VIZITA DHE BISEDA ME TË SËMUARIN

0
198

Shejh Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Është mirë për vizitorin t’i kujtojë të sëmurit pendimin, mirëpo nuk ia thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë sepse mund të dëshpërohet e të thotë me vete se sikur sëmundja ime të ishte e parrezikshme, nuk do të më këshillonte për t’u penduar. Mirëpo i përmend ndonjë ajet kur’anor apo hadith në të cilin lavdërohen të penduarit, në mënyrë që t’i vijë ndër mend të sëmurit. Është mirë t’ia kujtojë testamentin, por mos t’i thotë lër testament sepse të është afruar exheli. Nëse ia thotë kështu, do të dëshpërohet, mirëpo i kujton ndonjë rast që edhe i sëmuri e di. Për shembull i thotë: -Filani kishte pasur borxh, por ishte i përpiktë dhe i këshillonte njerëzit e familjes që t’ia lanin borxhin dhe fjalë të ngjashme me këto, me të cilat ai nuk dëshpërohet.”

KOMENTAR I LIBRIT RIJADU SALIHIN (1/65).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here