Vetëtima ,shkenca dhe thënia Profetit alejhi selam

0
224

Në hadithin e kalimit mbi urën e Siratit, ky hadith konsiderohet prej haditheve në të cilat manifestohet mrekullia shkencore. Ky hadith është fjala e të Dërguarit, paqja e Zotit qoftë mbi të:
“A nuk e ke parë vetëtimën se si e shpërndan dritën dhe sa hap e mbyll sytë, ajo kthehet(Muslimi),për faktin se është vërtetuar përputhshmëria e plotë ndërmjet fjalëve të Profetit dhe ndërmjet asaj që kanë zbuluar shkencëtarët kohët e fundit, proceset e ndërlikuara dhe detajet që ndodhin gjatë shkëlqimit dhe shpërndarjes së dritës së vetëtimës. Shkencëtarët kanë vërejtur se çdo shkëlqim i vetëtimës ndodh me zbritjen e rrezeve nga vetëtima nga retë në drejtim të Tokës dhe kthehet! Në këtë hadith sinjalizohet se i Dërguari, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka folur për etapat e vetëtimës me një hollësi të jashtëzakonshme, madje e ka caktuar edhe kohën e saj. Ndoshta habitemi kur mësojmë se koha e duhur për shkrepjen e vetëtimës është po ajo kohë sa për të hapur e mbyllur sytë! Këtë e ka lajmëruar i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here