Të gjitha sëmundjet që kurohen në shtëpi me vajra bimorë

0
322

Pse duhet të përdorim vajrat bimore? Sepse: Janë të sigurta për t’u përdorur. Edhe sikur të mos japin suksesin e shpresuar, ato nuk shkaktojnë asnjë lloj dëmi në organizëm, madje i sjellin dobi te shumta atij. Nuk kanë efekte anësore të dëmshme për njeriun, sepse edhe nëse një bimë ka një lëndë të dëmshme, eliminimi i asaj lënde gjendet në një lëndë tjetër të po të njëjtës bimë. Në çdo rast, këto efekte anësore nuk krahasohen me efektet anësore të ilaçeve kimike. Në fund mund të themi se kurat bimore janë padyshim mjekësia e së ardhmes, me dëshminë e vetë mjekëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj të mjekësisë moderne. Kthimi te natyra është zgjedhja më e mirë për shëndetin tuaj!Në suplementin e sotëm në “Tirana Observer” paraqet vajrat eterike të nxjerrë nga bimë dhe pemë të njohura, të cilët kanë gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Përveç rëndësisë që kanë vajrat eterikë në organizmin e njeriut, ju do të njiheni edhe me mënyrën e përdorimit të tyre. Aromaterapia është njëra ndër fushat më të popullarizuara të mjekësisë tradicionale dhe është e pranishme në shumë kultura. Dhjetë vitet e fundit, kur njeriu i është kthyer natyrës, ajo është riaktivizuar. Aromaterapia është formë e mbajtjes së mirë fizike dhe psikike, zbut dhembjet, jep bukuri, etj. Aromaterapia i jep njeriut mundësi që në mënyrë të natyrshme të shfrytëzojë ekstraktet e bimëve. Për shembull, nëpërmjet masazhit me vajra të ndryshëm, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjisë, trupi çlirohet nga ngarkesat si dhe qetësohet nga emocionet e tij. Sipas specialistëve, aromaterapia mund të përdoret edhe për problemet e sëmundjeve të ndryshme, ku aplikohen vajra të ndryshëm që aplikohen për të zvogëluar dhe qetësuar simptomat e sëmundjeve. Kjo formë është forma më e vjetër e shërimit në historinë e njerëzimit. Këto vajra kurues bëhen edhe kombinime: për relaks, freski, tonifikim, shërim të plagëve, bukuri lëkure, hidratim, smaliatura, etj.

