A vjen risku (nafaka) vet?

0
227

Një ditë, një njeri e pyeti imam Ahmed b. Hanbelin: “Çfarë mendon për një njeri i cili qëndron në shtëpi apo në xhami, kurse pret që vetë furnizimi t’i vijë dhe ta gjej aty ku është? Imami tha: Ky është një injorant. Pejgamberi a.s., ka thënë: “Furnizimi im është vendosur nën hijen e heshtës sime”. (Imam Buhariu, Imam Ahmedi).

Po ashtu, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në Allahun xh.sh., ashtu siç duhet në të vërtetë, Allahu do t’ju furnizonte edhe juve sikur që e furnizon zogun, i cili del (nga folja e tij) i urritur dhe kthehet i ngopur.” (Ibn Maxhe, Tirmidhiu).

Pra, nga kjo thënie e bekuar, kuptohet se edhe zogu fluton vazhdimisht për të kërkuar dhe gjetur rizkun, e nuk qëndron vetëm duke pritur që t’i vijë rizku vet te goja.

Të gjithë pejgamberët e Allahut, madje edhe i Dërguari i fundit, Muhammedi a.s., së bashku me Sahabët dhe njerëzit e mirë, kanë punuar dhe janë ushqyar me punën e duarve të veta.

Shaban Tairi

(Islampress)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here