Trashëgimia që la profeti Muhamed

0
249

Ebu Hurejre radiallahu anhu, njëherë po kalonte neper tregun e Medinës. U ndal në treg dhe tha:

O njerëz të tregut, sa të paaftë jeni!

Ata thanë:
E si është kjo (e mundur) o Ebu Hurejre?

Ai u përgjigj:
Atje tej, po shpërndahet pasuria e të dërguarit të Allahut sal-Allahu alejhi we selem, kurse ju po qëndroni këtu! A nuk dëshironi të shkoni dhe ju e të merrni pjesën tuaj?

Ku është? pyeten ata.

Ai u përgjigj:
Në xhami.

Kështu që ata nxituan për në xhami e Ebu Hurejre priti derisa ata u kthyen. Kur u kthyen u tha:
Si është puna?
Ata u përgjigjen:
O Ebu Hurejre! Ne shkuam në xhami por nuk pamë të shpërndahej ndonjë gjë.

Pastaj Ebu Hurejre i pyeti:
Dhe ju nuk pat askënd në xhami?

Ata thanë:
Në të vërtetë ne i pamë; i pamë njerëzit te faleshin, të tjerë duke lexuar Kuranin e disa të tjerë duke studiuar rregullat rreth hallallit dhe haramit.

Atëherë Ebu Hurejre tha:
Mjerë për ju! Ajo është trashëgimia e Muhamedit sal-Allahu alejhi we selem.”

Burimi:
Transmetohet nga Imam Tabarani Allahu e mëshiroftë në El-Eusat me zinxhir hasen të transmetuesve. Imam Albani Allahu e mëshiroftë gjithashtu e cilëson hadithin hasen në Sahihut-Tergibi uet-Terhib: Vël 1, faqe 19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here