Aromaterapia ose e thënë ndryshe terapia e aromave
Vajrat eterikë të përftuar nga bimë të ndryshme kanë dhënë rezultate të mira në kurimin e disa sëmundjeve. Këto vajra bimorë janë të pasur me shumë lëndë ushqyese dhe kuruese dhe në sajë të përbërjes së tyre kanë specifikat e veta në trajtimin e sëmundjeve. Më poshtë paraqiten vajrat eterikë të nxjerrë nga shtatë bimë dhe pemë të njohura, të cilët kanë gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Përveç rëndësisë që kanë vajrat eterikë në organizmin e njeriut, ju do të njiheni edhe me mënyrën e përdorimit dhe përgatitjes së tyre. Sipas specialistëve, aromaterapia mund të përdoret edhe për problemet e sëmundjeve të ndryshme, ku aplikohen vajra të ndryshëm që aplikohen për të zvogëluar dhe qetësuar simptomat e sëmundjeve. Kjo formë është forma më e vjetër e shërimit në historinë e njerëzimit. Këto vajra kurues bëhen edhe kombinime: për relaks, freski, tonifikim, shërim të plagëve, bukuri lëkure, hidratim, smaliatura, etj. I pari që njihet, që është marrë me aromaterapinë, mendohet të jetë kimisti Rene Maurice. Gjatë një provë që ai ka dhënë, ka djegur dorën e tij dhe për të ndalur dhembjet ka urinuar në vajin e livandës, e cila ndodhej më afër tij. Pas kësaj, ai ka hetuar se veprimi i livandës ka filluar të ndikojë shpejt në mbylljen e djegies.
Vajrat esenciale
Vajrat esenciale mund të merren në dy lloj mënyrash: nëpërmjet kanaleve të frymëmarrjes dhe nëpërmjet lëkurës. Po kështu, këto vajra bimore mund të përdoren dhe të përgatiten për masazhin, për kujdesin e fytyrës dhe trupit, për fërkim lokal, për kompresa, për hapjen e poreve, etj. Vajrat esenciale me shumë përdorim kanë gjetur për hapjen e kanaleve të frymëmarrjes, për problemet e sistemit të tretjes, në rastet e mosfunksionimit të mirë të mëlçisë dhe tëmthit, në problemet reumatizmale, ku vajrat veprojnë në mënyrë të shkëlqyer. Gjithashtu, këta vajra kurues ndihmojnë për nxjerrjen e ujit nga qelizat (si diuretik), për probleme të lëkurës, në rëniet e sistemit imunitar. Bukuria dhe e veçanta e vajrave në të cilat bazohet aromaterapia është veprimi i tyre i shkëlqyer në të gjitha nivelet e qenies sonë, pasi ata nuk japin asnjë lloj efekti negativ. Këto lloj vajrash apo përzierjesh kthejnë harmoninë, vitalitetin dhe qetësinë shpirtërore.
Përbërësit
Përbërësit e vajrave që merren nga bimët nuk dallohen vetëm nga lloji, por edhe ku është mbjellë ajo bimë dhe karakteristika të tjera si për shembull ku rritet bima, teknologjia që përdoret për nxjerrjen e vajit, izolimi i vajit, mënyra e përzierjeve në persona të ndryshëm, në lëkura të ndryshme, në metabolizmin e njerëzve të ndryshëm dhe te çdo njeri një vaj ka efekte të ndryshme biologjike. Është e rëndësishme që në këta vajra të kemi një garanci të plotë në teknologjinë e nxjerrjes së tyre duke u bazuar që në analizë të bimës, mbjelljes, mbrojtjes nga infeksionet, sëmundjeve të ndryshme dhe parazitët. Është mirë që bima të jetë biologjike. Gjithashtu, vajrat bimorë mund të përdoren edhe në përbërjen e kremrave të ndryshëm, të cilët përdoren për: probleme të artritit, artrozës, spondiliatrozës, në dhembje të përgjithshme të shtyllës kurrizore. Kështu për këto dhembje rekomandohet përdorimi i kremit “Leni” që është një kombinim i përsosur nga bimë të ndryshme si çajra ose përdorimi i kapsulave bimore që shërbejnë për këto dhembje. Edhe ilaçi bimor “Arnika” (që përdoret për trauma të ndryshme) nga ndjesia e freskisë që jep zëvendëson akullin, heq nxirjet nga goditjet, largon dhembjet, etj.

Vaji i limonit
Një ndër vajrat esencialë që përdoret për kurimin e disa sëmundjeve ose problemeve është vaji i limonit. Ai mund të përdoret dhe si aromatizues për gojën dhe mund të merret tri herë në ditë nga një pikë. Nëse përdoret para ngrënies, vaji i limonit është shumë i mirë për celulitin, për mykun. Si përdorues i jashtëm, vaji limonit ka efekte pozitive për forcimin e thonjve, jep hidratim dhe shkëlqim lëkure, heq rrudhat, etj. Gjithashtu, ky vaj mund të përdoret edhe për masazh dhe freskim. Për këtë, ai duhet të shfrytëzohet pas lodhjes për ta përtërirë trupin. Ndërsa në rastet e reumatizmës, kur keni dhembje muskujsh, vaji i limonit përzihet me vajin e gështenjës për të qetësuar dhe larguar dhembjet. Pas masazhit, trupin e pushton një ndjenjë e mirë nxehtësie dhe relaksimi.

