Home Zgjodhëm për ju. TRE PËRSONA QË ALLAHU NUK U FLET DITËN E GJYKIMIT?

TRE PËRSONA QË ALLAHU NUK U FLET DITËN E GJYKIMIT?

 

Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ve selme ka thënë: “Treve All-llahu xh.sh. nuk do t’u flasë Ditën e Gjykimit, as që do t’i shiko­jë, e as nuk do t’i falë, por do t’i dënojë shumë ashpër.” Kë­të i Dërguari i All-llahut e ka përsëritur tri herë, e Ebu Dherri ka thë­në: “Kanë dështuar dhe kanë pësuar ata, e kush janë ata, o i Dër­guari i All-llahut?” Pejgamberi salallahu alejhi ve selme u përgjigj: “Ai që shet mend me rro­ba, ai që bën intriga dhe shpif dhe ai që e shet pasurinë e vet duke u betuar rrejshëm.”

(Transmeton Muslimi)

Ebu Xhurejji, Xhabir ibni Sulejmi r.a. thotë: “Kam parë një njeri, nga i cili njerëzit nuk e largonin shikimin e tyre dhe çdo gjë që ai thonte, ata e pranonin me zemër.” Pyeta: Kush është ky? Ata më tha­në: “I Dërguari i All-llahut!” Unë atëherë i thashë dy herë: “Alej­kes-selamu, ja Resulull-llah!” (Në ty qoftë paqja, o i Dërguari i All-lla­hut!), e ai më tha: “Mos thuaj: ‘Alejkes-selamu’, sepse ‘alejkes-se­lamu’ është përshëndetje e të vdekurve, por thuaj: ‘Es-selamu alejke.” Transmetuesi pastaj vazhdon e thotë: “Unë atë-herë i thashë: “A je ti i Dërguari i All-llahut?” Ai më tha: “Unë jam i Dër­guari i All-llahut, i Atij që, nëse të ndodh ndonjë fatkeqësi dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta largojë ty atë fatkeqësi, e nëse të ndodh e keqja e vitit dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta bëjë vitin të begatshëm, nëse ti gjendesh në ndonjë mal apo shkretëtirë dhe e humb kafshën tënde, nëse e thërret Atë në ndihmë, Ai do ta kthejë.”Transmetuesi tregon: “Unë pastaj i thashë: “Më obligo me diçka!” Ai më tha: “Mos e fyej askënd!”, dhe vërtet pas kësaj nuk kam fyer askë, qoftë i lirë apo rob, qoftë deve apo dele. “Mos e nënçmo asnjë të mirë, të flasësh fytyrëqeshur me vëllanë tënd, sepse edhe ajo është prej gjërave të mira. Ngreje izarin tënd deri në kërçik, e nëse këtë nuk e do, atëherë deri në zogth të këmbës. Ruhu nga veshja tejet e gjatë, sepse ajo është shenjë e mendjema­dhësisë, ndërsa All-llahu nuk i do mendjemëdhenjtë. Nëse dikush të fyen dhe të turpëron me atë që e di te ti, ti mos e turpëro me atë që e di tek ai. Vërtet turpi do të bjerë mbi të.”

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu me isnad të vërtetë, ndërsa Tirmidhiu thotë hadith hasen sahih)

Previous articleA lejohet për të shkrirë plumb mbi kokë për tu mbrojtur kundër syrit të keq apo magjis?
Next articleSI I LARGON SHEJTANI NJERËZIT NGA RRUGA E DREJTË !?