STOP HARAMIT

0
226

Nuk do të thotë pse janë musliman, që këto foto janë të lejuara !

Motra të dashura.. nuk besoj që një nga ju nuk keni hasur në kësi lloj foto në facebook !
Mirëpo a keni menduar a janë të lejuara ti shikojmë apo jo ??!!!

Apo ndoshta nuk është dukur “jashta normave” mbasi tani çdo kund i shohim dhe të gjithë po iu bëjnë “like” që do të thotë se nuk ka ndonjë pengese kjo gjë… apo “statusi” i fotos ishte pëlqyes..

Por, në realitet një gjë e tillë është me të vërtetë e ndaluar ! HARAM !!

•1• Në Islam dashuria e burrit ndaj gruas dhe anasjelltas është gjë shumë private ! Ajo nuk duhet të shfaqet në publik as “rastësisht” e aq më pak të dalim publikisht, e edhe më rënd : të dalim në foto e të i bëjmë publike kudoqoftë !
Dhe të gjithë ti shiqojnë “admirueshëm” çiftin se siç duhen duke u shtrënguar, prekur, puthur, qeshur, etj !

•2• Veshja e tyre është shumë e ngushtë, me ngjyrë tërheqëse, dhe kësi lloji nuk pëlqehet as para femrave pabesimtare, lerë në publik edhe meshkujt !

•3• Veshja e tyre zbulon trupin e tyre si nga ngushtësia poashtu edhe nga shkurtësia !
Shumë nga fustanët e tyre janë të shkurtë dhe nuk kanë kujdes se po duket pak mbi shuplakën e dorës, apo edhe deri tek brryli…

Shumë prej tyre janë të mbështjellura përmbi me material aq të hollë (të tejdukshëm) që duket komplet dora apo qafa e tyre !

•4• Përveç këtyre vërejtjeve, kemi edhe ato që janë ende më të rënda : përulja, gjunjëzimi përballë një krijese !

Këtë gjest e bëjnë ata nga përngjasimi me jobesimtarët, të cilët iu gjunjëzohen grave të tyre në formë “respekti”,”lutje”, etj.
Po çka na thotë Islami për këtë ?

•5• Dëgjoni të gjitha argumentet : ••

Allahu në Kur’an thotë : “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre”(Nur : 30) “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre”. (Nur : 31)

“Kushdo që vishet për t’u dalluar dhe për t’u bërë i famshëm në këtë botë, Allahu do ta veshë atë me veshje të poshtërimit në Ditën e Ringjalljes, pastaj do të digjet”.
(Transmeton Ebu Dawudi dhe Ibn Maxheh)

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Zinaja e syve është shikimi (i gjërave të ndaluara )”.

Dhe në fund për mos përputhjet me Islamin dhe haramet e mëdha : përngjasimi në përkulje :

( مَنْ تَشَبَّهَ بِقَوْمٍ فَهُوَ مِنْهُمْ )
“Kush i përngjan një populli atëherë ai është prej tyre.”
(Transmeton Ebu Davudi)

“(…) Mos i bëni sexhde as diellit, as hënes! Bëni sexhde vetëm Allahut, i cili krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!”
(Fussilet : 37)

Transmetohet se Muadh ibn Xhebeli (Allahu qofë I kënaqur me të), kur u kthye nga Shami, bëri sexhde për Pejgamberin (salallahu aleihi we selem) dhe ai i tha:
“Çfarë është kjo, o Muadh?”
Ai tha: “O i dërguari i Allahut! Unë i pashë njerëzit në Sham duke i bërë sexhde njerëzve me pozitë dhe njerëzve të denjë në luftë. Thoshin se e kishin marrë këtë gjë nga pejgamberët e tyre.”
Ai (salallahu aleihi we selem) tha:
“Kanë gënjyer, o Muadh! Nëse unë do të urdhëroja dikë për t’i bërë sexhde dikujt, do të urdhëroja gruan t’i bëjë sexhde burrit të saj, për shkak të së drejtës që ka ndaj saj. O Muadh! Nëse ndodh që të kalosh tek varri im, a do bësh sexhde?” Tha:”Jo!”
Ai (salallahu aleihi we selem) tha: “Mos e bëj një gjë të tillë.”

Në Sahih transmetohet prej hadithit të Xhabirit se pejgamberi (salallahu aleihi we selem) u fal ulur për shkak të një sëmundjeje, ndërkohë që shokët e tij u falën në këmbë. Ai i urdhëroi që të ulen dhe u tha: “Mos më madhëroni mua siç madhërojnë të huajt njëri-tjetrin.”
__

Faqe dhe foto “islame” por.. sa janë në përputhje me Islamin ???
Ato vetëmse janë duke vepruar të kundërtën që thotë Allahu dhe i Dërguari i Tij (salallahu aleihi we selem).
Në këtë lloj të përdorimit të facebook-ut apo çfarëdo rrjeti tjetër është Haram!

Këto foto nuk i shohim vetëm ne motrat por edhe vëllezërit….. Paramendone haramin dhe ngarkesën që iu bëhet publikuesëve …?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here