duaja më e mirë e istigfarit është: “All-llahume ente Rabii la ilahe il-la Ente halakteni ue ene abduke ue ene ala ahdike ue uadike mestetatu eudhe bike min sherri ma sanatu eb’u leke bi nimetike aleje ue eb’u bi dhenbi fagfir li innehu la jagfirudh-dhunube ila Ente”.

(Vërejtje: Në fjalën halakteni patjetër duhet që në theksimin e shkronjës h të gricet fyti, se përndryshe do të marrë tjetër kuptim.)

Mbi vlerën e kësaj duaje Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotë: “Kush e thotë këtë dua në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë, do të jetë nga banorët e xhenetit. Gjithashtu edhe në mëngjes, kush e thotë e vdes atë ditë, do të jetë nga banorët e Xhenetit).

E, që në gjuhën shqipe do të thotë: “O Allah! Ti je Zoti im, askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Teje, Ti më krijove mua (që të të adhuroj vetëm Ty) e unë jam robi Yt; (të premtoj se) unë do të ndjek udhën Tënde, me të gjithë mundësitë e mia. (O Allah!) Kërkoj mbrojtje nga Ti prej të këqijave të mia, unë vërtetoj mirësitë e Tua mbi mua, siç vërtetoj gjynahet që unë bëj.

(O Allah!) Më fal mua, sepse askush nuk m’i shlyen gjynahet përveç Teje.

أستغفر الله – 2

2 – Mënyra e dytë: “Estagfirullah” e që do të thotë (kërkoj falje tek Ti o Allah).

-3رب اغفر ل

3- Lloji i tretë i istigfarit: “Rabi-igfirli” që do të thotë “o Allah, falmë!”, e që zakonisht thuhet në uljen në mesin e dy sexhdeve, në namaz e posaçërisht për atë që nuk e di duanë tjetër nga suneti të dedikuar për këtë vend).

4 ا للهم إني ظلمت نفسي فاغفر لي، فإنه لا يغفر الذنوب إلا أنت

4- Lloji i katërt: “All-llahum-me in-ni dhalemtu nefsi fagfir li finhu la jagfiru dhunube ila Ente”, e që në gjuhën shqipe do të thotë: “0 Allah, unë i bëra padrejtësi vetes sime, më fal mua ngase askush pos Teje nuk i fal mëkatet.”

– 5 رب اغفر لي وتب عليّ إنك أنت التواب الغفور، أو التواب الرحي

5- Lloji i pestë: “Rabi igfir li ue tub aleje ineke Ente teuabun-Rrahim”, e që në gjuhën shqipe do të thotë: “O Allah, falmë mua, ma mundëso që të pendohem dhe ma prano pendimin, vërtet Ti je shumë i Mëshirshëm.”

-6 اللهم إني ظلمت نفسي ظلماً كثيراً ولا يغفر الذنوب إلا الله، فاغفر لي مغفرةً من عندك، وارحمني إنك أنت الغفور الرحيم

6 –Lloji i gjashtë: “Allahumme in-ni dhalemtu nefsi dhulmen kethiren ue la jagfiru dhunube il Allah fagfir li magfireten min indike ue-rhamni ineke Ente Gafuru-Rrahim”, e që në gjuhën shqipe do të thotë: “O Zoti im, i kam bërë vetes shumë dëm, por nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje, prandaj të lutem më fal mua me faljen tënde dhe më mëshiro. Vërtet ti je falës dhe i mëshirshëm.” (Buhariu dhe Muslimi)

له إلا هو الحي القيوم وأتوب إليه أستغفر الله الذي لا- 7

7– Lloji i shtatë: ”Estag fir Ullah eldhi la ilahe ila hue El-Haj-Ulkajum ue etubu Ilejh”, e që në gjuhën shqipe do të thotë: “I kërkoj falje Allahut që nuk ka hyjni tjetër pos Tij të Gjallit e Mbizotëruesit dhe pendohem tek Ai.” Mbi vlerën e kësaj duaje Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotë: “Kush e këndon këtë dua, Allahu do t’ia fal mëkatin qoftë edhe nëse ka ikur nga fronti.”

Një rrëfim mbi vlerën e istigfarit nga imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë. “Mbase imam Ahmedi kishte udhëtuar për kërkimin e diturisë gjatë udhëtimit nuk gjente vend që të strehohej dhe vendosi që pasi të falte jacinë të qëndronte në xhami, por mirëmbajtësi i xhamisë i tha se po të hetova se ke fjetur në xhami do të të nxjerr jashtë zvarrë. Papritmas nga lodhja e madhe që kishte imam Ahmedi e kaploi gjumi dhe mirëmbajtësi i xhamisë po sa e vërejti menjëherë e tërhoqi për këmbësh zvarrë jashtë xhamisë. Aty pranë ishte një furrtar dhe kur e shikoi i erdhi keq për gjendjen e imam Ahmedit dhe e mori ta strehonte. Kur filloi ai furrtari që t’i ndante bukët, imam Ahmedi e vërejti atë se gjatë punës së tij kurrë nuk pushonte nga të kënduarit “istigfar”. Atëherë imam Ahmedi nga kureshtja e pyeti: “Unë po të shoh se shumë po bën istigfar, pa më thuaj se a ke gjetur ndonjë dobi nga istigfari?” E furrtari iu përgjigj duke i thënë: “Vallahi nga ajo çka kam përfituar nga istigfari deri tani nuk ka dua që i jam lutur Allahut të Lartësuar e të mos ma ka pranuar, përveç një duaje që ende nuk më është pranuar.”

Imam Ahmedi e pyeti se cila është ajo dua që ende nuk të është pranuar. E furrtari i tha se ka dëshirë të flaktë që ta shohë imam Ahmedin. “E kam lutur Allahun e Madhëruar që të më takojë me të, por ende nuk e kam takuar.” Imam Ahmedi i tha: “I gjori ti, vallahi duaja jote e ka tërhequr Ahmed Ibën Hambelin zvarrë nga xhamia.”

Dhe së fundi nuk na mbetet tjetër vetëm se t’i drejtohemi Allahut të Madhëruar me këto dua: “O Allah, Ty po të lutemi që të na mundësosh që të pendohemi me një pendim të sinqertë, që nuk do të ketë kthim më në mëkate pas tij, me shpresë që të na falësh e të na ruash nga tmerri i asaj dite kur Ti i ruan Pejgamberët dhe besimtarët e devotshëm nga dënimi e vuajtjet e asaj dite na i bën zemrat tona të shëndosha për atë ditë ku nuk bën dobi as pasuria e as fëmijët përveç atij që vjen tek Ti me zemër të shëndoshë! Na bëj ne përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas nesh!
O Allah, ne jemi ndalur pranë derës Tënde, derës së pendimit, mos na kthe pa falje, se vërtet Ti o Allah turpërohesh kur besimtari i ngre duart që të të lutet Ty ta kthesh duarthatë! O Allah, na fal ne, prindërit tanë dhe të gjithë besimtarët e mirë në atë ditë kur do të jepen llogaritë!
O Allah, Ti na ke udhëzuar në rrugën tënde të drejtë pa t’u lutur Ty për atë, e mos lejo o Allah që të devijojmë pasi ne tani po të lutemi që mos të lejosh që të devijojmë!
Përktheu: Hevzi Kadriu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here