TY, TË TË MJAFTOJË ALLAHU

0
523

Të të mjaftojë Allahu!
Atëherë kur njerëzit të jepen pas dynjasë, ty të të mjaftojë Allahu, kur ata të gëzohen me dynjanë, ti gëzohu me Allahun, kur ata të shoqërohen me të dashurit e tyre, ti gjej prehjen tënde tek Allahu. Kur ata të paraqiten te mbretërit dhe parija e tyre për tu afruar sa më afër, në mënyrë që nëpërmjet tyre të arrijnë krenari dhe pozitë, ti paraqitu (kthehu) tek Allahu, në mënyrë që të arrish kulmin e krenarisë dhe lartësimit.
Dikush prej asketëve (zahidët) ka thënë: Nuk besoj të këtë njeri që e di se ka Xhenet dhe Zjarr e ti kalojë një orë, pa Iu bindur në të Allahut me dhikër, namaz, lexim apo bamirësi.
Dikush i tha: Unë qaj shumë. I tha: Nëse do qaje dhe në të njëjtën kohë e pranon gabimin tënd, do të ishte më e mirë sesa të qash ndërkohë që mburresh me veprën tënde, sepse mburravecit nuk i ngrihet vepra lart, as deri mbi kokën e tij.
Tha: Më porosit, më këshillo. Tha: Lërja dunjanë atyre që janë dhënë pas saj, ashtu siç ata ua kanë lënë Ahiretin atyre qe e duan atë, të jesh në dynja si bleta: nëse do të ushqehet, ushqehet vetëm me të mira, nëse do të bjerë mbi diçka, as nuk e thyen e as nuk e gërvisht atë.

Ibn Kajim – Allahu e meshirofte ne: “ El-Feuaid”