Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë

0
248

Allahu me madhështinë e Tij krijon dhe zgjedh nga krijesat atë çka dëshiron.

Ka krijuar xhenetet dhe ka zgjedhur Xhennetul-Firdeus. Ka krijuar melaiket dhe ka zgjedhur Xhebrailin, Mikailin dhe Israfilin. Ka krijuar njerëzimin dhe ka zgjedhur ndërmjet tyre pejgamberët, e nga vetë pejgamberët ka zgjedhur Muhamedin (s.a.). Ka krijuar ymetet (popujt) dhe ka zgjedhur prej tyre ymetin e profetit Muhamed. Ka krijuar kohërat (kohët), muajt, ditët dhe netët dhe ka veçuar nga muajt Ramazanin, nga ditët e vitit ditën e Kurban Bajramit, nga ditët e javës, Ditën e Xhuma, ndërsa nga netët, Natën e Kadrit. Ka krijuar vendet dhe zonat dhe ka zgjedhur nga mesi i tyre Meken, Medinen dhe Shamin.
Për të treguar vlerën e xhamive dhe rëndësinë e tyre, flasin disa ajete kur’anore dhe shumë hadithe të Profetit Muhamed.

Ne Kur’anin Famëlartë Allahu thotë: “E drejta e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që ka besuar Allahun dhe ditën e mbramë, e që efal namazin, jep zekatin e nuk ifrikësohet askujtpërveç Allahut. Ato do tëjenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).” (et-Teubeh, 18).

Profeti Muhamed thotë: “Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Ai do t’i ndërtojë atij njështëpi nëxhenet.” (Buhariu)
“Nga veprat, sevapi i të cilave nuk ndërpritet edhepas vdekjesjanë: … ndërtimi i njëxhamie … .” (Ibn Maxheh)
“Shtatë kategori njerëzish do t’i mbulojë hija e arshit të Allahut nëditën egjykimit: … aiperson zemra, e tëcilit është e lidhur me xhaminë … ” (Buhariu)

Rëndësia e xhamisë

Rëndësia dhe vlera e xhamive shfaqet në arsyet e mëposhtme:

1. Xhamia është faltorja e myslimanit. Vendi në të cilin myslimani i përulet Allahut me zemër të pastër. Në Kur’anin Famëlartë thuhet: “Dhe (mua mëshpallet) se vërtetxhamitë janë veçanti për ta adhuruar Allahun, e mos adhuroni në to askënd tjetër meAllahun”. (el-Xhinn, 18)

2. Xhamia është kuvendi i myslimanëve. Vendi në të cilin myslimanët vijnë për t’u bashkuar e jo për t’u hidhëruar, për t’u ndihmuar e këshilluar e jo për t’u përçmuar, për të treguar unitetin e tyre në përuljen dhe nënshtrimin ndaj Allahut e jo për të treguar kryelartësinë dhe mendjemadhësinë ndaj njeritjetrit.

3. Xhamia është shkolla e parë e myslimanëve. Vendi në të cilin merren bazat e edukatës Islame, djepi në të cilin ushqehet dashuria për dituri dhe kulturë. Nga xhamitë kanë dalë dijetarët dhe imamët e mëdhenj, kolosët e dijeve Islame. Në xhamia janë diskutuar, debatuar dhe shpjeguar dituritë e ndryshme islame, shkencore dhe shoqërore.

4. Xhamia është simbol i vëllazërisë islame. Ajo është zanafilla e bashkimit mes myslimanëve, është themeli i barazisë së myslimanëve para Allahut. Nga gjërat e para për të cilat u interesua Pejgamberi sapo mbërriti në Medine ishte ndërtimi i xhamisë, sepse ajo është vendi i namazit, e namazi është lidhja më e fortë mes robit dhe Krijuesit.

Xhamia ishte vendi ku profeti Muhamed (s.a.) tubohej me sahabet e tij, vendi ku i edukonte dhe këshillonte ata, vendi ku priste dërgatat e fiseve të ndryshme, vendi në të cilin gjykonte dhe zgjidhte problemet jetësore mes njerëzve, vendi ku grumbullonte zekatin dhe sadakanë e myslimanëve, vendi ku strehonte sahabet e varfër, vendi i parë në të cilin Profeti ndalonte kur kthehej nga ndonjë udhëtim.