Vaji i gështenjës
Vaji i gështenjës është një tjetër vaj esencial i përdorur nga mjekësia tradicionale. Ai ka gjetur përdorim të gjerë në sëmundjet reumatizmale. Me vajin e gështenjës për të larguar dhembjet duhet të fërkohet vendi i sëmurë dhe kjo mund të përsëritet disa herë në ditë pa probleme të dëmshme. Gështenja është një bimë mjaft e përhapur jo vetëm në Evropë, por edhe në vendin tonë. Falë përbërësve të saj, përdorimi i gështenjës në mjekësinë popullore është i njohur dhe mjaft i përhapur. Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta. Gështenjat përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose të përpunuara. Kokrrat e gështenjës, të ziera a të pjekura, kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen edhe të ushqimeve të tjera duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes. Përdoren me efekt të mirë në rastet e heqjes së barkut ose diarresë. Veçanërisht këshillohen për fëmijët e vegjël disavjeçarë për të normalizuar procesin e tretjes kur karakterizohet nga mjaft çrregullime. Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mirë si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës. Çaji me gjethet e gështenjës ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mirë posaçërisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.

Akja
Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit këshillohet akja. Lulet e akjes përmbajnë haterozide flavonike, karoten, vitaminë C, derivatin kumarinik herniarinë, pigmentin kinonik helikrisinë, fitoncide, substanca të hidhura e tanike, pak esencë etj. dhe kanë veti bakteriostatike, të nxisin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Bari shërues bimor i përzier edhe me pelin e me bar pezmin (Achillea millefolium) bëhet më i dobishëm për prodhimin e lëngut të tëmthit. Merret një lugë kafeje me barin shërues bimor (lule), hidhet në një enë ku shtohet një gotë ujë i vluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi 15 minuta. Kullohet dhe pihet 1 deri 3 doza të tilla në ditë para buke për 10 ditë radhazi.

Angjinarja
Gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij dhe përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, vepron në metabolizmin e kolesterinës dhe të uresë dhe nxit urinimin (jashtëqitjen e klorureve dhe uresë). Në fillim të kurës përdoret 1 lugë gjelle (më vonë dy lugë gjelle) me bar shërues bimor (gjethe) të grimcuara, e cila zihet 20 deri 30 minuta në një enë që përmban një gotë me ujë. Kullohet, merren 3 doza të tilla në ditë. Kura zgjatë rreth 1 muaj, pastaj ndërpritet për 1 muaj dhe rifillohet në rast nevoje.

Pelini
Në sajë të substancave të hidhura dhe të esencës, pelini përdoret si mjet që shton rrjedhjen e lëngut të stomakut (duke përmirësuar oreksin) dhe përmirëson punën e mëlçisë. Esenca e pelinit përmban azulen me veti antiseptike, të ngjashme me kamazulanin e lules së kamomilit. Duhet pasur parasysh se, në sajë të përbërësve të tjerë të esencës, siç janë tujoli, pelini, në doza të mëdha, është i helmët dhe mund të dëmtojë trurin dhe të shkaktojë dridhje. Gjithashtu, ai nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna. Një ose dy lugë kafeje (1,5 deri 3 gramë) me barin e copëtuar hidhet në një enë ku shtohet gjysmë gote me ujë që zien. Ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë 15 minuta të ftohet, pastaj kjo kullohet dhe lëngu pihet me lugë gjelle disa herë gjatë ditës, gjysmë ore para buke.

Vaji i mentes
Vaji i mentes është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll poren e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë (qimja del drejt). Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentes jep freski dhe kënaqësi. Ai gjithashtu ndihmon kanalet e frymëmarrjes, përdoret në rastet e ftohjeve, ndihmon në uljen e temperaturës, në bronkite dhe kolle, ku mund të masazhohet dhe vetëm pjesa e gjoksit. Vaji i mentes mund të përdoret për t’u pirë nga goja kur keni probleme me fytin, në erën e padurueshme të gojës, për kujdesin të dhëmbëve ose zgavrës së gojës ose mund ta përzieni me ujë për shpëlarje të gojës me gargarë. Ai është dhe një antimikrob shumë i mirë. Vaji i mentes është shumë i mirë të përdoret për fërkim kur keni probleme me venat, por ai mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbën të freskët. Kjo bimë është mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, hithër e butë, hithër e egër, dhiozmë, mendërz, nane, mendër e butë. Mendra shtëpiakë është bimë shumëvjeçare. Gjethet e saj kanë formë vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. Karakterizohet nga aroma e mentolit, për këtë dhe kultivohet nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është tejet i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret si spazmolitik kundër ngërçeve, pastaj për qetësimin e tërheqjeve muskulare, sidomos në organet e tretjes. Gjethet e saj janë përbërës të shumë preparateve dhe çajrave në farmakologji. Në formë çaji përdoret edhe kundër vjelljes, dhimbjes së stomakut, të mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit, etj. Lulëzon në muajt korrik-nëntor.

