TI BËHU I LUMTUR, EDHE PSE UNË JAM NË PIKËLLIM!!

0
165

Ishin dy burra, të cilët e kishin të njëjtën sëmundje, dhe shëroheshin në të njëjtin spital, dhe qëndronin në të njëjtën dhomë! Njëri nga ta, krevatin e kishte afër dritares, kurse tjetri afër derës hyrëse të dhomës. I pari nga ta, ia përshkruante të dytit bukuritë e natyrës, dhe pemët dhe lulet e ndryshme!

Burri i dytë, i cili krevatin e kishte afër derës, i mbyllte sytë dhe e paramendonte çdo gjë që ia përshkruante shoku i vet! Pas një periudhe, burri i parë ndërron jetë! Shoku i dhomës e pyeti njërën nga motrat medicinale, duke i thënë: Shoku im, i cili ishte afër dritares, kënaqej duke e shikuar bukurinë e natyrës. Begati shumë e madhe!!

Motra medicinale iu përgjigj: Shoku jot, i cili ndërroi jetë, ishte i verbër, nuk shihte gjë! Mirëpo, ai ty ti përshkruante ato gjëra, që ti, të ndjehesh i lumtur dhe me shpresë!!

Me të vërtetë, ekzistojnë njerëz që tentojnë të na gëzojnë, edhe pse ata janë në pikëllim të madh!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here