Thënë shkurt, xhamia ka qenë institucion shumë funksional. Ndonëse e thjeshtë, e ndërtuar me baltë dhe e mbuluar me gjethe hurme e palme, roli i saj në shoqërinë e profetit Muhamed ka qenë madhështor.

“… Një xhami, e cila qëprej ditës sëparë është themeluar në respekt dhe devotshmëri ndaj Allahut, është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen, eAllahu i do tëpastërtit.” (et-Teubeh, 108)

Rregullat e xhamisë

1. Kur myslimani hyn në xhami, është e pëlqyeshme që të hyjë me këmbën e djathtë duke thënë:

“Bismil-lah, All-llahum-me sal-li ala Muhammed, All-llahum-meftah li ehvahe rahmetike”

që do të thotë: “Me emrin e Allahut, o Allah dërgo salavate mbi Pejgamberin, o Allah mi hap dyert e mëshirës Tënde”

2. Kur myslimani del nga xhamia, është e pëlqyeshme të dalë me këmbën e majtë dhe të thuhet:

“Bismil-lah, All-llahum-me sal-li ala Muhammed, All-llahum-me in-ni es-eluke minfadlike.”
që do të thotë: “Me emrin e Allahut, o Allah dërgo salavate mbi Pejgamberin, o Allah unë kërkoj nga mirësitë Tuaja.”

3. Q_ëndrimi në xhami është ibadet, gjë e pëlqyeshme, e sidomos kur shoqërohet me leximin e Kuranit, me përmendjen e Allahut, me qëndrimin në I’tikaf, me prezantimin në një ligjëratë, apo me pritjen e namazit. Profeti Muhamed thotë:

“Me të vërtetë xhamitë kanë frekuentues të rregullt, me të cilët melaiket qëndrojnë me ta, e nëse mungojnë, melaiketpyesin për ta, e nëse sëmuren melaiket i vizitojnë ata, e nëse janë në nevojë, melaiket i ndihmojnë ata” (Ahmed)

“Për një mysliman që e zë xhaminë si vend për tëfalur namaz dhe për të përmendur Allahun, përveçse Allahu gëzohet me të që kur del nga shtëpia, ashtu siç gëzohet familja kur i kthehet një anëtar i saj nga larg’.’ (Ahmed)

“Për myslimanët që mblidhen në një nga shtëpitë e Allahut (xhamiat) për ta lexuar Kuranin dhe për t’ia mësuar atë njeritjetrit, përveçse mbi ta zbret qetësia dhe paqja, ata i kaplon mëshira, rrethohen nga melaiket dhe Allahu i përmend ata.” (Muslim)

Ebu Derdaja e ka këshilluar djalin e tij me këto fjalë: “O djali im, xhamia duhet të jetë shtëpia (vendqëndrimi ) yt, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Xhamitë janë vendqëndrimet e njerëzve të devotshëm. Ai që e ka xhaminëpër vendqëndrim, Allahu igaranton atij mëshirën dhe kalimin e sigurt mbi Urën e Siratit”. (et-Taberani)
A nuk dëshiron secili prej nesh të jetë i ftuari dhe miku i Allahut?

Xhamia është shtëpia e Allahut dhe ne jemi mysafirët e Tij për sa kohë që qëndrojmë në xhami. Profeti Muhamed thotë: “Kush merrabdes nështëpi dhe eplotëson abdesin e tij, pastaj vjen në xhami, ai konsiderohet mysafir i Allahut. Dhe është e drejtë e Allahut (i takon Atij) ta nderojë mysafirin” (et-Taberani)

4. Është e pëlqyeshme që të pritet namazi duke qëndruar në xhami dhe jo duke pritur në klub apo rrugë. Profeti Muhamed thotë:

“Çdonjëri ngaju do tëvazhdojëtëketë sevapet etë qëndruarit në namaz, përderisa është dukepritur namazin. Nuk epengon atë që të kthehet nështëpinë e tij veçse namazi.” (Buhariu)

“Melaiket do të vazhdojnë të luten duke thënë: O Allah fale, o Allah mëshiroje për çdonjërin nga ju, përderisa ai qëndron në vendin që u fal derisa ta ketë prishur abdesin.” (Buhariu )

Allahu me mirësitë dhe mëshirën e Tij shpërblen ata persona që ecin për në xhami, e mos pyet për ata që qëndrojnë në xhami!

