Vallë, cila ka qenë ndjesia e tyre?

0
517

Cila ka qenë ndjesia e Muadh bin Xhebelit ndërkohë që Profeti (alejhi selam) i thoshte: “Pasha Allahun, unë të dua, o Muadh!”?

Cila ka qenë ndjesia e Abdullah bin Abasit ndërkohe që Profeti (alejhi selam) pasi e përqafon i thotë: “O Zot, mësoja atij librin (Kuranin)!”?

Ç’ndjesi ka patur Ali bin Ebi Talib pasi mësoi se Profeti (alejhi selam) tha: “Do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe Profetin, dhe e do Allahu dhe Profeti.”?

Ç’ndjesi ka patur Sad iben ebi Uekas kur Profeti (alejhi selam) i tha: “Gjuaj, o Sad, t’u bëftë kurban nëna dhe babai im!”?

Ç’ndjesi ka patur Uthman bin Afani kur përgatiti ushtrinë e Tebukut dhe dëgjoi Profeti (alejhi selam) të thoshte: “Pas kësaj dite s’e dëmton Uthmanin asgjë.”?

Ç’ndjesi ka patur Ebu Bekri kur Profeti (alejhi selam) tha: “Nëse do ta kisha marrë dikë (nga krijesat) mik, ai do të kish qenë Ebu Bekri.”?

Ç’ndjesi kanë patur ensarët kur Profeti (alejhi selam) tha: “Dashuria e ensarëve është shenjë e besimit, ndërsa urrejtja e tyre është shenje e hipokrizisë.”?

Ç’ndjesi kanë patur sahabët ndërkohë që e shihnin Profeti (alejhi selam) mëngjes dhe mbrëmje?

Por, më e bukura nga të gjitha këto, ç’ndjesi duhet të kemi ne kur ta takojmë Profeti (alejhi selam) e ai të thotë: “Ju jeni ata që kam patur mall t’i shoh, ju jeni vëllezërit e mi të cilët më besuat edhe pse nuk mundet të më shihnit.”?

O Allah, bëna edhe ne prej tyre!