TË SËMURËT ME ZEMËR

0
216

Nuk ka dyshim se për një pjesë të madhe të sëmurëve me zemër agjërimi është i dobishëm, por ka disa raste të caktuara që nuk mund të agjërojnë.

a) Tensioni i lartë i gjakut: Agjërimi bën mirë për tensionin e lartë të gjakut. Ulja e peshës që shoqërohet nga agjërimi, e ul ndjeshëm tensionin e gjakut, ashtu si edhe ushtrimet fizike si rezultat e kryerjes së namazit të Teravive dhe namazeve të tjera, i bëjnë shumë dobi të sëmurit me tension të lartë. Nëse i sëmuri e ruan tensionin e tij me ilaçe të rregullta, mund të agjërojë por me kusht që të vazhdojë marrjen e ilaçeve rregullisht. Aktualisht gjenden ilaçe për tensionin e lartë që merren vetëm një herë apo dy herë në ditë, kështu që mund të agjërosh dhe të marrësh ilaçet në syfyr dhe në iftar.

b) Dështimi i Zemrës: dështimi i zemrës është dy lloje: dështimi i majtë dhe dështimi i djathtë. Zakonisht, i sëmuri ndjen ngushtim të frymëmarrjes kur kryen një punë, madje ndonjëherë mund të ndodhë edhe kur është duke pushuar. I sëmuri me dështim akut të zemrës nuk këshillohet të agjërojë, sepse ka nevojë të marrë ilaçe nxitëse të urinimit e ilaçe të tjera për forcimin e muskujve të zemrës, gjë e cila shpeshherë kërkon trajtim në spital. Por nëse gjendja e të sëmurit përmirësohet dhe është e qëndrueshme, dhe ai nuk merr ilaçe të tjera me përjashtim të një doze të vogël të nxitësve të urinës, atëherë ai mund të agjërojë pa problem. Gjithësesi, konsultimi me mjekun e zemrës musliman është i nevojshëm, sepse ai e përcakton nëse i sëmuri mund të agjërojë apo jo, bazuar në gjendjen e tij aktuale.

c) Therja e gjoksit: vjen zakonisht si rezultat i ngushtimit të venave koronare që ushqejnë muskulin e zemrës. Nëse gjendja e sëmurit është e qëndrueshme me marrjen e ilaçeve të posaçme, dhe ai nuk ankohet për dhimbje të gjoksit, atëherë mund të agjërojë pa problem muajin e Ramazanit, por pasi të konsultohet me mjekun e vet për t’u siguruar në lidhje me mundësinë e ndryshimit të orarit të marrjes së ilaçeve. Kurse të sëmurët me therje të gjoksit të paqëndrueshme, apo ata që duhet të marrin ilaçet Nitroglicerine nën gjuhë gjatë ditës, nuk këshillohet të agjërojnë, por duhet të vizitohen te mjeku për të caktuar programin e kurimit.

d) Infarkti Kardiak (Ataku i Zemrës): vjen si rezultat i bllokimit të një prej venave koronare të zemrës, dhe çon në vdekjen e qelizave të zonës së prekur në zemër. Nuk këshillohet të agjërojnë të sëmurët që kanë kaluar një atak zemre, sidomos në gjashtë javët e para pas atakut. Por nëse i sëmuri është drejt shërimit të plotë dhe i është kthyer jetës së tij normale, atëherë mund të agjërojë, por me kusht që t’i marrë ilaçet rregullisht, nëse vazhdon të marrë ilaçe.

e) Sëmundjet e valvulave të zemrës: këto sëmundje vijnë zakonisht nga prekja e këtyre valvulave nga ethet mushkërore (ethet reumatizmike) në moshën e fëmijërisë, dhe si rrjedhojë ndodh ngushtim apo dështim në vulvul si pasojë e fibrozës së ndodhur në fletët e valvulës. Nëse gjendja e të sëmurit është e qëndrueshme dhe nuk ankohet nga ndonjë simptomë që mund të përmendet, atëherë mund të agjërojë pa problem, por nëse i sëmuri vuan nga ngushtimi i frymëmarrjes dhe ka nevojë për marrjen e ilaçeve nxitëse të urinimit, atëherë këshillohet të mos agjërojë.

Të sëmurët e zemrës që nuk këshillohet të agjërojnë:

–  Të sëmurët me dështim të zemrës, me gjendje të paqëndrueshme.

–  Të sëmurët me therje të gjoksit, me gjendje të paqëndrueshme apo që nuk i përgjigjet ilaçit.

–  Të sëmurët që kanë pasur një atak zemre të afërt.

–  Gjendjet e ngushtimit të fortë apo dështimit të fortë të valvulave të zemrës.

–  Ethet mushkërore aktive.

–  Paqëndrueshmëritë e rrezikshme në sistemet e zemrës.

–  Gjatë disa javëve që pasojnë ndërhyrjet kirurgjikale në zemër.

Marrë nga Mjekësia Bimore Arabe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here