Vaji i portokallit
Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësisë duke u ndier mirë dhe i qetë. Portokalli është i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori, etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve, etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

Vaji i hudhrës
Vaji i hudhrës është i domosdoshëm të kombinohet me vajin e peshkut sepse bën përshtatjen e natyrshme të vajit të peshkut në shëndetin e çdo personi. Vaji i hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ai mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe gëlqerimin e enëve të gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut në organizëm. Vaji i hudhrës është antibakterologjik, ai përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ai forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve. Ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjen në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferueshëm që të merret gjatë stinës së dimrit. Vaji i hudhrës këshillohet të merret në masë mbi moshën 50 vjeç, sepse kontribuon në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit në përgjithësi të organizmit. Personat diabetikë duhet ta përdorin patjetër këtë vaj, sepse ndihmon shumë deri te diabeti i tipit 2. Hudhra në formën e vajit ose pluhurit ka një lloj mbështjellëse të veçantë që i reziston lëngut të stomakut. Kjo mbështjellëse shkrihet vetëm në zorrën e hollë, e cila më vonë e absorbon dhe ndikon në pengimin e erës jo të këndshme gjatë frymëmarrjes dhe djersitjes.

Vaji i avokados
Vaji i avokados është tonifikues shumë i mirë dhe trupi ndihet i tonifikuar dhe i qetë, duke i dhënë atij një ngjyrë të bukur dhe të hidratuar. Vaji i avokados është shumë aktiv për të gjitha llojet e lëkurës. Ai rekomandohet të përdoret pas dushit, larjeve në det ose pishinë, pas rrezeve të diellit ose solarit. Mund të bëhen përzierje të vajit të avokados, jojobës, si gjë Vitaminës E, që merret nga vaji i bajames. Kjo lloj përzierje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mënyrë stimuluese ndikon në rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcën e tyre, depërton thellë në shtresat e lëkurës duke e hidratuar atë në thellësi. Përmirëson rezistencën dhe vitalitetin e saj natyror. Ky vaj e mban lëkurën të re, elastike, të fortë dhe në të njëjtën kohë e bën atë të butë, të mëndafshtë dhe të shndritshme. Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes dhe formimin e parakohshëm të rrudhave. Ky vaj përthithet lehtë nga lëkura, nuk le në të shenja yndyre dhe nuk ngjitet pas trupit dhe rrobave. Ai gjithashtu mund të përdoret në fytyrë ose në qafë para kremit të natës, pastaj mund të vazhdohet edhe në të gjithë trupin. Për një lëkurë të mplakur shumë mund të këshillohet me Aloe vëra xhel. Vaji i avokados depërton thellë në shtresat e lëkurës dukë penguar tharjen e saj. Vaji i jojobës i kombinuar me vajin e avokados e bën lëkurën të butë dhe të lëmuar.

Lecitina di soja
Përbërësit e tij kryesorë janë koloni dhe inozitoli, në formë të fosfatdilkolinës. Ky vaj rekomandohet të përdoret për mbajtjen në formë të lëkurës duke u marrë nga goja. Po kështu, edhe vaji i bajames ose i grurit mund të përdoren për pirje nga goja. Efektet eë Lëcitina di sojës janë vëtëm nëpërmjët organizmit ashtu si edhe vaji i peshkut, domethënë janë të efektshëm vetëm nga marrja me gojë. I tillë është edhe vaji i enoteres, i cili për probleme të lëkurës duhet patjetër të merret nga goja. Lecitina di soja është e rëndësishme për absorbimin e vitaminave të shkrira në yndyra. Ai është shumë i domosdoshëm për personat në moshë mbi 40 vjeç, në sëmundjet e vënave dhe zgjerimit të tyre. Ndërsa në rastet e osteoporozës Lecitina di soja aktivizon fosforin në organizëm, i cili është në përbërje të eshtrave. Me marrjen e Lecitina di sojës, organizmi furnizohet më shumë me oksigjen. Lecitina di soja rehabiliton qelizat e mëlçisë sidomos tek alkoolistët, përdoret për detoksikimin e qelizave të mëlçisë, forcon mukozën e qelizave nervore, shpejton metabolizmin e yndyrës, ndihmon në shkrirjen e yndyrës në personat mbi peshë dhe ka veprim antistres. Lecitina di soja vepron në mënyrë të shkëlqyer në personat që kanë prirje për t’u sëmurur nga kanceri. Mbron mukozën e amzës dhe gjinjtë nga problemet kanceroze. Ndërsa te personat që vuajnë nga arterioskleroza Lecitina di soja gjatë pirjes shpejton nxjerrjen e yndyrës jashtë dhe ul kolesterolin e tepërt. Ky vaj është i suksesshëm për t’u përdorur në të gjitha fazat e sëmundjes edhe pas shërimit, sidomos edhe në sëmundjen e anemisë.