Profeti Muhamed iu drejtua shokëve të tij: “A dëshironi t’ju tregoj për ata vepra me anë të të cilave Allahu i shlyen gjynahet dhe i lartëson gradët në xhenet?”. Iu përgjigjën: Po. Tha: “Plotësimi i abdesit në vështirësi, shumimi i hapave për nëxhami dhepritja e namazitpas namazit.” (Muslim)

“Përgëzoji me dritë tëplotëDitën e Gjykimit, ata të cilët ecin për në xhami në errësirë” (Tirmidhi)

5. Është traditë e profetit Muhamed (a.s.) që të falen dy rekat namaz për atë që hyn në xhami, në shenjë respekti dhe nderimi për xhaminë. Profeti Muhamed thotë:

“Nëse hyn dikush nga ju në xhami, le t’i fali dy rekat namaz para se të ulet.” (Buhariu)

Ebu Katade thotë: “Kam hyrë në xhami dhe Pejgamberi po qëndronte ulur mes njerëzve, kështu që u ula edhe unë. Profeti m’u drejtua dhe më tha: “Ç’të pengoi që t’i falësh dy rekat para se të uleshe?” I thashë: O i Dërguari i Allahut, ju pashë juve dhe njerëzit ulur. Më tha: “Nëse hyn dikush nga ju në xhami, të mos ulet pa i falur dy rekat.” (Muslim)

6. Xhamitë duhet të ruhen të pastra dhe të mirëmbahen. Të gjithë krenohemi se Islami është fe e pastërtisë, se Islami na mëson të jemi të pastër në trupin, veshmbathjet dhe shtëpitë tona. Dhe normalisht, ajo pastërti me të cilën na urdhëron Islami duhet të pasqyrohet edhe në xhamitë tona.

Mirëmbajtja e xhamisë nuk është obligim vetëm për një person, por të gjithë myslimanët janë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e saj. Nëse të gjithë jemi të kujdesshëm për pastërtinë e shtëpive tona, duhet patjetër që të jemi të interesuar edhe për pastërtinë e shtëpisë së Allahut, xhamisë.

Është i njohur në mesin e myslimanëve rasti, kur një beduin (endacak shkretëtire) në kohën e profetit Muhamed (a.s.), hyri dhe urinoi në xhami. Shokët e Profetit menjëherë u ngritën dhe filluan t’i bërtisnin. Profeti Muhamed, me urtësinë dhe butësinë e tij, i qetësoi ata dhe i urdhëroi që të hidhnin ujë e të pastrohej xhamia nga ndotja. Pastaj iu drejtua beduinit duke e këshilluar: “Xhamitë nuk janë vend për papastërti, ato janë vende ku përmendet Allahu dhe lexohet Kurani”. (Muslim)

Në një rast tjetër, profeti Muhamed duke u falur me shokët e tij, i hoqi pantoflat e tija dhe i vendosi në të majtë të tij. Sahabet kur e panë një vepër të tillë, i hoqën edhe ata pantoflat e tyre. Pasi mbaroi namazi, Profeti i pyeti ata: “Pse i hoqët pantoflat tuaja? I thanë: Ju pamë juve t’i hiqnit dhe i hoqëm edhe ne. Profeti tha: Mua më lajmëroi Xhebraili se pantoflat e mia ishin të papastra. Pastaj tha: “Nëse vjen dikush në xhami, le t’i shikojëpantofiat e tija, nëse janë tëpapastra le t’ifshijë (pastrojë) ato, pastaj le tëfalet me to”. (Ebu Davud)

Xhamia e Profetit ka qenë e shtruar me zall dhe myslimanët në atë kohë janë falur me pantofla apo këpucë. Sot ne falemi me çorape, prandaj edhe le t’i shikojmë çorapet tona nëse janë të papastra apo jo. Çorapi i papastër e prish higjenën e xhamisë.

