Skuqja e syve,ja cfare e shkakton

0
276

Dr. Orjada Agalliu, mjeke okuliste pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.1, Tiranë

Kruarja, skuqja dhe lotimi i syve janë problematika të përgjithshme, por që hasen shpesh në okulistikë. Në rastin e sindromës “syri i kuq” është një problematikë që ndodh për shumë shkaqe, por le t’i përmendim me radhë. Një shkak mund të jetë “trikiaziz”, ose e thënë ndryshe kthimi i qerpikëve nga ana e brendshme në drejtim të kundërt. Kjo shkakton gërvishtje të syrit, lotim, djegje dhe turbullim të shikimit.

Një tjetër arsye mund të jetë sindromi që e lë qëpallën e syrit të hapur edhe gjatë kohës që në flemë, duke shkaktuar thatësirë korneale.

Logoftalmus (Lagophthalmos) është një tjetër shkak. Këta pacientë vuajnë shpesh nga sindromi i syrit të thatë, pasi dy muskujt kryesorë, përgjegjës për lëvizjen e qepallave dhe ngritjen e vetullave, pësojnë paralizë.

Entropian është një tjetër shkak, ku qepalla e syrit kthehet nga brenda. Kjo gjendje bën që qerpikët të fërkohen vazhdimisht në korne duke shkaktuar irritimin e saj. Prek kryesisht moshën mbi 60 vjeç dhe në të shumtën e rasteve shkaqet janë gjenetike.

Blefaritet janë infeksionet e rrënjës së qerpikut që ndryshe njihet edhe si pjesë e rrjebullës ose dermatit atopik. Shoqërohet me rinit e atsmë. Përgjithësisht pacientë të tillë kanë skuqje, lotim dhe irritim të vazhdueshëm, por që zgjidhet duke u kujdesur pak më tepër për higjienën, duke e bërë tualetin e syve lokalisht ose duke përdorur peceta blefarete.

Konjuktiviti (infeksione të ndryshme) që mund jenë me natyrë alergjike ose jo. Për shembull, nga solucionet larëse, medikamentoze, toksike. Madje edhe vetë medikamentet që ne i përdorim shpeshherë në sy pa rekomandimin e mjekut, mund të bëhen shkak për këto irritime, kryesisht postaglandinët ose shishet e medikamentve që janë toksike.

Hemorragjia subkonjuktivale që është një skuqje e frikshme e syrit për shkak të tensionit të lartë. Kjo jep një çarje të enëve të gjakut e për për rrjedhojë syri skuqet. Por mund të jetë edhe një infeksion i xhamit të syrit apo në rastin më të rëndë një problem tumoral (neoplazia e konjuktivës).

Tjetër mund të jetë për shkaqe korneale/abrazioni kur padashur ne gërvishtim syrin me diçka, ku në rastet më të shpeshta “shkaktarë” janë thonjtë.

Pluhurat, gjenetika, lentet e kontaktit apo rrezet ultravjollcë që përgjithësisht shkaktojnë djegje të xhamit ose irritim kur rrimë për një kohë të gjatë pa syze në diell ose dëborë.

Glaukoma (tensioni i syrit) është një tjetër shkak dhe zakonisht shoqërohet me skuqje, lotim, dhimbje koke (zakonisht gjysma), të vjellja dhe ulje të shikimit pasi dëmtohet nervi optik dhe rritet presioni i brendshëm i syrit.

Çfarë duhet të bëjë pacienti nëse paraqet një nga këto simptoma?

Duhet patjetër të konsultohet me mjekun specialist për të vendosur nëse kemi të bëjmë me një shkak okular, është një infeksion, ka lidhje me strukturën anatomike apo është thjesht një alergji. Pra, duhet të gjejmë shkakun se nga vjen, për të vendosur më pas dhe mjekimin e përshtatshëm.

Sa e rrezikshme mund të jetë skuqja e syve në okulistikë?

Çdo patologji që ka të bëjë me syrin dhe nuk kurohet, paraqet rrezikshmëri. Patologji si: endoflamitet dhe glukoma nëse nuk kurohen, mund të çojnë dhe në humbje të shikimit apo transplant të kornesë.

Për shembull në rastin e glukomës edhe nëse trajtohet patologjia, ruajtja e shikimit është shumë e vështirë. Prandaj specialistët e okulistikës këshillojnë vazhdimisht që çdo shqetësim që paraqitet në sy, sado i vogël, të mos anashkalohet./ shendeti.com.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here