Home Zgjodhëm për ju. A do të përfundojë Xhehenemi dhe banorët e tij?

A do të përfundojë Xhehenemi dhe banorët e tij?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari: Sipas Ehli Sunetit, Xheneti dhe Xhehenemi janë të krijuar dhe ekzistojnë. Thotë Allahu (azzevexhel) për Xhenetin: “Është i krijuar për të devotshmit”. (Ali Imran – 133) Dhe thotë për Xhehenemin: “Është i krijuar për mosbesimtarët”. (Bekareh – 24) Ndërsa funksionimi i tij si shpërblim për besimtarët, do të jetë pas ringjalljes dhe pas hyrjes së njerëzve të mirë në të.

Së dyti: Sipas Ehli Sunetit, Xhehenemi nuk do të zhduket dhe nuk do të përfundojë. Thotë Allahu (azzevexhel) për jobesimtarët: “Do të qëndrojnë në të përgjithmonë”. (Bejineh – 8) Dhe thotë: “Dhe nuk do të dalin prej zjarri” (Bekareh – 167) Dhe argumente tjera të shumta, të cilat vërtetojnë këtë çështje.

Së treti: Në Xhehenem do të futen mëkatarë dhe jobesimtarë. Mëkatarët muslimanë, pasi të pastrohen prej mëkateve, do të dalin prej Xhehenemit. Ndërsa jomuslimanët, nuk mund të pastrohen prej shirkut dhe prej kufrit dhe do të qëndrojnë në të përgjithmonë dhe për këtë vlejnë argumentet e lartpërmendura.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Previous articleÇka është pasuria për ne? Një tregim Emocional
Next articleNDIKIMI I MEDIAVE NË TRURIN TONË!