VLERA E DITURISE NE KUR’AN

0
233

Islami kërkimin e diturisë e trajton si obligim të shkallës së parë për njeriun. All-llahu i Lartmadhëruar në Librin e fundit të shpallur (në Kur’an) fjalën el-ilm -dituria e përmend rreth 850 herë, që tregon për vlerën e madhe të saj.

Disa ajete Kur’anore, që kanë të bëjnë me diturinë:

– “Lexo në emër të Zotit tënd, i cili krijoi! Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur! Lexo për Zotin tënd Bujar, i cili ua mësoi penën, ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte!” (Alek, 1-5)

– “I Lartësuar është All-llahu, Sundimtar i Vërtetë, ti mos nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti dhe thuaj: Zot, ma shto diturinë!” (Taha, 114)
(me këtë lutje duhet sa më shpesh t’i lutemi Zotit xh.sh.)

– “Nun. Betohem në penën dhe në atë që shkruajnë!” (el Kalem, 1)

– “All-llahu dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij, e gjithashtu edhe engjëjt dhe dijetarët (e dëshmuan këtë), dhe se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar pos Tij, të Fuqishmit, të Urtit.” (Ali Imran, 18)

– “…All-llahu do t’i ngrejë në një shkallë të lartë ata nga mesi i juaj, të cilët besojnë dhe të cilëve u është dhënë dituria. All-llahu di se ç’punoni.” (Muxhadele, 11)

– “…A thua janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?…” (Zumer, 9)

– “Nga robërit e Tij, All-llahut ia kanë frikën vetëm dijetarët. Me të vërtetë All-llahu është i Fuqishmi, Mëkatfalësi.” (Fatir, 28)

Per hajr ju qofte femijeve tone fillimi i vitit te ri shkollor!

Lusim Allahun e Madheruar qe te jete nje vite i mbare shkollor,vite ku do te shtohen horizontet e diturise te femijeve tone, ne menyre qe te behen te vyeshem per Zotin e tyre si dhe per shoqerine dhe vendin tone te dashur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here