Vlera dhe përparësitë e atyre që kontrollojnë zemërimin e tyre

0
217

Vlera dhe përparësitë e atyre që kontrollojnë zemërimin e tyre

I Dërguari All-llahut, salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nuk është i fortë ai njeri që i mund të tjerët me forcën e tij, por i fortëështë ai që e përmban veten kur është i hidhëruar.”[1]

Sa më shumë zemërohesh, aq më e lartë do të jetë vlera yte nëse e kontrollon zemërimin. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Njeriu më i fortëështë ai i cili kur të hidhërohet, fytyra i skuqet dhe zemërimi i shtohet, ndërsa ai e përmban veten nga kjo.”[2]

Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur) transmeton se i Dërguari i All-llahut kaloi pranë disa njerëzve që garonin në mundje. Ai pyeti: “Ç’është kjo?” Iu përgjigjën: “Filani është më i forti në mundje, nuk ka kush e mund atë.” Profeti salallahu alejhi ue selem tha: “A t’ju tregoj se cili është më i fortë se ai? Njeriu, të cilit kur i bëhet padrejtësi, e përmban veten, e mund shejtanin e vet dhe shejtanin e atij që e zemëroi.”[3]

Ndjekja e shembullit profetik në raste të zemërimit: Profeti salallahu alejhi ue selem është prijësi ynë, dhe si i tillë na e la shembullin më të mirë në këtë çështje, siç transmetohet në disa hadithe. Ndër hadithet më të njohura është hadithi i Enesit (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili rrëfen: “Ishim duke ecur me të Dërguarin e All-llahut dhe ai kishte veshur një mantel prej nexhrani qëkishte një jakë të ashpër. Aty erdhi një beduin i cili e kapi ashpër për cepin e jakës, dhe unë pashë shenjat që la jaka në qafën e tij. Më pas beduini e urdhëronte Profetin salallahu alejhi ue selem që t’i jepte një pjesë nga pasuria e All-llahut që kishte. Profeti salallahu alejhi ue selem u kthye drejt tij, buzëqeshi, dhe urdhëroi dikë që atij t’i jepte diçka.”[4]

Një mënyrë tjetër për të ndjekur shembullin profetik është që të zemërohemi për hir të All-llahut, në momentet kur shkelen dispozitat e Tij. Në kësi raste ia vlenë të zemërohemi. Profeti salallahu alejhi ue selem u zemërua atëherë kur iu ankuan për imamin i cili ua zgjaste namazin[5], apo rasti kur pa një perde me pamje gjallesash në dhomën e Aishes (All-llahu qoftë i kënaqur me të)[6]; si dhe në rastin e Usames, i cili kërkoi të ndërmjetësojë tek Profeti për Mahzumijen e cila kishte vjedhur, e ai tha: “A kërkon ndërhyrjen time për dënimin e urdhëruar nga All-llahu?”[7], apo kur e pyesnin për gjëra që ai nuk i pëlqente[8] dhe të tjera. Zemërimi i tij ishte vetëm për hir të All-llahut subhanehu ue teala.

Ndërgjegjësimi se të përmbajturit nga zemërimi është shenjë e devotshmërisë: Të devotshëm janë ata që lavdërohen nga All-llahu në Kur’an dhe nga i Dërguari i Tij. Xhenneti, gjërësia e të cilit është sa qiejt dhe toka është përgatitur për ta. Një ndër karakteristikat e tyre është:

“të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. All-llahu i do bamirësit” (Ali Imran; 133-134)

Karakteri, qëndrimi dhe veprat e mira të tyre janë të përmendura në Kur’an nga ana e All-llahut dhe njerëzit i lakmojnë këta. Karakteristikë tjetër e tyre është:

“Dhe kur zemërohen, ata falin”

Pranimi i këshillave: Është e natyrshme të iritohemi prej diçkaje, mirëpo të sinqertit do ta kujtojnë All-llahun kur të këshillohen dhe nuk do t’i kalojnë kufijtë. Do t’i përmendim disa shembuj në vijim:

Ibën Abasi (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se një njeri i tha Omer Ibën Hatabit: “O biri i Hatabit, nuk po na jep sa duhet dhe nuk je i drejtë mes nesh.” Omeri (All-llahu qoftë i kënaqur me të) u zemërua aq shumë sa gati e qëlloi atë burrë, po të mos fliste El-Hurr ibën Kajs, i cili tha: “O prijësi i besimtarëve, All-llahu i tha të Dërguarit të Tij:

“Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit“ (El-A’raf; 199)

Ky njeri është një prej injorantëve.” Pasha All-llahun, Omeri nuk mundi të vazhdojë më tej me zemërimin pas leximit të ajetit paraprak nga ana e Kajsit, me këtë ai ishte i kujdesshëm ndaj Librit të All-llahut.[9]

