USHQIMET E PREFERUARA TE MUHAMEDIT ALEJHI SELAM

0
375

Hurma, qumështi, mjalta, mishi, kungulli, ulliri ishin ushqimet e preferuar te Muhamedit (Alejhi Selam)
Hurma:
Hurma është një pemë e viseve të ngrohta arabe ndërsa në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët.
Xhabiri dhe Ebu Seidi r.a. kanë shënuar se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhiu we selam ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xhenneti. Ato janë antidote (kundërhelm) kundër helmimit, burim i pasur në rritjen e sasisë së spermës , ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetuar nga imam Nesaiu dhe Ibn Maxhxhe, Tirmidhiu, 2067, thotë se është hasen; Ahmedi, 3/48; Ibn Maxhxhe, 3453)
Qumështi:
Pirja e qumështit bën mirë për kujtesën tuaj. Kjo është deklaruar nga një grup hulumtuesish nga Universiteti i Maine, të cilët kanë treguar se pirja e të paktën një gotë qumësht në ditë, madje edhe në moshën e rritur, ndihmon për të mbajtur trurin të ri dhe “elastik”.
Hulumtimi është kryer mbi 900 njerëz, burra dhe gra, të moshës mes 23 dhe 98 vjet. Pavarësisht nga mosha shfaqjet më të mira janë marrë nga ata që kanë deklaruar një përdorim në rritje të qumështit dhe produkteve të tij.
Mjalti:
Mjalti është nektar (lëng i ëmbël) dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhe është kthyer në shurup të pasur.
Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndërsa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur. Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roja, kurse e mbledhin nëpër vise malore dhe drurët e tyre. Pastaj kullohet dhe, përpos një sasie poleni dhe enzimesh, shumica e papastërtive eleminohen.
Mjaltin e prodhojnë bletët punëtore që e thithin nektarin e luleve me thumbin e tyre si gjuhë dhe e depozitojnë në mjaltë të lukthit. Pastaj bleta e kthen mjaltin dhe e depoziton në qeliza ose me të i ushqen brumbujt. Bleta punëtore e bart polenin në shportat e polenit që i mban në këmbët e përparme.
Në Sahihun e Buhariut është shënuar që Ibn Abasi, r.a., ka cituar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam, i cili ka thënë: “Shërimi gjendet në mes të përdorimit të shurupit të mjaltit, lëshimit të gjakut duke prerë lëkurën dhe kauterizimit me zjarr, por unë ia kam ndaluar kauterizimin umetit tim.”
Në këtë hadith, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, i ka dhënë përparësi përdorimit të mjaltit si pastrues i rëndësishëm, si freskues i lehtë, mbi laksativët
e hidhur.
Kungulli:
Në fakt, fjala jaktin në arabisht nuk tregon vetëm kungullin, por shënon çdo lloj bime tjetër që ka kërcell zvarritës, si shalqini apo kastraveci.
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Ne bëmë që një bimë kungulli (jaktin) të rritej deri mbi shtatin e tij (profetit Junus).” [Saffat, 146]
Fjala jaktin e përdorur në këtë ajet do të thotë ‘kungull’, i cili ndryshe quhet (në arabisht) edhe dubba.
Në dy Sahih-ët shënohet se, njëherë, një rrobaqepës e ftoi Pejgamberin alejhi selam në shtëpi për të ngrënë një vakt që ai kishte përgatitur. Bashkë me Pejgamberin alejhi selam shkoi edhe Enesi (r.a.). Rrobaqepësi u nxori bukë prej elbi dhe një supë me kunguj e pastërma. Enesi rrëfen: “Unë e pashë vetë se si i Dërguari i Allahut alejhi selam i gjurmonte copat e kungullit nëpër pjatë, dhe që atëherë kungulli u bë shumë i dashur për mua.”
Ebu Taluti tregon: – Kur hyra njëherë tek Enes ibn Maliku, ai ishte duke ngrënë kungull e duke thënë (duke iu referuar kungullit): “Ti je një bimë shumë e dashur për mua, sepse Pejgamberi alejhi selam të pëlqente shumë kur të hante.”
Ulliri:
Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur: “Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar”
Allahu thotë në Kur’an:
“Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe mëlmësa për ngrënësit.” (Mu’minun, 20)
Nga Alkame ibn Amir na vjen hadithi vijues: “Çdo lloj ulliri është për ju, prandaj lyhuni me vaj ulliri, pini se vaji i ullirit ndihmon ata që kanë probleme me hemorroide.”
Pejgamberi s.a.u.s këshillon pirjen e vajit të ullirit nga të sëmurët me pneoumoni. Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegjeve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.
Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatien me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegje të lëkurës, duke ndhuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here