Aishja (r.a.) tregon se: “Profeti Muhamed ka urdhëruar të ndërtohen xhami nëpër fiset arabe, të mbahen pastër dhe të lyhen me erë të mirë”. (Ebu Davud)

7. Islami nuk e ka ndaluar bisedën në xhami, sepse vetë Profeti ka biseduar dhe diskutuar me sahabet e tij në xhami. Normalisht bëhet fjalë për bisedë të lejuar, sepse biseda e ndaluar nuk lejohet, pa marrë parasysh se a jemi në xhami apo jashtë saj. Me bisedë të ndaluar kam (kemi) për qëllim: thashethemet, përgojimet, mashtrimet, fyerjet, sharjet etj. Gjithashtu biseda e kotë, e pavlerë dhe e padobishme nuk është e pëlqyeshme në xhami, por as edhe jashtë xhamisë. Allahu i ka cilësuar myslimanët e devotshëm në Kuran:

“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilëtjanë tëpërulur dhe të kujdesshëm gjatëfaljes së namazit dhe ata, të cilët i shmangen të kotës (Jjalë apunë).” (el-Mu’minun,l-3)

“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnëpranë të kotës, kalojnë duke e ruajtur karakterin e tyre.” (el-Furkan, 72)

“Dhe kur dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie i kthejnë shpinën dhe thonë: Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshi largnesh, ne nuk na duhen injorantët” (el-Kasas,55)

Po ashtu, përjashtohet biseda ditën e xhuma, kur imami është duke mbajtur hutben, sepse në këtë moment nuk lejohet biseda.

Kurse zhurmat apo bisedat e panevojshme e me zë të lartë në xhami, për më tepër kur ndokush është duke u falur, nuk lejohet.

Es-Saib ibn Jezid thotë: “Isha duke qëndruar në xhami, kur më thirri Umeri dhe më urdhëroi: Shko m’i sill ato dy persona (që po qëndronin në xhami). Pasi ia solla, Umeri iu drejtua atyre me këto fjalë:

– Nga jeni?
– Nga banorët e Taifit.
Umeri i tha:
– Sikur të ishit nga banorët e Medines do t’ju kisha dënuar (goditur), sepse po ngrinit zërin në xhaminë e Pejgamberit.” (Buhariu)

Teksa qëndronte në I’tikaf në xhaminë e tij, Profeti Muhamed (a.s.) dëgjoi sahabet teksa ngrinin zërin duke lexuar Kuran. Në këtë rast, Profeti iu drejtua atyre: “Gjithsecili nga ju e thërret dhe i lutet Zotit të tij, prandaj mos e shqetësoni dhe mos e ngatërroni njëritjetrin. Mos e ngrini zërin duke lexuar Kuran”. (Ebu Davud)
Nëse me Kuran është e ndaluar të ngrihet zëri ngaqë ndokush mund të shqetësohet, normalisht as zhurmat dhe bisedat e kota që prishin qetësinë nuk lejohen në xhami. Xhamia është vend ibadeti dhe jo vend muhabeti.

8. Nuk lejohet shitblerja në xhami. Xhamia nuk është pazar apo vend tregtie mes njerëzve. Profeti Muhamed ka thënë: “Nëse e shikoni njëperson qëshet apo blen nëxhami, i thoni atij: Mos të dhëntë Allahu bereqet në shitblerje…” (Tirmidhi)

9. Nuk është e pëlqyeshme kryqëzimi i gishtave në xhami. Ka’b ibn Malik tregon se: “Kam qenë duke qëndruar në xhami me gishtat e dorës të kryqëzuar, kur profeti Muhamed më tha: O Ka’b, nëse je në xhami mos i kryqëzo gishtat e duarve, sepse ti konsiderohesh në namaz, përderisa je duke pritur namazin në xhami”. (Ahmed)

Lexues i nderuar, së fundi, xhaminë e myslimanëve e karakterizon thjeshtësia, qetësia dhe pastërtia. Xhamitë duhet të ndërtohen dhe zbukurohen me xhemat, me kurse, me ligjërata, me dituri dhe me ibadete.

Ibn Abasi thotë: “Do t’i zbukuroni xhamitë tuaja ashtu siç i zbukurojnë jomyslimanët faltoret e tyre” (Ibn Hiban)

Gilman Kazazi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here