Dija rreth pasojave negative të zemërimit: Pasojat negative të zemërimit janë të shumta; me pak fjalë këto ndikime shkaktojnë dëm tek i zemëruari dhe tektë tjerët rreth tij. Ai që zemërohet mund të thotë fjalë fyese apo të turpshme, mund t’i dëmtojë të tjerët fizikisht në një mënyrë të pakontrolluar, madje mund të arrijë deri në vrasje. Ngjarja në vijim përmban një mësim të vlefshëm:

“Ilkime ibën Vail transmeton se babai i tij i ka treguar: ‘Ishim duke ndenjur me të Dërguarin e All-llahut kur erdhi një njeri duke tërhequr një tjetër me litar. Ai tha: ‘O i Dërguar i All-llahut, ky njeri më ka vrarë vëllain.’ I Dërguari i All-llahut e pyeti atë: ‘A e ke vrarë atë?’ Ai tha: ‘Po, unë e vrava atë.’ I Dërguari i All-llahut e pyeti: ’Si e vrave?’ Ai u përgjigj: ‘Unë dhe i vrari ishim duke goditur një dru që t’i bien gjethet, për t’i ushqyer kafshët, ai më ofendoi dhe unë e godita me sëpatë anash në kokë duke e lënë të vdekur…”[10]

Zemërimi sjellë edhe dëme më të vogla se mbytja, siç është lëndimi fizik. Në raste më të rënda, zemërimi mund të shkakton ndërprerje të lidhjeve familjare, më konkretisht divorc mes gruas dhe burrit. Pyeti ata që i kanë ndarë gratë e veta, shumica do të thonë se çdo gjë ndodhi në një moment zemërimi.[11] Kjo ndarje rezulton me mjerim për fëmijët, keqardhje dhe pendim, jetë të rëndë, krejt kjo si rezultat i zemërimit. Po ta kishin kujtuar All-llahun në këto momente dhe të kërkonin mbrojtjen e Tij asgjë nuk do të ndodhte. Shkeljet e dispozitave fetare shkaktojnë vetëm dëme.

Dëmtime në shëndet si shkak i zemërimit mund të na sqarojnë mjekët, të cilët si dëme përmendin trombozën, tensionine lartë, takikardinë (rrahje të shpeshta të zemrës) dhe frymëmarrje të cekta të cilat mund të shpiejnë deri tek sulme fatale të zemrës, si dhe diabetin (sëmundjen e sheqerit) etj. Kërkojmë nga All-llahu të na e ruan shëndetin.

I zemëruari duhet të mendon për veten në momentet e zemërimit: Nëse i zemëruari do ta shihte veten në pasqyrë gjatë momenteve të zemërimit do ta urrente atë gjendje të tij. Po ta shihte ndryshimin gjatë zemërimit, lëvizjen e trupit dhe gjymtyrëve të veta, sytë e skuqur dhe sjelljen e tij jo të mirë, do ta përçmonte veten dhe do revoltohej nga e gjithë kjo.

Është shumë e njohur se shëmtija e brendshme është shumë më e keqe se shëmtija e jashtme; sa shumë që gëzohet djalli nga kjo gjendje e njeriut. Kërkojmë mbrojtjen e All-llahut nga djalli dhe dështimi.

Duaja: Duaja është armë e besimtarit në çdo rast, qoftë kur kërkon prej All-llahut mbrojtje nga e keqja, problemet dhe sjellja e keqe apo kërkon strehim tek Ai nga rënia në kufër ose keqbërje si shkak i zemërimit. Një ndër gjërat që e shpëton njeriun në këto raste është të jetë i drejtë si në raste zemërimit ashtu edhe në rastet kur është i qetë.[12]

Një ndër duatë profetike është edhe kjo:

اللَّهُمَّ بِعِلْمِكَ الْغَيْبَ وَقُدْرَتِكَ عَلَى الْخَلْقِ أَحْيِنِي مَا عَلِمْتَ الْحَيَاةَ خَيْرًا لِي وَتَوَفَّنِي إِذَا عَلِمْتَ الْوَفَاةَ خَيْرًا لِي اللَّهُمَّ وَأَسْأَلُكَ خَشْيَتَكَ فِي الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ وَأَسْأَلُكَ كَلِمَةَ الْحَقِّ فِي الرِّضَا وَالْغَضَبِ وَأَسْأَلُكَ الْقَصْدَ فِي الْفَقْرِ وَالْغِنَى وَأَسْأَلُكَ نَعِيمًا لاَ يَنْفَدُ وَأَسْأَلُكَ قُرَّةَ عَيْنٍ لاَ تَنْقَطِعُ وَأَسْأَلُكَ الرِّضَاءَ بَعْدَ الْقَضَاءِ وَأَسْأَلُكَ بَرْدَ الْعَيْشِ بَعْدَ الْمَوْتِ وَأَسْأَلُكَ لَذَّةَ النَّظَرِ إِلَى وَجْهِكَ وَالشَّوْقَ إِلَى لِقَائِكَ فِي غَيْرِ ضَرَّاءَ مُضِرَّةٍ وَلاَ فِتْنَةٍ مُضِلَّةٍ اللَّهُمَّ زَيِّنَّا بِزِينَةِ الإِيمَانِ وَاجْعَلْنَا هُدَاةً مُهْتَدِينَ ‏”‏ ‏.‏

