VESET E LIGA!

0
234

Në një nga ditët e shkëlqyera me diell, mësuesja u ligjëronte gjëra të ndryshme nxënësve të saj. Për një çast i erdhi një ide, që ti nxjerrë nxënësit në natyrë dhe tu ligjërojë jashtë. Duke i shijuar rrezet e bukura të diellit. Përderisa të gjithë e shikonin mësuesen se si ligjëronte. Ajo ua drejtoi shikimin duke bërë me dorë drejt një fidani të mbjellë në kopshtin e shkollës. Dhe kërkoi nga një nxënës që të shkojë e ta këpusë atë. Nxënësi shkoi dhe e këputi fidanin. Më pas, pas një shenje me dorë të mësueses. Ai i këputi edhe disa të tjera, pa vështirësi dhe pa u lodhur fare.

Pas kësaj, mësuesja ia bëri me dorë nxënësit që të shkojë e ta këpusë një dru të madh që qe i mbjellë në oborr. Por nxënësi ia ktheu duke i thënë se kjo qe e pamundur. Ngase druri ishte tepër i vjetër dhe i madh dhe assesi skishte mundësi të këputet. Kurse mësuesja buzëqeshi dhe u tha fëmijëve:

Këto lule janë si veset tona të liga dhe të këqija: sa më shumë që vjetërsohen apo qëndrojnë të gjalla për një kohë më të gjatë, aq më rëndë është për ne që ti largojmë ato, madje mund mbeten të rrënjosura brenda nesh përgjithmonë.
Me të vërtetë, është më lehtë për ne që ta ndryshojmë gjendjen tonë pa kaluar shumë kohë, pas së cilës do të ishte shumë e vështirë për ti larguar veset e këqija nga ne. Prandaj, ai që rritet me vese të liga, do të mbetet i tillë përgjithmonë, përderisa nuk e ndryshon veten e tij sa më herët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here