Vazhdon aksioni: Në Ferizaj konfiskohen afro 1 ton mish dhe nënprodukte të mishit

0
210

Inspektorati Komunal ka konfiskuar afro 1 ton mish dhe nënprodukte të mishit në Ferizaj.

Kjo pasi kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka kërkuar që të rritet kontrolli dhe kushtet higjeno-sanitare në subjektet afariste që operojnë në territorin e Ferizajt.

“Sot Inspektorati Komunal me inspektorët e veterinarisë, sanitarisë dhe të tregut kanë zhvilluar një aksion të gjerë në disa subjekte afariste për kontroll sanitare të produkteve, me ç’rast kanë hasur në produkte dhe nënprodukte të mishit të skaduara, prishura dhe dëmtuara”, thuhet në njoftimin për media.

“Me këtë rast, inspektorët komunal kanë konfiskuar një sasi prej afro 1 ton mish, nënprodukte të tij dhe produkte të tjera shtazore të cilat janë konstatuar si të prishura, dëmtuara dhe skaduara”.

“Inspektorët komunal kanë proceduar këtë aksion duke bërë menjëherë asgjësimin e kësaj sasie produktesh dhe për të njëjtat, bazuar në ligjet në fuqi, do të iniciohet procedurë pranë organeve gjyqësore”.

Ky aksion sipas njoftimit do të vazhdohet dhe zgjerohet edhe ditëve në vijim.

Ndërkaq, konfiskime të mishit ka pasur edhe në komuna të tjera.

Dje gjatë ditës janë konfiskuar dhe asgjësuar e 1.1 toni mish të prishur në marketet Viva Fresh dhe ETC në Mitrovicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here