**************

Vaji i eukaliptit
Eukalipti është një mrekulli për të çliruar rrugët e frymëmarrjes, për ftohjet, për kollën. Përdoret për t’u pirë edhe në formë çaji, për t’u futur në vaskë ose për masazh. Pas përdorimit të këtij vaji, ndihet menjëherë çlirimi i muskujve të trupit dhe mbushja e tyre me ajër. Eukalipti është një dru që arrin lartësinë deri në 3 m. Ka dy lloje gjethesh: gjethet e vjetra janë të gjata në forme drapri, të trasha, me gjatësi rreth 35 cm, kurse ato të rejat janë pa bisht, në forme vezake, me erë të këndshme. Lulet i ka të veçuara, fryti kapsolle me madhësi 3-4 cm. Lulëzon nga muaji shkurt-korrik. Bimës i mblidhen gjethet e vjetra gjatë muajve korrik-gusht, të cilat thahen në diell. Eukalipti ka veprim antimikrobik. Përdoret si balsamik, në jashtëqitjen e këlbazës, si dezinfektant urinar. Nga jashtë, në formë pomade përdoret në sëmundjet dermatologjike.

Vaji i farës së grurit
Vaji i nxjerrë nga farat e grurit është i pasur me Vitamine E dhe F. Ai rrit shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe ruan lagështirën në të. Substancat ushqyese të këtij vaji ndihmojnë lëvizshmërinë e lëkurës në mënyrë stimuluese. Ky vaj e mbron, zbut dhe e ndihmon lëkurën të ruajë butësinë dhe elasticitetin. Në të njëjtën kohë, ai depërton thellë në lëkurë duke e ushqyer atë. Ky vaj është ideal për kujdesin e lëkurës se thatë ose dhe të zhubravitur, se cilës i dhuron bukuri dhe pamje të mëndafshtë duke e rikthyer serish lëkurën në të lëmuar dhe elastike. Vaji i farës së grurit pengon procesin e plakjes, krijimin e parakohshëm të rrudhave, ndërsa ato ekzistueset behën më të buta dhe më pak të dukshme. Ky vaj mund të përzihet me atë të bajames duke e përdorur për fytyrën dhe trupin. Nxit qarkullimin e gjakut dhe forcon muskujt. është shumë e këshillueshme që ky vaj të përdoret patjetër një javë para ekspozimit në diell ose si solar gjatë diellit dhe mbas tij.

Vaji i ederës
Vaji i ederës është një kurë shume e mirë gjatë kohës që mbani dietë për të kuruar çarjet e lëkurës dhe celulitin.

Vaji i shegës
Vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm dhe përdoret për të larguar helmet nga organizmi. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije të athët dhe erë. Shega me farat e saj të kuqe si rubin është një frut i shijshëm, por edhe shumë i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frut i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektinë, Vitaminë C, etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorrë. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhembjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

Kajsia
Thelpinjtë e kajsisë janë të pasur me vajra esenciale deri në masën 55 për qind. Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu të këndshëm. Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektine, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitamine B1, B2, PP, C, etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind. Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhembjes së kokës. Për këtë qëllim, ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur me lehtë.

