Të vjetrit – begati e fshehtë! Valle, a jemi duke e ditur?!

0
206

Të vjetrit, kanë nevoja më të shumta sesa fëmijët që t’i bindim per ndonje gje, t’i bejme te kenaqur, te sillemi mire ndaj tyre, me butesi, meshire, durim, per ta te qendrojme zgjuar naten dhe te flijojme gjera qe i duam!
Fjala: “plak” – nuk i pelqente te moshuarit kur ishte ende i forte ne shendet, tani me kete fjale ai lendohet… e me pastaj kjo fjale e ngulfate…
Te moshuarit kane humbur shume prej asaj qe kishin ne moshen me te re, shendetin trupor, pamjen e jashtme, pozite nder njerezit, ndryshim ne jetese…
Te moshuarit kane humbur prinderit e tyre dhe shume prej shokeve qe i kishin ne rini, andaj, zemrat e tyre jane te copetuara, shpirtrat e tyre mbajne shume dhimbje brenda tyre!
Te moshuarit asnjehere nuk kthehen te jetojne ne rrethin e tyre familjar dhe ngrohtesine qe kishin dikur, andaj ke kujdes si po sillesh me ta.
Te moshuarit ndoshta shtrihen per te fjetur naten por nuk flejne rehat, hane por nuk kane shije, qeshin por nuk jane te gezuar… ata, shpeshehere fshehin lotet e pikellimit te tyre nen buzqeshjen qe e shfaqin per me te dashurit e tyre…
Te moshuarin e lendon largesia jote ndaj tij, e lendon kur ti iken nga te qendruarit pran tij, kur ti merresh me celularin tend ne prezence te tij!
Te moshuarit kane nevoj t’i degjoj dikush fjalet e tyre e meson nga pervoja qe ata ta mesojne. Ata kane nevoje qe te tjeret te ndjehen te lumtur me prezencen e tyre.
Te moshuarit kane nevoj me shume sesa femijet per kujdesin ndaj tyre, per butesine e te ndjerit per ta…
Te moshuarit, nevojat e tyre i tejkalojne ato te ushqimit e pijes, veshmbathjes e ilaçeve… por a ka kush mendon per to?!
Te moshuarit kan nevoj per buzeqeshjen tende ne fytyre, t’ia kenaqesh veshin me fjalen tende te mire, kane nevoje t’ia zgjatesh doren ne kerkesat e tyre (t’i plotesosh ato) dhe mençuri e cila nuk ua ngushton gjokset.
Te moshuarit jetojne me kujtimet e se kaluares e cila nuk kthehet pas dhe shpresave per te ardhmen e cila, me shume se kurre me pare mund te mos pritet te vij kurre… mos e anashkalo kete gje.
Te moshuarit kane kohe te lire, e qe vetem te mençurit dine t’ua mbushin ate me knaqesi.
Te moshuarve u ka ikur treni i kenaqesive, ndersa tani jane ne stacionin e pritjes per te shkuar me shume se çdohere tjeter, per te udhetuar e per te mos u kthyer me kurre prapa…
Te moshuarit jane me afer Allahut. Lutjet e tyre jane me afer pranimjt… andaj, fito para se te “shkrepet plumbi”
Te moshuarit jane: babai, nena, gjyshi, gjyshja dhe te tjere te aferm te cilet jane thinjur dhe u ka ecur mosha…
Behu shkaktar qe ne kohen e mbetur, ata te jetojne jete te lumtur, te kalojne nete te rehatshme, e qe libri i jetes se tyre te perfundoj me lumturi e perkujdesje te mire. Derisa te mos mbetet vendi bosh nga prezenca e tyre, asnjehere mos us kthe shpinden…
Ata, tani jane te moshuar dhe nje dite do te shkojne. Vendin e tyre do e zesh ti, andaj, ke kujdes se çfare po vepron dhe se çfare po mbjell!
Behu zevendesues i asaj qe ata kane humbur nga e kaluara e tyre, ji pranvera e dimrit te jetes se tyre, ji shtylle per jeten e mbetur!
Paqa e Allahut qofte mbi te vjetrit tane dhe te gjithe ata qe perkujdesen per ta!
(Perkthim nga arabishtja U.Morina)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here