Ky është një tregim i vërtet për një vëlla që është sëmur nga sëmundja eksemes (sëmundje e lëkurës). Kjo sëmundje ka qenë shkak i një depresioni serioz, por All-llahu subhanehu ve ta´ala i ka dhënë që ti shoh disa ëndrra të cilat ia kanë ndryshuar jetën.
Kërkoj mbrojtje nga All-llahu prej shejtanit të mallkuar. Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit.
Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve dhe paqja dhe bekimi qofshin në Muhammedin salallahu alejhi ve selem.
Ky është një tregim i vërtet për një vëlla që është sëmur nga sëmundja eksemes (sëmundje e lëkurës). Kjo sëmundje ka qenë shkak i një depresioni serioz, por All-llahu subhanehu ve ta´ala i ka dhënë që ti shoh disa ëndrra të cilat ia kanë ndryshuar jetën.
“Që nga lindja vuaj nga kjo sëmundje, e cila i ka goditur duart e mia, dhe sot i kam 23 vjet dhe ende vuaj nga e njëjta sëmundje.
Falënderimi i qoftë All-llahut sëmundja nganjëherë tërhiqet për një kohë të gjatë, por prapë kthehet. Shpesh herë kam shikuar në duart (e shëndosha) të njerëzve tjerë, dhe pastaj vija në shtëpi dhe qaja shumë. Kam qenë i keqtrajtuar në shkollën e mesme për shkak të sëmundjes time, dhe janë sjell me mua pa aspak respekt për shkak të fes time, islamit.
Një herë, në shkollë, kam qarë thuajse një orë për shkak të ofendimeve të padurueshme, por mësuesi im nuk ndërmori asgjë sepse e urrente fenë time.
Që nga fëmijëria e kam mësuar Kur´anin çdo natë, dhe e kam lutur All-llahun që të ma largoj këtë breng dhe vuajtje (për shkak të sëmundjes).
Dhe derisa po ua tregoj këtë sytë i kam të mbushur me lot.
Sa më shumë që rritesha edhe dëshira ime për martesë shtohej, dhe çdoherë kam pasur dëshirë për fëmijë, të cilin e kisha edukuar në emër të All-llahut. Por, ishte ajo sëmundja që më ndalte nga martesa. Një ditë në fakultet, e pash një motër të bukur muslimane, mendoj se ka qenë nga Libani, dhe kisha dëshirë ta martoj.
Por për shkak të sëmundjes kam menduar se nuk do të dëshiroj as të më shikoj. Pasha All-llahun më refuzoi në mënyrë hallall, por në zemër e ndiej se ka ndodh për shkak të duarve të mia. Ndihem nganjëherë aq i vetmuar, dhe nuk dal jashtë përderisa duart e mia të mos mbulohen plotësisht. Nuk e fali namazin me xhemat sepse më brengos që dikush nga vëllezërit nuk do të dëshiroj të përshëndetet për dorë me mua për shkak të duarve, ose do të më shikoj keq.
Nuk mund të dal as me miqtë e mi për shkak të brengës se njëri prej tyre mund të mi shoh duart e mia. Kur marr abdes duart e mia aq shumë goditen (preken duke marr abdes) sa që filloj të qaj. Pas abdesit e kryej namazin duke duruar dhimbje të mëdha.
Mendoj se asnjë muslimane nuk do të kishte dëshiruar të martohet me mua, por mundohem të jem i durueshëm.
E vetmja grua që e dëshiroj për vete, është gruaja nga Xhenneti (hyrija).
Kisha dashur të isha me Pejgamberin Ejubin, alejhi selam, sepse edhe ai ka duruar dhimbje të mëdha, dhe nuk do ta kisha ndier vetmin.
Dëshira ime e vetme, tani është të punoj (të mundohem) dhe të vdes për hir të All-llahut.
Ju lutem, vëllezër dhe motra ne islam, bëni dua për mua dhe vëllezërit e tjerë që vuajnë nga sëmundjet që të jemi të durueshëm.
Prapë mendoj se kjo sëmundje është bekim për mua nga All-llahu, sepse All-llahu i sprovon robërit e tij që i donë.
Përafërsisht para tri viteve rashë në një depresion të madh. Aq shumë kam qenë i goditur me këtë (depresionin) kështu për çdo ditë zhytesha më thellë e më thellë.
Do të rrija zgjuar tërë natën, duke i bërë ibadet All-llahut, duke e lutur për mëshirë dhe ndihmë. Mendoja se All-llahu më ka lënë dhe më urren. Me të vërtet mendoja se All-llahu më ka lënë dhe më urren. Dhe pastaj një verë, të cilën asnjëherë nuk mund ta harroj, gjashtë javë me radhë kam ëndërruar ëndrra të cilat me fjalë nuk është e mundur ti përshkruaj në detaje.