Vaji i trëndafilit të egër
Jo vetëm frytet e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në kurimin e sëmundjeve. Rezultate të shkëlqyera vaji i trëndafilit të egër jep në shqetësimet e tëmthit dhe rrit sasinë e lëngut në të. Gjashtë deri në shtatë pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe pihet çdo mëngjes. Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhimbjeve te femrat. Shumë i rëndësishëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen me hemorragji. Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemorragjinë. Në këto raste lyerja e plagës tri herë në ditë është shumë e rëndësishme. Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë që mund të gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin. Kjo bimë mund të lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor. Frytet e saj janë të vetmet pjesë të bimës që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.

Vaji i lajthisë
Frutat e lajthisë përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve. Për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Vaji i lajthive është i shkëlqyeshëm edhe për t’i dhënë volum flokëve. Nëse keni flokë të hollë e të drejtë, përdoreni vajin e lajthive gjatë shampos, përpara shpëlarjes përfundimtare të flokëve. Thani flokët me tharëse dhe përdorni një krehër cilindër për të ngritur lart flokët gjatë kohës që i thani. Rezultati do të jetë: flokë voluminozë, të aftë të mbajnë më gjatë krehjen që do të bëni mbi flokët tuaj. Thelbi i saj është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë. Nuk këshillohet përdorimi i lajthive për ata që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.

Vajrat bimorë kozmetikë që përdoren për trajtimin e fytyrës

– Vaji kozmetik i karotës është një mbrojtës shumë i mirë i lëkurës dhe i jep asaj rivitalitet.
– Vaji kozmetik i kamomilit përdoret për lëkurat e ndjeshme dhe të acaruara, të cilat preken lehtë nga ndryshimet klimaterike dhe produktet e forta kozmetike .
– Vaji kozmetik i ederës është një kurë shumë e mirë gjatë kohës që mbani dietë për të kuruar çarjet e lëkurës dhe celulitin.
– Vaji kozmetik i rrënjës së grurit është një hidratues i pasur me lëndë ushqyese sidomos me vitaminë E dhe përdoret për lëkurat e plakura para kohe, për ato të rrudhosura dhe me njolla.
– Vaji kozmetik i limonit largon rrudhat dhe lodhjen nga rrathët e syve.
– Vaji kozmetik i bajames i pasur me vitaminë E përdoret për t’i dhënë gjallëri fytyrës, lëkurës së trupit nëse është e acaruar, për çarjet e gjoksit dhe si maskë për flokët e dëmtuar.

**************************

Vaji i ullirit, ilaçi magjik
Pema legjendare e ullirit dhe vaji i nxjerrë nga “fruti” i saj e kanë shoqëruar për rreth 8000 mijë vite historinë e njerëzimit. Kjo bimë kultivohej në Lindjen e Mesme, por më vonë feniksit e shpërndanë kultivimin e saj në të gjitha brigjet e Mesdheut, që nga Afrika e deri në Evropën e Jugut. Me rritjen e prodhimit lindi edhe nevoja për ta përpunuar ullirin. Romakët arritën të ndërtonin edhe mjetet e para për shtypjen e ullinjve, duke perfeksionuar gjithmonë e më shumë edhe teknikat e konservimit të vajit. Por, ndërkohë që kultivimi i ullirit po shtohej gjithmonë e më shumë, romakët ndoqën një tjetër teknikë. Ata provuan të kultivonin në çdo territor të pushtuar ullirin, pemën e shenjtë për ta. Ndër vite, vaji i ullirit është përdorur jo vetëm për të pasuruar ushqimet, por edhe në kozmetikë. Druri dhe dega e ullirit janë cituar edhe në Bibël, edhe në Kuran, duke dëshmuar kështu rëndësinë historike të këtij “fryti” në jetesën dhe punën e njerëzve. Studimet kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30% nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Që në lashtësi popujt rreth brigjeve të Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë.
Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj shumë sëmundjeve. Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera.
Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.
Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore.
Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishëm kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegieve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.
Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.

Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatiten me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegie të lëkurës, duke ndihmuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.
Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që mund të vijës si pasojë e radikaleve e të lira.
Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës.
Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit. Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit.
Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit. Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti. Po kështu mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme.
Studimet e reja tregojnë se vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit. Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të gatimit.
Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan ato nga thinja e parakohshëm. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që natyra na ka e falur pa na kërkuar asgjë në këmbim.
Duhet dimë edhe këtë: Vaji i ullirit është produkti që, në 100 g ka pothuajse 1.000 kalori, më shumë nga çdo lloj ushqimi tjetër. Për këtë arsye duhet konsumuar me sasi shumë të kufizuara, pasi mund të çojë shumë lehtë në shtim peshe.

Vaj ulliri me borzilok ndihmon në kurimin e lodhjes intelektuale.

Vaj ulliri me koreandër kuron vështirësitë në tretje.

Vaj ulliri me dëllinjë ndihmon në kurimin e diabetit dhe ngërçit.

Vaj ulliri me qepë ndihmon në kurimin e diabetit, sëmundjeve të frymëmarrjes, arteriosklerozës, majisjeve gjenito-urinare.

Vaj ulliri me frutat e myshkut kuron asteninë dhe gurin në tëmth.

Vaj ulliri me lavandër ndihmon në kurimin e enteritit dhe sëmundjeve infektive.

Eliksir i jetëgjatësisë

Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në ShBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30 për qind nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Acidi oleik që gjendet tek ai ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, që është origjinë e kancerit, duke ulur në mënyrë drastike rastet e tumorit në gji. Kjo është edhe arsyeja që gratë mesdhetare preken më pak nga ky lloj kanceri, në krahasim me ato të vendeve të tjera, në sajë të përdorimit të vajit të ullirit. Vitamina E që përmban ai ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore, që do të çonin në shfaqjen e kancerit, dhe në këtë aspekt janë duke u bërë studime të shumta. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)-së që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Që në lashtësi popujt rreth brigjeve të Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë. Për më tepër, ky “ilaç” është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon te lëkura e thatë dhe i jep asaj shkëlqim. Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan këta të fundit nga të thinjurit e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunët, shampot, kremrat, losionet. Po ashtu, shumë maska bukurie e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit, që është një nga përbërësit kryesorë të tyre. Me pak fjalë, ushqim i mrekullueshëm nga çdo lloj këndvështrimi. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që natyra na ka e falur pa na kërkuar asgjë në këmbim. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: “Dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja”. Të gjitha këto “mirësi” që na vijnë nga përdorimi i tij, na bëjnë të mendojmë: Sa mirë që të gjitha sekretet e natyrës janë zbuluar nga shkenca!

**************
Vaji i arrave të kokosit
Vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen.

Vetitë kuruese të hudhrës
Thelpinjtë e hudhrës përmbajnë fitoncide që përbëhen nga vajrat eterikë dhe derivatet e sulfuruara (si alicinë, alininë etj.), të cilat kanë veti të vrasin mikrobet ose të ndalojnë zhvillimin e tyre; në sasi të vogla, hudhra përmban edhe acid nikotinik, vitaminë A, B, C, biotinë, sheqerna, mucilagje, pektina, proteina, yndyra, enzime të ndryshme, si dhe lëndë radioaktive dhe jod. Hudhra gjen një përdorim të gjerë në sëmundjet e aparatit tretës (stomak-zorrë); ajo qetëson spazmat (ngërçet) e zorrëve, dezinfekton aparatin tretës dhe vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike që sjellin çrregullime në veprimtarinë e aparatit tretës. Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse dhe shton prodhimin e tëmthit. Përdoret kundër parazitëve të zorrëve (kundër oksiureve); ndihmon në zhdukjen e gazeve. Në sajë të jodit që përmban, hudhra përdoret për uljen e tensionit (të ngritur të gjakut), kundër sklerozës (dëmtim të artereve të mëdha e mesatare që karakterizohet nga grumbullimi i kolesterolit dhe materialit lipoid në shtresën e brendshme të tyre); përdoret edhe kundër shtrëngimeve të zemrës. Hudhra përdoret edhe në sëmundje të aparatit të frymëmarrjes. Vajrat eterikë, duke u eliminuar nëpërmjet frymëmarrjes, nga njëra anë vrasin mikroorganizmat që ndodhen në rrugët përkatëse dhe, nga ana tjetër, ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës. Në sajë të antibiotikëve që përmban, hudhra përdoret edhe për parandalimin e infeksionit dhe për mjekimin e plagëve të infektuara.

