Veçoritë e jashtëzakonshme termale të ujit

0
287

Një nga temat që ka të bëjë me librin e Hendersonit është veçoritë termale të ujit. Ai na tërheq vëmendjen se veçoritë termale të ujit janë interesante në 5 drejtime të veçanta. Këto mund t’i radhisim:

1. Siç dihet të gjitha lëndët kur humbasin nxehtësi, tkurren. Edhe lëngjet që njihen, me rënien e temperaturës tkurren dhe humbasin vëllim. Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të lëngjeve janë më të rënda se gjendjet e tyre normale të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar temperature (+4oC) dhe më pas menjëherë në mënyrë të papritur fillon të bymehet. Kur ngrin, bymehet edhe më tepër. Për këtë arsye gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se gjendja e tij e lëngët. Pra, akulli në vend që të notojë në ujë sipas ligjeve faktikisht “normale” të fizikës duhet të fundoset në fund të tij.

2. Me shkrirjen e akullit apo me avullimin e ujit tërhiqet një sasi nxehtësie nga përreth. E kur ndodh e kundërta e kësaj, jepet nxehtësi jashtë. Ky veprim përfaqëson atë term fizik që ne e quajmë “nxehtësia e fshehur”. Të gjitha lëngjet zotërojnë nxehtësi të fshehur. Vetëm se kjo nxehtësi e ujit konsiderohet si më e larta e të gjithave. Në temperatura normale vetëm amoniaku zotëron një energji të fshehtë ngrirjeje më të lartë se uji. Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng nuk mund të matet me ujin.

3. “Kapaciteti termal” i ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur për të rritur një gradë temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet.

4. Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe.

5. Përcjellshmëria termale e gjendjes së ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët.

Mbase të pesta pikat e mësipërme qëndrojnë si veçori teknike-fizike prandaj mbase bëheni kuriozë të dini se ç’rëndësi përbëjnë këto. Këto kanë secila nga një rëndësi shumë të madhe, sepse jetesa në tokë dhe padyshim jeta jonë është e mundur në saje të qenies ekzaktësisht të tilla të veçorive të mësipërme.

H. Jahja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here