Kam aq ëndrra për të ju thënë, por njëra nga ato ka qenë se si qëndroja në një tokë të kuqe, dhe pastaj mu afruan dy musliman, me mjekra të zeza dhe më pyeten a dëshiroj ta shoh Xhehenemin?! Ju thash se dëshiroj ta shoh. Më buzëqeshën, dhe pastaj u nisa me ta. Pash diçka të madhe si një kokë e madhe, me gojë të hapur, edhe pse atë pamje e shoh pikërisht qartë, nuk mundem në detaje ta përshkruaj. Hymë përmes “gojës”, ndërsa brenda gjendeshin dhoma në flak të zezë. Pash njerëz të cilët ishin shtrirë në gjemba, të kthyer në barqet e tyre, të cilat depërtonin përmes trupave të tyre, kështu që bërtitnin nga dhimbja.
Në një dhomë tjetër pash njerëz të cilët shtypeshin në zjarr, dhe kjo vazhdimisht përsëritej.
Në dhomën tjetër pash se si u ndaheshin gjymtyrët nga trupi.
Pasi që i shikova edhe disa dhoma, njëri nga muslimanët më pyeti: ”A është jeta jote më e vështir se kjo që pikërisht e shikove?”
Thash: ”Pasha All-llahun jo!”
Ëndrra më e bukur që e kam ëndërruar ishte me Pejgamberin Muhammedin, alejhi selam.
Në atë ëndërr isha ulur në një hapësirë të errët dhe qaja, përnjëherë u paraqitën para meje dyer të arit. Dyert më thanë që mos të qaj, por të hyjë në këto dyer.
Kur hyra u gjeta në një kopsht të mrekullueshëm. Kishte lloj lloj lulesh dhe me lloj lloj ngjyrash, ujë dhe mjaltë. Në largësi dëgjova qeshje dhe bisedë, andaj u nisa nëpër atë kopsht. Në çdo hap kopshti bëhej më i bukur, më i ndryshëm dhe më ngjyra. E pash një tavolinë nga ari të cilën kurrë deri më tani nuk e kam par. Në tavolinë gjendej ushqim me forma dhe shije të ndryshme. Gjithashtu, në tavolinë gjendeshin enë nga argjendi me pije e cila përmbante, më së paku, njëqind shije dhe ngjyra të ndryshme. Në tavolinë ishin ulur musliman me pamje shumë të bukur. E pash njërin nga muslimanët mbante një shkop në dorën e djathtë, dhe mendova ky me siguri duhet të jetë Musa, alejhi selam. Gjithashtu e pash njërin nga muslimanët, me flok të gjata, se si i binin margaritar nëpër kokën e tij, dhe mendova ky duhet të jetë Isa, alejhi selam. Ishin më së paku njëqind musliman rreth kësaj tavoline. Muslimani i cili gjendej në krye të tavolinës, u kthye dhe më shikoi. MashAllah, kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij. Sytë e tij ishin më të bukur se margaritarët e zinj, ndërsa drita e mrekullueshme e ndriçonte tërë fytyrën e tij. Kur më buzëqeshi e ndjeva nxehësin e erës së miskut të tij i cili e kaploi tërë trupin tim. Më dha selam dhe më thirri me emrin tim të plotë.
E pyeta se kush ishte ai?! Më tha se ishte Pejgamberi i fundit i Allahut dhe se emrin e ka Muhammed ibn Abdullah, salallahu alejhi ve selem. Dëshiroj të ulesh afër meje. Afër tij u krijua një karrige e arit, dhe u ula. Më morri për dore, ndërsa ndjenja ishte aq e këndshme dhe e rehatshme. Mi tha disa fjalë që më bënë të qaj në ëndërr. Më tha: Mos qaj për shkak të vështirësive (sprovave) të cilat të godasin në këtë botë, por qaj për hir të faljes së All-llahut. Mos qaj as mos vuaj sepse All-llahu asnjëherë nuk do të lënë vetëm në musibete (telashe, breng). Ai i përgjigjet besimtarit kur ai e thërret. Ai gëzohet me pendimin e besimtarit. Ai e donë besimtarin i cili lufton për hir të Tij. Dhe në ditën, e cila po afrohet, do të dëshmosh për Mëshirën e Tij ndaj atyre robërve që kanë duruar për hir të Tij!”. I mbylla sytë, dhe pastaj u zgjova në lot, të cilët rridhnin nëpër fytyrën time.
Përktheu: -Robëresha e Allahut-