O All-llahu im, të lus me diturinë Tënde mbi të fshehtën dhe me fuqinë Tënde mbi krijesat, që të ma zgjatësh jetën, nëse jeta ime është më e mirë për mua, si dhe të lutem të më bësh të vdekur, nëse vdekja ime është më e mirë për mua. All-llahu im, më bëj të frikësohem në vetmi dhe në publik; më bëj që ta flas të vërtetën kur jam i disponuar dhe kur jam i hidhëruar, të kërkoj që të jem i matur gjatë varfërisë dhe pasurisë, të lutem më jëp begati të pashtershme, të lutem të më bësh të kënaqur me atë që më ke caktuar, më jep jetë të qetë pas vdekjes, më dhuro shikim të këndshëm në Fytyrën Tënde dhe mallëngjim për takimin Tënd pa vështirësi dhe sprovim. O All-llahu im, na zbukuro neve me bukurinë e besimit dhe na bëj udhëzues dhe udhërrëfyes për të tjerët.

[1]Ahmedi, 2/236; hadithi është i vërtetuar

[2]Ahmedi, 5367, u vlerësua si hasen (I mirë) në Sahih el-Xhami’, 3859

[3]Transmeton El-Bezari, Ibën Haxheri tha se zinxhiri I hadithit është I vërtetë, El-Feth, 10/519.

[4]Mutefekun alejh. Fethul Bari, 10375

[5]Ebu Mes’ud el-Ensariu (All-llahu qoftë I kënaqur me të) transmeton: “Një njeri I tha të Dërguarit të All-llahut: ‘O Resulullah, unë vonohem në namazin me xhemat sepse filan imami po e zgjat namazin shumë. I Dërguari I All-llahut u hidhërua aq shumë saqë asnjëherë nuk e kam parë të hidhëruar sikur atë ditë dhe tha: ‘O ju njerëz, ka prej jush që i largojnë njerëzit nga feja, prandaj kush është imam le të falet shkurt sepse pas tij ka të sëmurë, të dobët dhe nevojtarë (që punojnë).” (Ibën Maxhe)

[6]Aisha (All-llahu qoftë I kënaqur me të) transmeton: “Profeti salallahu alejhi ue selem hyri tek dhoma ime dhe pa një perde me figura (të kafshëve). Iu skuq fytyra, e kapi atë dhe e grisi. Më pas tha: ‘Ata që vizatojnë figura do ta kenë dënimin më të ashpër në ditën e Gjykimit.” (Buhariu)

[7]Kurejshët u brengosën shumë në rastin kur një grua nga fisi Mahzumij kishte vjedhur. Ata thanë: “Askush nuk ka mundësi të ndërmjetësojë tek Profeti salallahu alejhi ue selem përveç Usames i cili është i dashur tek ai. Pasi Usame kërkoi ndërmjetësim tek Profeti për këtë rast, ai u zemërua dhe tha: “A kërkon ndërhyrjen time për dënimin e urdhëruar nga All-llahu?”, e më pas iu drejtua edhe njerëzve duke thënë: “O ju njerëz! Popujt para jush u shkatëruan sepse kur vidhte ndonjë i pasur ata e linin atë, ndërsa kur vidhte një i dobët, ata zbatonin dispozitat e dënimit mbi të. Pasha All-llahun, poqëse do të vidhte Fatimja, e bija e Muhammedit, do t’ia prisja dorën!” (Buhariu)

[8]Transmeton Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të): Në një rast na u drejtua i Dërguari i All-llahut duke thënë: “O ju njerëz, All-llahu ua ka obliguar Haxhxhin, andaj kryjeni atë.” U ngrit një njeri dhe pyeti: “O i Dërguari i All-llahut, a e kemi obligim për çdo vit kryerjen e Haxhxhit?” I Dërguari I All-llahut nuk iu përgjigj, mirëpo personi në fjalë vazhdoi të pyet të njëjtën pyetje tri herë, në çka i Dërguari i All-llahut tha: “Po të kisha thënë ‘Po’, do t’u bëhej obligim Haxhxhi për çdo vit.” Dhe vazhdoi: “Andaj më lini në atë ju kam lënë, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan nga pyetjet e shumta dhe kundërshtimi i profetëve të tyre. Prandaj, nëse ju urdhëroj diçka bëjeni atë sa të keni mundësi, e nëse ju ndaloj diçka lëreni atë.” (Muslimi)

[9]Buhariu

[10]Transmeton Muslimi

[11]Nëse burri divorcon gruan në momente kur është i zemëruar dhe nuk din çfarë flet, ky divorc nuk vlenë. I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nuk ka divorc dhe lirim të robit në çaste të zemërimit.” (Vërtetoi Hakimi)

Megjithatë, nëse i zemëruari është i vetëdijshëm për fjalët që i thotë, atëherë këto fjalë pranohen duke u bazuar në hadithin profetik:

“…….

[12]Sahih el-Xhami, 3039

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here