Ballina Zgjodhëm për ju. A vdesin engjëjt në momentin kur njeriu të cilin e kishin nën...

A vdesin engjëjt në momentin kur njeriu të cilin e kishin nën mbikqyrje ndërron jetë. Çfarë ndodh me ta?

Rays of sunshine breaks through the dark clouds. Ñoncept of hope for the best, mood changes, enthusiasm, optimism, faith in our own strength, the breakthrough goal

Komisioni i Përhershëm i fetvave është pyetur: “Desha të di në lidhe me engjëjt që janë ngarkuar për të regjistruar veprat e njeriut gjatë jetës së tij, ‘mbikëqyrësit e rreptë’ që shënojnë çdo fjalë apo vepër të njeriut. A vdesin ata kur njeriu të cilin e kishin nën mbikeqyrje ndërron jetë. Çfarë ndodh me ta?

Përgjigjja e Komisionit të Fetvave: Çështjet që kanë të bëjnë me engjëjt dhe veçoritë e tyre, bëjnë pjesë në dijen e fshehtë (gajbin). E vetmja mënyrë për të mësuar rreth tyre është nëpërmjet shpalljes hyjnore, Kuranit dhe traditës profetike.

Nuk ekziston asnjë tekst që të na tregojë nëse engjëjt e ngarkuar për shkrimin e veprave vdesin me vdekjen e njeriut që kishin nën mbikëqyrje. Po ashtu nuk ekziston asnjë tekst nga Kurani dhe tradita profetike e saktë që të na tregojë nëse ata jetojnë, apo të na tregojë se ç’ndodh me ta.

Kjo çështje i takon Allahut dhe ne nuk jemi obliguar të pohojmë se çfarë ndodh me ata engjëj, e natyrisht që nga kjo çështje nuk varet asnjë adhurim. Kjo pyetje dhe të ngjashmet me të janë angazhim rreth çështjeve të cilat nuk sjellin asnjë dobi.

Duke u nisur nga kjo, e këshillojmë pyetësin që të mos interesohet për çështje të cilat nuk i sjellin dobi. Përkundrazi, njeriu duhet të pyesë dhe të interesohet për çështje që i bëjnë dobi atij dhe muslimanëve të tjerë, qoftë ajo dobi që ka të bëjë me jetën e kësaj bote apo që ka të bëjë me të mirat e botës tjetër.”

“Komisioni i Përhershëm i Fetvave” 2/185

Përktheu Edmond Ajdini