Ndodhi besnikërie
Nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- përcillet se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:
Një burrë i bleu një tjetri tokën e tij dhe blerësi në tokën e blerë gjeti një qyp me florinj. Njeriu që bleu tokën i tha ish-pronarit të saj:
-Merri këta florinj nga unë, sepse unë të bleva tokën dhe jo florinjtë. Por ai që i shiti tokën i tha:
-Unë të shita tokën dhe çfarë kishte në të.
Por ata të dy shkuan për të gjykuar tek një i tretë, që u tha:
-A keni fëmijë?
-Kam një djalë. – Tha njëri prej tyre. Ndërsa tjetri tha:
-Kam një vajzë.
-Martojeni djalin me vajzën, atë pasuri shpenzojeni për ata të dy dhe jepeni sadaka. – U tha ai.
(Buhariu dhe Muslimi)
“Mëso fenë tënde”
Burimi Jetës