Surja më e madhe e Kuranit ?

0
229

Mirësitë e El-Fatihas

Transmeton Imam Ahmed Ibn Hambeli në Musnedin e tij se Ebu Seid bin Mua’lla ka thënë:

“Isha duke u falur, kur më thirri Profeti, kështu që nuk iu përgjigja, derisa e mbarova namazin. Më pas, iu afrova atij dhe ai më tha:’Ç’të pengoi ty të vije?

A nuk ka thënë Allahu:

(ﻳﺄَﻳﱡﻬَﺎ ﺍﻟﱠﺬِﻳﻦَ ءَﺍﻣَﻨُﻮﺍْ ﺍﺳْﺘَﺠِﻴﺒُﻮﺍْ ﻟِﻠﱠﻪِ ﻭَﻟِﻠﺮﱠﺳُﻮﻝِ ﺇِﺫَﺍ ﺩَﻋَﺎﻛُﻢْ ﻟِﻤَﺎ ﻳُﺤْﻴِﻴﻜُﻢْ)

“O ju që keni besuar! Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit të Tij kur ai u thërret tek ajo që u jep jetë“.

Pastaj tha:

«ﻟَﺄُﻋَﻠﱢﻢَﻧﱠﻚَ ﺃَﻋْﻈَﻢَ ﺳُﻮﺭَﺓٍ ﻓِﻲ ﺍﻟْﻘُﺮْﺁﻥِ ﻗَﺒْﻞَ ﺃَﻥْ ﺗَﺨْﺮُﺝَ ﻣِﻦَ ﺍﻟْﻤَﺴْﺠِﺪِ»
“Para se të largohesh nga kjo xhami, unë do të të mësoj suren më të vlefshme në Kur’an”. Ai më mbante dorën dhe, kur po bëhej gati të largohej nga xhamia, i thash:“O I Dërguar i Allahut, ju thatë se do të më mësoni suren më të madhe nga Kur’ani”. “Po”, tha ai.

﴿ﺍﻟْﺤَﻤْﺪُ ﻟﻠﱠﻪِ ﺭَﺏﱢ ﺍﻟْﻌَـﻠَﻤِﻴﻦَ ﴾

Elhamdu lilahi Rabbil-`Alamin

«ﻧَﻌَﻢْ ﻫِﻲَ ﺍﻟﺴﱠﺒْﻊُ ﺍﻟْﻤَﺜَﺎﻧِﻲ ﻭَﺍﻟْﻘُﺮْﺁﻥُ ﺍﻟْﻌَﻈِﻴﻢُ ﺍﻟﱠﺬِﻱ ﺃُﻭﺗِﻴﺘُﻪُ»

“Ajo është shtatëshja që përsëritet dhe Kur’ani i Lavdishëm që më është dhënë mua.”

Këtë hadith e transmetojnë edhe Buhariu, Ebu Davudi, En Nesai dhe Ibn Maxhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here