Home ISLAM TETË PYETJE TË ZAKONSHME PËR TË CILAT KUR’ANI KA DHENË PËRGJIGJE

TETË PYETJE TË ZAKONSHME PËR TË CILAT KUR’ANI KA DHENË PËRGJIGJE

Pikëllimi me vete sjell një numër pyetjesh … pafund “pse?”
Këtu në disa pyetje janë dhënë përgjigje nga Kur’ani.
1. Ne gjithmonë pyesim: Pse po më ndodhin sprovat?
Kur’ani përgjigjet: Mendojnë njerëzit se do të lihen (të qetë) nëse thonë: Na kemi besuar! E që ata nuk do të vihen në sprovë? E, me të vërtetë, Ne i kemi sjellë në sprovë, ata që kanë qenë para tyre, e Allahu do të tregojë për ata që thonë të vërtetën dhe për ata që gënjejnë. (el-Ankebut, 2-3)
2. Ne gjithmonë pyesim: Pse unë kurrë nuk po arrij atë që dëshiroj?
Kur’ani përgjigjet: Mund ta urreni një gjë, por ajo është e mirë për ju; e mund të doni një gjë, por ajo është e dëmshme për ju. – Allahu e di e ju nuk e dini. (el-Bekare, 216)
3. Ne gjithmonë pyesim: Pse unë e kam gjithë këtë ngarkesë?
Kur’ani përgjigjet: Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bënë, kurse në dëm të tij është e keqja që e punon. (el-Bekare, 286) E, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi (lumturi)! (el-Inshirah, 5-6)
4. Ne gjithmonë pyesim: Pse unë po e humbi shpresën?
Kur’ani përgjigjet: Mos tregoni ligësi dhe mos u pikëlloni! Se ju gjithsesi jeni më të lartë, nëse jeni besimtarë të vërtetë. (Alu Imran, 139)
5. Ne gjithmonë pyesim: Si mund të përballen me atë?
Kur’ani përgjigjet: O besimtarë! – bëhuni të durueshëm dhe të qëndrueshëm (në durim), bëhuni të vendosur (në kufi të armikut), dhe kini frikë Allahun, për ta arritur shpëtimin e dëshiruar. (Alu Imran, 200) Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit. (el-Bekare, 45)
6. Ne gjithmonë pyesim: Çka fitoj unë nga kjo?
Kur’ani përgjigjet: Allahu, me të vërtetë, ka blerë nga besimtarët e vet trupin dhe pasurinë e tyre, për t’iu dhuruar xhennetin atyre. (et-Tevbe, 111)
7. Ne gjithmonë pyesim: Nga kush varem unë?
Kur’ani përgjigjet: Më mjafton mua Allahu, s’ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai, dhe Ai është Zot i gjithësisë madhështore (Arshit të Madh)! (et-Tevbe, 129)
8. Ne gjithmonë pyesim: Unë më nuk mund të duroj!
Kur’ani përgjigjet: Dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Me të vërtetë, shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humbin, përpos populli mohues. (Jusuf, 87) Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar. (ez-Zumer, 53) /IslamBosna.ba/
Përshtati: Miftar Ajdini

Previous articleËndrrat e vërteta ndahen në pesë grupe:
Next articleTregimi i burrit që nga turpi nuk mund ta shikonte gruan e tij në sy