Vaji i sherbelës
Sherbela rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota, nga zona e ulët e deri në atë sub-alpine. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial 2 për qind, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Vaji esencial përbëhet nga 40-47 për qind tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Në gjethe janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C, lënda e hidhur e quajtur pikrosalvinë, fitoncide me veti baktericide, enzimë. Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet, përdoret si mjet për pakësimin e djersës. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët një deri tre gram në ditë, në formë infuzi katër lugë kafeje. Ndërsa çaji i përftuar nga zierja e bimës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër djersitjes gjatë natës. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherbelës mjekësore mund të përfitohet para lulëzimit të saj.

Vaji i farës së zezë
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur: Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm; pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç”duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale; pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut; ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve. Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t”i marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.
Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

Kamomili
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve, te kokëdhembjet, për qetësim, për fshikëzën e urinës, zorrë, stomak, kundër rërës në mëlçinë e zezë, te urinimet me vështirësi, çrregullimet e menstruacioneve, si mjet kundër qelbëzimeve.

Luleshtrydhja
Është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar për pankreas,aperient i butë, etj.

Rolin i acideve yndyrore në organizëm
Në 15 vitet e fundit janë bërë ndryshime në tipat e yndyrës që ne konsumojmë në vendet e zhvilluara. Në veçanti, marrjet tona në ushqime të acideve Omega-6 (drithëra dhe luledielli) dhe i acideve trans-yndyrore (ushqime të skuqura dhe margarinë) janë rritur, ndërsa marrjet tona të yndyrave (gjalpë) dhe të acideve yndyrore Omega-3 (salmon dhe sardele) janë ulur. Ky ndryshim në konsumin e acideve yndyrore mund të luajë një rol në zhvillimin e alergjive te fëmijët dhe në rritjen e rrezikut për astmë. Prandaj, marrja e acideve yndyrore Omega-6 dhe trans-yndyrore duhet të jetë në minimum. Acidet yndyrore Omega-3 janë të përfshirë në uljen e sintezës së leukotrieneve, në frenimin e sintezës së prostaglandinave E2 dhe rregullimin e rritjes së qelizave malinje. Acidet yndyrore Omega-3 mund të gjenden në vajin e peshkut, peshkun dhe frutat e detit, sojën, vajin e farave të lirit dhe zarzavatet me gjethe. Nuk ka aq shumë rëndësi sasia e acideve yndyrore omega-3 se sa raporti i acideve yndyrore Omega-6 me Omega-3. Acidet yndyrore Omega-6 gjenden në vajin vegjetal, margarinën, majonezë dhe ushqimet e përpunuara me vaj. Ne duhet të ushqehemi 4 deri 10 herë më shumë me acide yndyrore Omega-3 në krahasim më acidët yndyrorë Omega-6.

****************
Si mund të përgatisim vetë vajrat e bukurisë
Natën këshillohet të përdoren kremra ushqyes, ndërsa ditën këshillohet të përdoren vajrat e bukurisë, në vend të kremit të ditës. Vajrat bëhen shumë shpejt gati. Ato përgatiten nga përzierja e 10 ml vaj suporti, 3 pika vaj esencial, 1 kapsule vit E (ose pak vaj gruri). Vaji i rizgjon poret e lëkurës, e ndriçon atë dhe nëse përdoret në masën e duhur nuk e yndyros lëkurën, por thjesht e ushqen.
Vaji i mentës për depilim: Vaji i mentes është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll porën e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë (qimja del drejt).
Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentës jep freski dhe kënaqësi. Vaji i mentës mund të përdoret për t’u pirë nga goja kur keni probleme me fytin, me erën e padurueshme të gojës, për kujdesie të dhëmbëve ose zgavrës së gojës ose mund ta përzieni me ujë për shpëlarje të gojës me gargarë. Është dhe një antimikrob shumë i mirë. Vaji i mentës është shumë i mirë të përdoret për fërkim kur keni probleme me venat, por ai mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbët të freskëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here